Këngëtarja me famë botërore Miley Cyrus kishte mbërritur në një pikë të jetës saqë kishte menduar se i duhej një partner për të mbijetuar.
Cyrus ka rrëfyer para fansave gjatë performancës së këngës “Maybe” të Janis Joplin, në festivalin BottleRock, në Kaliforni se: “Kjo këngë, për mua, lidhet me ndryshimet që kam përjetuar në jetën time dhe gjërat që kam humbur janë kthyer përsëri”.
“Edhe pse ndonjëherë ndihemi sikur duhet të fillojmë nga asgjëja, si me zjarrin e shtëpisë dhe të rindërtojmë plotësisht … Ai zjarr ishte gati tre vjet më parë dhe unë po ndihem sikur po filloj të gjej stabilitetin tim tani. Dhe kështu dua që të gjithë të jenë të durueshëm asgjë nuk ndodh brenda natës, kërkon shumë përpjekje dhe elasticitet”, ka deklaruar artistja.
Këngëtarja shtoi gjithashtu se: “Unë kisha një teori që do të vdisja nëse nuk do të kisha një partner. Nëse nuk do të kisha dikë që të më puthte çdo natë. Por, atëherë ky ishte qëllimi im, por ky u largua nga unë gjatë COVID -it, kështu që atëherë gjeta një qëllim të ri dhe kjo ësht muzika që është ngjitësi gjatë dy viteve të fundit dhe ishte ajo që na mbante të fortë në atë kohë”.
Nuk ka gje me te bukur se njerzit te shprehin hapur ato qe i bejne
te trishtohen por
edhe te lumtur ne jete .
Per koicidence Maybe eshte nji nder kenget me te preferuara per mua te Janis Joplin(+ 27)
Muzika eshte me shume se nji tingull relaksues ,
me shume se nji terapi jete ,
me shume se nji pentagram me Celsin Sol { ?}? i cili perbehet nga ato nota e ai ritem Muzikore ,
muzika eshte perkedhelja me e embel qe na rregullon neve ate ritem te brendshem
te shpirtit tone .
Degjoni muzike pafund ,eshte Codi qe ju hap dyert e Lumturise .
Besojeni nqs guxoni …?
Ne valen e ketyre postime te sinqerta dhe shpirterore, desha te theksoj qe ne themel te magjise dhe fuqise se muzikes jane frekuenca dhe harmonia. Muzika e mire i pershtat ato me ate ritmin e brendshem dhe per me teper e ndikojn shpirtin per mire, “e perkedhel”.