Messi kalon Pelen, Argjentina dhe Brazili fitojnë lehtësisht në eliminatore

10 Shtator 2021, 10:48Sport TEMA

Argjentina dhe Brazili morën fitoret e radhës në eliminatoret e Kampionatit Botëror, duke qenë tashmë thuajse të kualifikuara.

E udhëhequr nga Lionel Messi, i cili shkëlqeu duke shënuar 3 herë, Argjentina triumfoi 3-0 ndaj Bolivisë, ndërsa Brazili mori pikët e radhës ndaj Perusë, me gola të shënuar nga Neymar dhe Riberiro.

Ndërkohë, me 3 golat e fundit, Messi arriti në 79 gola me kombëtaren duke thyer rekordin e golave në Amerikën e Jugut, i cili mbahej nga legjenda braziliane, Pele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje