FOTOT: Historia emocionuese e moderatores shqiptare, që u martua me invalidin e luftës

13 Shtator 2021, 11:33Lifestyle TEMA
FOTOT: Historia emocionuese e moderatores shqiptare, që u martua me

Alketa Gashi është një nga gazetaret dhe moderatoret më të dashura në Kosovë. Alketa përpos televizionit, është edhe pjesë e botës së letërsisë dhe një shkrimtare e suksesshme, e ka botuar disa libra.

Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në “Shqipëria Live” ku foli për karrierën, familjen, dhe për shumë gjëra interesante.

Ajo që mori vëmendjen e të gjithve ishte historia e saj e dashurisë me bashkëshortin, i cili quhet Faik Fazliut, ish-kryetari i OVL e UÇK-së.

Historia e tyre është tejet e veçantë pasi Faiku ka mbetur invalid nga lufta e Kosovës por kjo nuk e pengoi aspak t’i vidhte zemrën Alketës. Duke folur për historinë e tyre, gazetarja rrëfeu:

“Më tha që unë jam ky. Dhe i thashë: “Pikërisht pse je ky dhe ke bërë diçka për lirinë e Kosovës që e kemi pritur me shekuj, unë jo vetëm e përqafoj këtë por jam pjesë e kësaj krenarie dhe dua të jem përjetësisht pjesë e asaj krenarie.’”

E pyetur nëse ka qenë ndonjëherë në mëdyshje, moderatorja u përgjigj:

“Në momentin që e kam parë jo vetëm mëdyshje s’kisha por u shtua edhe dashuria nga ana ime. Jam tip i ndjeshëm shumë si natyrë dhe njerëzit që kanë sakrifikuar për mua janë elitarë.

Njerëzit që kanë bërë diçka për atë vend të vuajtur për shekull ua ngrejmë kapelen dhe u gjunjëzohemi.

Kjo kategori e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe asaj lufte të mjerë që është bërë që tashmë duan ta njollosin, për mua është e shenjtë. Është vlera më sublime që ka patur Kosova”.- përfundoi Alketa.

6 komente në “FOTOT: Historia emocionuese e moderatores shqiptare, që u martua me invalidin e luftës”

  1. loni pe betoni says:

    zonje grua. Te rralla si kjo.
    Ne keto kohe ku kurveria e degjenerimi shitet si trend e normale, duhet ta quash veten me fat qe mund te gjesh nje te tille si kjo zonja per te kaluat jeten.

  2. Taras Bulba says:

    Bravo nje zonje e nderuar ,per vec dashurise per ate invalid,kjo edhte zgjedhja e saj nuk mund me nderhy ,me beri shume pershtypje thenia e kesaj zonje per trimat e UCK ,eshte nga te rradhet ne Kosove qe sot mbrojne luftetaret e clirimit te Kosoves ,shume anti UCK po dalin sot ne Kosove ,duke filluar me Osmanin ,Kurtin e gjithe V V ,turp dhe kur mos pafshit hajer ne familjet tuaja or tradhetare

  3. Nik says:

    Te kene jete te lumtur! Besoj se zonjusha apo tash zonja eshte lidhur apo fejuar me nje invalid te UCK. Shume mire, çeshtje personale e tyre. Besoj se zonja nuk e ka bere per bamiresi apo interes por per dashuri te vertete. Pikerisht marketingu i kesaj lidhje me duket si interes. Nuk mund te behet heroine dikush edhe pse lidhet apo martohet me nje invalid lufte apo dhe hero. Prandaj paraqitje te tilla nga vete zonja apo te tjere nuk kane kuptim.

  4. TJETRI says:

    Respekt per ju Zonje. te uroj jete te lumtur bashke me bashkeshortin dhe familjen tuaj.

  5. kodrasadikit says:

    Hajde ,hajde mori vashe po vjen puna gjith tu trashe !! Invalid lufte !!!!

  6. kaniku says:

    Ilir SHaqiri-vllazrit Fazliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje