Manchester Unitred nuk ka arritur ta nisë mbarë aventurën e këtij sezoni në Champions League, Djemtë e Solskjaer u mundën 2-1 në Zvicër nga Young Boys, që dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes.
Ronaldo shënoi në minutën e 13 dhe krijoi idenë se gjithçka do ishte e lehtë, por rezultoi ndryshe. Në të 35-tën mbrojtësi Wan Bissaka u ndëshkua me karton të kuq dhe komplikoi gjithçka.
Young Boys pas këtij episodi diktoi lojën dhe provoi dhjetëra herë drejt portës së United. Në minutën e 66-të erdhi edhe goditja në shenjë.
Ngamaleu tundi rrjetën e “Djajve” dhe i dha akoma më shumë zemër ekipit për të tentuar përmbysjen.Dhe në fund ia arriti, zviceranët shënuan në sekondat e fundit të ndeshjes dhe morën rezultat historik ndaj gjigantëve anglezë.
As Sevilla nuk e kishte të lehtë ndaj Salzburg, që sot i dhuroi spanjollëve barazimin 1-1. Penalltitë ishin kryefjala e kësaj ndeshje. Në të 13-tën Adeyemi gaboi nga pika e bardhë për austriakët.
Më pas në të 21-tën Susic shënoi me penallti dhe kaloi Salzburg në avantazh. I njëjti protagonist gaboi 16 minuta më pas për të shënuar të dytin. Pas kësaj Sevilla fitoi penallti me En-Nesyiri dhe Ivan Rakitic e shndërroi në gol.
En- Nesyiri u ndëshkua me të kuq në minutën e 50 dhe la Sevillan me një lojtar më pak, por andaluzët arritën ta ruajnë barazimin dhe të marrin një pikë.
Jeni te sigurte qe nuk Manchesteri nuk ka luajtur me ekip afrikan?
Shikoni foton
O Pilo te drejte ke vella, po te te rrahi edhe fisi gulu bulu boli bu Mancesterin, sikur nuk shkon do thuac ti.