VIDEO: Nedim Bajrami shënon golin e parë në Serinë A, Empoli mposhtet në shtëpi

11 Shtator 2021, 17:07Sport TEMA

Empoli është mposhtur ditën e sotme 1-2 nga Venezia në shtëpi. Një ndeshje për t’u harruar për Empolin që pasi fitoi ndaj Juventusit një javë më parë, sot e pëson nga Venezia.

Miqtë shënuan dy herë me Henry dhe Okereke, ndërsa për vendasit shënoi Bajrami.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare goditi saktë nga penallti duke ngushtuar për momentin rezultatin, por që nuk mjaftoi për të evituar humbjen.

Ky ishte goli i parë për Bajramin që e bën sefte në Serie A pas vetëm 3 javësh.

Nedim Bajrami (Empoli) with a Penalty Goal vs. Venezia, 09/11/2021 pic.twitter.com/H4xSXx9kvB

— Idan Elram (@IdanElram) September 11, 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje