FOTOT: Talebanët përdorën kamxhikë e shkopinj kundër grave që protestuan

9 Shtator 2021, 11:17Bota TEMA

Talebanët përdorën kamxhikë dhe shkopinj kundër një grupi grash që protestoi në Kabul të mërkurën pas prezantimit të qeverisë së re, të përbërë vetëm nga burrat.

Në pamjet e siguruara nga CNN, gratë dëgjohen duke brohoritur “Jetë të gjatë grave të Afganistanit”. Disa prej tyre mbajtën në duar parulla ku shkruhej “Asnjë qeveri s’mund ta mohojë praninë e grave” dhe “Do të këndoj vazhdimisht për lirinë”.

Mediat e huaja gjithashtu raportojnë se talebanët rrahën edhe disa gazetarë që po raportonin për protestën, sipas dëshmitarëve.

“Jemi mbledhur këtu për të protestuar kundër njoftimit për qeverinë e re, ku nuk ka përfaqësim të grave brenda qeverisë”, tha një grua që po merrte pjesë në protestën e së mërkurës.

Ajo tha se disa protestuese u goditën me kamxhikë. “Po na thonë që të shkojmë në shtëpi e ta njohim dhe ta pranojmë Emiratin. Pse duhet ta pranojmë Emiratin, kur nuk ka përfshirje ose të drejta për ne”, shtoi gruaja. Sipas saj, disa gazetarë që po raportonin për protestën janë arrestuar dhe bëri thirrje për lirimin e tyre.

1 komente në “FOTOT: Talebanët përdorën kamxhikë e shkopinj kundër grave që protestuan”

  1. ??? says:

    Zoti i madh shpetoje njerzimin nga koj idollogji islame se pse shume njerze po vuane në kët bote të tmerrshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje