Kërcënonin me sulme, policia italiane operacion ndaj lëvizjes “no vax”

9 Shtator 2021, 09:06Bota TEMA

Policia italiane organizoi një operacion të gjerë në disa qytete italiane dhe zhvilloi kontrolle në shumë ambiente që i përkisnin lëvizjes që kundërshton vaksinimin e qytetarëve kundër koronavirusit.

Sipas të dhënave, grupi dyshohet se kishte kërcënuar me sulme dhe dhunë në një “chat” në Telegram gjatë protestave kundër masave shtrënguese të qeverisë.

Hetimet janë koordinuar nga prokuroria e Milanos dhe u zbatuan nga “Digos” dhe policia.

Kontrolle të imtësishme ka pasur në Milano, Bergamo, Roma, Venezia, Padova e Reggio Emilia ku janë sekuestruar kompjuterë, celularë dhe tableta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje