REPLIKAT/ Fatbardh Kadilli përplaset me Berishën: Kështu do të ndodhte, kur s’e hape gojën asnjëherë. Je viktimë e asaj që krijove në PD

9 Shtator 2021, 22:25Politika TEMA

Ish-kandidati për kryetar të PD-së Fatbardh Kadilli, gjatë një debati televiziv i tha ish-kryeministrit Berisha se ishte viktimë e modelit që kishte krijuar për 30 vjet me radhë.

Kadilli u shpreh se Berisha nuk ka folur pas dy humbjeve resht të Bashës, ndërsa ish-kryeministri iu përgjigj se e kishte thënë atë që duhet të thoshte me dhjetëra herë.

Ish-kryeministri Berisha foli sot në emisionin “Opinion”, pak orë pas vendimit të Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar demokrat.

BerishaCilat kanë qenë qëndrimet ndaj Bashës unë ua shpjegova…Kam mbajtur qëndrimet që më ka takuar të mbaj. Sa i përket dorëheqjeve, për mua ligji i artë është “po humbe zgjedhjet jep dorëheqjen”.

KadilliPor nuk e thatë asnjëherë z.Berisha kur humbi zgjedhjet. Më vjen keq që duhet të ndërhyj…

BerishaRealisht e kam thënë me dhjetëra herë.

KadilliTre muaj para zgjedhjeve e thatë, por më mbrapa jo. Sot jeni viktime e një skuthi i cili nuk pati kurajo të flasë kur duhet të fliste. Unë kam dashur që ju të iknit vetë. Kryetari i partisë nuk duhet të fliste sot në mesnatë por për dy muaj me radhë. 

Sovraniteti i një partie me gjithë respekti nuk është vetëm kur nënshtrohet para një presioni ndërkombëtar, por edhe kur e nënshtron partinë tënde. Kjo parti është shndërruar ndaj asaj që quhet kryetarokraci. Ju jeni viktima e modelit që keni krijuar për 30 vjet. Prodhuar një zgjatim përtac. 

Ju jeni viktima e tij siç jemi të gjithë bashkë. Ju nuk reaguar me të njëjtën forcë kur zgjedhjet prodhuan të njëjtin kryeministër, të njëjtin kryetari partie në opozitë. Premtimi i z.Berisha ishte që do të fliste kur të shihte humbjen e dyte rresht të njëjtin kryeministër dhe kryetar partie, dy herë rresht.

2 komente në “REPLIKAT/ Fatbardh Kadilli përplaset me Berishën: Kështu do të ndodhte, kur s’e hape gojën asnjëherë. Je viktimë e asaj që krijove në PD”

  1. Mira says:

    Z.Kadilli politikan karriere haha, si the kur prodhuar te njejtin Kryeministet nuk nderhyre z.Berisha? haha, po KM more karabush, e zgjedh partia qe fiton zgjedhjet jo ajo qe humbet dhe keq me vjen po ate karrige do ta fitoni kur te fitoni zgjedhjet po keshtu frikamane si jeni ju nuk i fitoni dot kurre. Reformohuni pastaj pa te shohim a ju jep populli voten.

  2. Ingrid Gjoni says:

    Të lumtë Kadilli, Po tregon intigritet, edhe pse me vonesë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje