VIDEO/ Dëshironi të jetoni 1 vit në Mars? NASA kërkon katër vullnetarë

13 Shtator 2021, 14:26Bota TEMA

NASA po kërkon vullnetarë për të praktikuar jetën në Mars. Katër persona do të kalojnë një vit duke jetuar në modulin 3D.

Në këtë mënyrë stimulohen kushtet e jetesës në Mars dhe përgatiten vullnetarët.  Objekti i improvizuar ndodhet në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA -s në Houston, Texas dhe është më i vogël se një fushë tenisi.

Ekuipazhi do të përballen me rrethana që ndodhin në Mars. Këtu përfshihen  vonesat e komunikimit të burimeve limite dhe dështimet e pajisjeve. Ata gjithashtu do të kryejnë shëtitje të simuluara në hapësirë dhe do të kryejnë kërkime shkencore.

NASA thotë se ky do të jetë një mision “fizikisht dhe mendërisht i kërkuar”. Dhe kërkesat e tij të aplikimit janë njësoj kërkuese.

Për të marrë pjesë, duhet të jeni 30-55 vjeç, me diplomë Master në një lëndë STEM. Aplikantët gjithashtu, duhet të kenë regjistruar një përvojë “2 vjeçare” profesionale në zonën e tyre ose  1.000 orë si pilot i avioni.

NASA thotë se hulumtimi i saj do të ndihmojë në përgatitjen e rrugës për misionin njerëzor në Mars. Ky mision mund të nisë diku në vitin 2030.(abcnews)

 

 

A post shared by World Economic Forum (@worldeconomicforum)

 

1 komente në “VIDEO/ Dëshironi të jetoni 1 vit në Mars? NASA kërkon katër vullnetarë”

  1. Laku says:

    CONI XHO BIDEN DHE USA QE TI NDERROJE PAMPERSAT SE E BEN ME QEF LEGENI PO I THA PARTIA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje