FOTOT: Disa ditë përpara përballjes në gjykatë, Rihanna heq dorë nga padia e ngritur ndaj të atit! Pse mori këtë vendim ylli i popit

9 Shtator 2021, 18:04Lifestyle TEMA
FOTOT: Disa ditë përpara përballjes në gjykatë, Rihanna

Rihanna ka hequr dorë nga padia ndaj të atit, një javë përpara se të përballeshin në gjykatë.

Ylli i popit akuzoi babanë e saj, Ronald Fenty, se keqpërdori emrin e saj për të zgjeruar biznesin e tij.

Baba e bijë do takoheshin në gjyq më 22 shtator, por Rihanna hoqi dorë të martën nga padia.

Sipas disa mediave, këngëtarja dhe i ati, njëkohësisht partner në biznes, kanë arritur mosmarrëveshje jashtë dyerve të gjykatës.

Në padinë e ngritur dy vite më parë nga ylli botëror, emri i vërtetë i të cilës është Robyn Rihanna Fenty, thuhet: “Megjithëse ai është babai i Rihanna-s, nuk ka dhe s’ka pasur kurrë autoritet për të vepruar në emër të saj”.

Ajo pretendoi se në vitin 2017, babai i saj dhe një person tjetër, Moses Perkins, krijuan një kompani të quajtur Fenty Entertainment dhe pretendonte se ishte e lidhur me Rihanna-n.

BBC shkruan se deklarata e tyre ka mashtruar publikun si edhe ka dëmtuar markën e saj të kozmetikës “Fenty”.

“Kërkonin miliona dollarë nga palë të treta duke i thënë se ishin të autorizuar të vepronin në emër të Rihanna-s”- thuhet në padi.

1 komente në “FOTOT: Disa ditë përpara përballjes në gjykatë, Rihanna heq dorë nga padia e ngritur ndaj të atit! Pse mori këtë vendim ylli i popit”

  1. Oh sa e mir eshte .
    Ta hongsha manushaqen e bukur
    Zemer mira mbetet zemer mir lol
    deri ne fund .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje