Ka ndërruar jetë nga Covid 19 fizioterapisti i Kombëtares shqiptare, Ylli Mihali.
Prej disa ditësh, ai ndodhej në intubim në gjendje kritike si pasojë e komplikacioneve.
Mihali ishte në moshën 55 vjeçare, nuk kishte sëmundje shoqëruese dhe miqtë e tij thanë se ishte dhe i vaksinuar.
Disa ditë më parë, lojtarët e kombëtares i dedikuan një mesazh lutjeje dhe mbështetje për të.
Siç mësohet, shëndeti e Ylli Mihalit është rënduar 24 orët e fundit, kur pati një shpresë se mund ta fitonte betejën me Covidin.
Siç bëjnë të ditur miqtë e shumtë që janë mbledhur menjëherë pranë banesës së tij, ai ka pasur një jetë të shëndetshme dhe mjaft sportive.
U prehte ne paqe
RIP! A dini cilën vaksinën kishte bere? Sa keq kur shikon dike te Ike ne mosh te re. Ngushellime familjes.
Ngushellime familjes dhe te afermve. U prehte ne paqe !??⚽️??
U prehte ne paqe.
Zoti qofte me te dhe i dhente force familjes dhe miqeve.
Ishte i vaksinuar me te 2 dozat Pfizer.
Me shume gjasa jeten ja ka marr vaksina.