Armando Duka ia jep zyrtarisht kompanisë së internetit të Koço Kokëdhimës emrin e Superiores

10 Shtator 2021, 14:03Sport TEMA

Kategoria Superiore ku militojnë ekipet më të mira të futbollit shqiptar, nga sot do të ketë një emër kompanie interneti me plot dritë-hije, “Abissnet”.

Kjo kompani është në pronësi të Koço Kokëdhimës, i cili është president i Apolonisë dhe kemi të bëjmë me një konflikt të pastër intresi.

Nga Kategoria Superiore, tashme kjo kateogri do marrë një emër qesharak “Abissnet Superiore” për tre vitet e ardhshme.

Përfitimet e klubeve janë po ashtu qesharake, pasi dhe pse po shitet me shifrën e “bujshme”  54 Milionë lekë të rinj, faktikisht kemi të bëjmë thjesht një spekullim të dyshes Armando Duka-Koço Kokëdhima.

Më poshtë po përcjellimit detajet nga shitja e emrit të Kategorisë Superiore që Armando Duka ia dhuroi Koço Kokëdhimës.

-Kontratë: 540 milionë lekë të vjetra për 3 vjet.

-Shpërndarja: 180 milionë lekë në edicion.

-50 milionë lekë kosto operative për Ligën Profesioniste.

-130 milionë lekë të vjetra për t’u shpërndarë mes 10 ekipeve të Kategorisë Superiore në vit.

-Përfitimi për secilin ekip elitar: 13 milionë lekë të vjetra në vit, ose 1 milion e 80 mijë lekë në muaj.

-Kosto për skuadër pretendente në Shqipëri: 500 deri në 800 mijë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje