“Ballkani i Hapur”, Rama kritikon Kosovën: Është e pabesueshme që nuk e shfrytëzon këtë mundësi, rrini bëni teori konspiracioni

14 Shtator 2021, 15:34Politika TEMA
“Ballkani i Hapur”, Rama kritikon Kosovën: Është e

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me kancelaren gjermani, Angela Merkel  kritikoi edhe një herë Kosovën për faktin se nuk përfshihet në nismën “Ballkani i Hapur”.

Rama theksoi se Kosova duhet ta shfrytëzojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mos bëhet pjesë e konspiracioneve.

“Nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve, sepse kishte paragjykimin që nëse ne fusnim lëvizjen e lirë të njerëzve si një nga elementët, atëherë lëvizje e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte e garantuar. Dhe faktikisht sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet, por rri dhe bën teori konspiracioni për Open Balkan. Kaq e thjeshtë është”, u shpreh kryeministri.

 

2 komente në ““Ballkani i Hapur”, Rama kritikon Kosovën: Është e pabesueshme që nuk e shfrytëzon këtë mundësi, rrini bëni teori konspiracioni”

  1. Eri says:

    Ashtu eshte, shume keq qe Kurti nuk pranon planet e thurrura nga Soros 20 vjete me pare…

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Le te vazhdoj me teorite e konspiracjonit te shekullit te 19-te.. I mjafton cfare I eshte dhene..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje