Vajzat e mitura në Indi marshojnë nudo gjatë një riti fetar

8 Shtator 2021, 14:29Lifestyle TEMA
Vajzat e mitura në Indi marshojnë nudo gjatë një riti fetar

Publikimi i një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqen 6 vajza të mitura, të cilat sfilojnë nudo në një fshat në Indinë Qëndrore, gjatë një rituali për të nxituar reshjet e shiut ka ngjallur indinjatë të madhe.

Ceremonia ka ndodhur në një fshat të Shtetit të Madhya Pradesh, i cili është goditur nga thatësira.

Pamjet e ndara shumë në rrjetet sociale tregojnë vajzat e vogël që vizitojnë kasollet e fshatit, duke mbajtur në dorë shkopinj druri në të cilat janë varur disa bretkosa dhe ndiqen nga gra të cilat këndojnë himne.

Komisioni kombëtar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve i ka kërkuar policisë një raport për këtë incident, por policia e zonës është përgjigjur që nuk ka marrë asnjë denoncim dhe do të ndërhyjë vetëm nëse do të zbulojë që vajzat janë detyruar të marshojnë me dhunë.

Sipas drejtuesit të policisë, të gjithë prindërit e vajzave kanë dhënë konsensusin dhe kanë marrë pjesë edhe vetë në këtë rit.

‘Banorët e zonës besojnë që kjo është një mënyrë për të siguruar dashamirësinë e zotave’, ka thënë komisari, duke sqaruar: ’Në raste si ky, ne mund të shpjegojmë vetëm kotësinë e bestytnisë dhe të përpiqemi ta bëjmë të qartë se asgjë nuk arrihet me këto praktika” tha ai.

2 komente në “Vajzat e mitura në Indi marshojnë nudo gjatë një riti fetar”

  1. Neroni says:

    Nuk eshte rastesi qe qindra milione njerez ne Indi nuk kane energji elektrike ne shtepi, nuk kane tualet apo gatuajne me bajga lopesh.

  2. INDIA, vendi i Kamasutrës dhe vendi ku lopa është e shenjë ndërsa bajga e lopës quhet bekim, me atë edhe lyhen për tu mbrojtur nga COVIDI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje