FOTOT/ “Burgu i artë” i Cristiano Ronaldos: Do të paguaja për të rifituar privatësinë, ndihem sikur jam në kafaz

9 Shtator 2021, 12:43Lifestyle TEMA
FOTOT/ “Burgu i artë” i Cristiano Ronaldos: Do të paguaja

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Daily Mail”, pas kthimit të tij te Manchester United, Cristiano Ronaldo ka folur për privatësinë e tij, për të cilën shprehet se nëse do të ishte e mundur do të paguante për ta rifituar.

“Privatësia për mua është zhdukur. Nëse do të ishte e mundur, do të paguaja për ta rifituar atë. Njerëzit thonë: Por ti je i pasur. Ke para, makina të shtrenjta e shtëpi, por kjo nuk është gjithçka. Më besoni, të qenit shumë i famshëm nuk është diçka e mirë. A e dini se sa herë kam shkuar në park me fëmijët e mi gjatë dy viteve të fundit? Asnjëherë.

Ky është çmimi i lartë që duhet të paguani kur jeni i famshëm. Nëse unë shkoj në park, papritur shumë njerëz do të më afroheshin. Fëmijët e mi do të bëheshin nervozë, e dashura ime po ashtu, por edhe unë. Nuk mund të shkoj në bar, pasi miqtë e mi nuk do të ndiheshin rehat. Ndihem sikur jam në kafaz. Por është shumë vonë për ta ndryshuar këtë.

Kur nis të bëhesh i famshëm, gjithçka duket e bukur. Ju jeni i famshëm, lojtar fantastik, shënoni gola, fitoni trofe, jeni në lajmet kryesore, por pas shumë vitesh e shikoni jetën në një mënyrë tjetër”.

2 komente në “FOTOT/ “Burgu i artë” i Cristiano Ronaldos: Do të paguaja për të rifituar privatësinë, ndihem sikur jam në kafaz”

  1. Suksese te metejshme says:

    Mir o bir por duart mbi kafaz I mban dhe mendjen te kafazi e ke e sjeton dote pa te

  2. Tironci says:

    Rrespekte Kristiano je me i miri dhe me i edukuari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje