Sali Berisha tha se ka disa vendim që njeriu nuk mund t’i marrë kurrë, pavarësisht presionit të madh. Sipas tij, njeriu jep 10 herë dorëheqjen para se të marrë një vendim të tillë.
“Ka vendime që njeriu nuk i merr kurrë, nuk pranon t’i marrë kurrë. Jep 10 herë dorëheqjen përpara se t’i marrë. Sot faktikisht, PD është shndërruar në një parti pa sovranitet, e cila dorëzohet e tëra lobimit korruptiv të Edi Ramës he Sorosit”, tha ai.
I pyetur përse duhet ta japë sot Basha dorëheqjen, kur nuk e ka dhënë dy herë të tjera kur ka humbur zgjedhjet dhe vetë Berisha i ka dalë në mbrojtje, Berisha tha:
“E para nuk janë të krahasueshme, sepse kemi të bëjmë me sovranitetin. Nëse një force politike ia caktojnë të tjerët idenë, deputetët, ajo forcë politike nuk meriton të ekzistojë. Ajo i duhet tjetër kujt, por jo vendit.”
Ah ma ne fund edhe vete Berisha e pranon se PDja eshte sot nje parti qe nuk duhet te existoje!
Pse e emerove kryetar partie? Per ta degjeneruar . Se keshtu i bie. Mohove S.Olldashin, mohove J.Topallin, mohove E.Selamin,etj elita ne PD.Duhet te kishe ikur i nderuar,jo te nxirrnin per leckash. Nderkohe i garantove edhe dy humbje rradhazi Bashes,,,, Keshtu e doje Bashen te humbur gjithmone? Pastaj eshte me e turpshme qe ai te jape doreheqjen, pasi do ta tregonte veten shum naiv, sic i thone nje fjale popullore,, mbaj vere e pi uje. Ti z.Berisha,pas 2013 punove vetem per shkaterrimin e Bashen dhe PD, nuk eshte Basha fajtori. E ke mbushur PD me kamikaze, jo elite. Nuk ecen keshtu Shqiperia pasi nuk ekzistojne opozitat dhe klasat e reja me fryme te re. Ti duhej t’ja hapje rrugen Bashes, t’ja lehtesoje punen,por jo ta mbysje. Nuk keni bere gje tjeter,vetem keni eleminuar PD dhe i keni bere demin me te madh populit shqiptar,pasi mungon kontrolli i opozites. Me kuhtohen ato skenat e filmave te komunizmit me balliste e legaliste,te perçare e perdale, qe pas 90 menduam se ka qene propagande komuniste.