Sazan Guri: Mos më ejani në shtëpi për vaksinim, se do ju pres me shotgun

9 Shtator 2021, 09:10Sociale TEMA

Ambientalisti Sazan Guri doli hapur kundër vaksinës anti-COVID. Guri deklaroi në emisionin “Bardh a Zi” në ABC se ai do të nxjerrë shotgun-in në rast se vijnë për të vaksinuar fëmijët dhe nipërit e tij.

Ai u shpreh se që prej fillimit të pandemisë, nuk ka mbajtur kurrë maskë si dhe nuk ka kryer tampon apo test serologjik duke theksuar se i beson imunitetit natyral.

“Unë do nxjerr shotgun nëse vijnë të vaksinojnë fëmijët dhe nipërit e mi. Po të vete te mjeku dhe të më thotë je me COVID, kurrë nuk bëj tampon.

Maskë jo, Serologjik jo. S’më ka gjetur asgjë. Nuk e bëj tamponin se futen nanogrimcat. Bota ka thënë që vaksina më e mirë është ajo natyrale”, u shpreh ai.

9 komente në “Sazan Guri: Mos më ejani në shtëpi për vaksinim, se do ju pres me shotgun”

  1. A mundesh ta pergenjeshtroshe? says:

    E pse merreni me te çmendurit? Kam vene re mediat i çfrytezojne keta debila per audience, por shoqeria njerezore e demtuar totalisht nga ekonomi e tregut (edhe audienca) eshte minuar ne jeten e saj me kete “teknollogji” qe te thote: ja ku ke plot, por te gjitha te çojne me shpejte ne grope. Duhet tu a beje te qarte ketyre njerzeve: Ne qoftese do te jetosh ne shoqeri, ka rregulla, ligje dhe privim te asaj qe do ti deri ne fund. Ne qoftese do liri te pa kufizuar, shko ne shkretetire apo xhungel dhe jeto dhe te shikosh do te lene kafshet e egra ne liri te plote?!

  2. Vjola says:

    Po që je i ……këtë e dinin që kur ke llapur për herë të parë . Eh tani Sta var . kush. Palaço burr .

  3. Vlora says:

    Sharlatanët nuk kanë brirë.

  4. Hajdari i Gjithologeve says:

    Ky laperi,qe i ka mbush mendjen vetes qe din c’do gje,eshte nje rrot hajdari qe se ka shokun,po kur behet dhe trim ky bolja dhe kercenon,ky te rrun Cakon,se jane nje prerje.Po kush e rrun per ty mor trap,ne shtepi ti shkofsh ne gop te Ps-se,po po te zune ne ambiente ku ndalohet me rregulla,do te bajn synet,he trim i xha Jahos

  5. Ne ka ne morine e shume e shume “intelektualeve” llapaqen te dy dekadeve te fundit, qe bie ne sy per gjithollog e sahanlepires te kujtedo, eshte Sazan Guri nder me tipiket, sepse i paguan ndonje “Babaxhan milioner…” te rrethit te Like Floririt apo Doctor Vdekjes, Projektet e “Medha” te zhvillimit te Shqiperise ekologjike dhe “mbi” Europiane sipas Zyres se Tij (Sazan Guri, Albania-CORPORATION-PROJECT… HaHaHa), Ky lloj Monstre qe fut hundet ku te mundet ne aktivitete dhe Media per ceshtje, qe ska asnje lidhje me Diplomen e tij Universitare dhe punet qe ka bere ne profesionin baze, duke na u shitur dhe Prof…, eshte nje shembelltyre e keqe e kohes, ku me se fundi po ben dhe Shkencetarin e Vaksinave dhe Viruseve. O Zot; deri kur do pjelli toka Shqiptare kesisoj Monstrash si Sazan Guri, Sali Berisha, Ilir Meta dhe 99% e te gjitheve atyre qe dalin neper ekrane TV dhe Portale, qe po me kete perqindje (99%) jane gjithologe te sahalepirjes ndaj 2 Shefave te Mafias shqiptare dhe Partive te tyre, PD+LSI…

  6. ?????? says:

    Turp te kesh o zazan …Shqiptare beni vaksinen se ju shpeto jeten .se mua me vdiq vllaj prej ketij virusi te poshter

  7. tironsi says:

    O budalla do arrestohesh per arme mbajtje pa leje.Policia duhet te veproje dhe ta therras te derzoje shotganin ose kontroll banese se informacionin e ka dhene vete budallai zazan.

  8. . says:

    Sazan Guri nuk do te vaksinohet kjo eshte puna e ti jeta e tij, ju or gomare shqiptare do ti tregoni sazan Gurit se si duhet ai te jetoje kjo bindje eshte e tij. mjerane idiota qe duhet te jepni mendime si te mencur. Ai ndofta rrezikon jeten e tij por eshte me i mencur se shume shqiptare intelektuale ne vend , nuk flas per ju qe jeni morrat dhe plehrat e nje shteti qe merreni me jeten e nje njeriut qe i takon vetem atij te zgjedhi rregullat e disiplines se tij. Vetem idiotat dhe debilat merren me ceshtje te kota qe nuk kane lidhje me demet qe i shkakton politika jetes se shqiptarve.

  9. gjergji says:

    Perfaqesuesi me ideal i te arsimuarve me arsim te larte e titull shkencor “profesor” pas 1991.E shkreta Shqiperi.Me kto lloj profesoresh shqiperia ne mendyre absolute eshte ne vend te pare per numrin e gradave shkencore natyrisht te titujve shkencor llogaritur per 100.000 banor,bile me diference te madhe me te gjithe shtetet e botes super te zhvilluar,ani pse jemi vendi me injorant e ma i pashkolluar ne Europe.
    Pe kto lloj sharlatanesh te rrezikeshem per njerezimin eshte i domosdoshem buuuurgu.Sa ma pare aq ma mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje