Mustafa Nano impresionohet nga Armando Broja: Vdiqa për të parë një yll te Shqipëria

9 Shtator 2021, 16:21Sport TEMA

Nga Mustafa Nano

Pashë ndeshjen e kombëtares sonë, dhe më la shenjë Armando Broja. Sigurisht, luajtëm kundër një kundërshtari fare të kollajtë, por Broja, që unë e kam zbuluar rishtazi (në ndeshjet kundër Hungarisë e San Marinos), m’u duk lojtar i një brumi të veçantë.

I zhdërvjelltë e elegant (gjë e rrallë për një trupmadh), i shpejtë, i fuqishëm, inteligjent, i sigurt në kontrollin e topit, e aspak egoist. Nuk e di nëse e vutë re që dha më shumë se një assist në rrethanat që ishte para portës, e që fare mirë mund të bënte siç bëjnë zakonisht një numër i madh sulmuesish, të kërkonte shkëlqimin individual, golin për vete.

Dhe kjo ishte gjëja që më pëlqeu më shumë. Është një tipar që e kanë lojtarët e mëdhenj. Lojtarët e zakonshëm, me të dalë para portës, nuk e kërkojnë shokun, kapen nga dalldia për të shënuar vetë e shikimi u thëthitet veç prej drejtkëndëshit të portës, ndërsa Broja bëri të kundërtën.

Në fakt, në ndeshjen me Hungarinë nuk më pëlqeu në momentin e golit që ai vetë e shënoi. Atij i doli për mbarë iniciativa për të gjuajtur nga një distancë jo e afërt e nga një pozicion i prirët, por nëse nuk do shënonte, të gjithë do t’i thoshim me të drejtë se duhej t’ia kish pasuar shokut të tij në të majtë të sulmit. Dhe do ta qortonim. Por në ndeshjen e sotme u soll ndryshe. Nuk bëri asnjë gabim. Bëri gjithnjë gjënë e duhur. Më erdhi keq që komentatori shqiptar nuk i nënvizoi këto gjëra gjatë transmetimit të ndeshjes.

Unë “vdiqa” për të parë një yll nga Shqipëria, dhe më duket se Armando Broja ka potencialin për t’u bërë lojtari që kemi pritur të gjithë prej dekadash, për t’u bërë lojtari që është në gjendje të bëjë diferencën, për t’u bërë Lewandovski shqiptar, sidonqë mua, si tipologji lojtari, ai më ngjan më shumë me Ibrahimoviçin. Lewandovski (duke lënë mënjanë forcën, karizmën, lehtësinë me të cilën shënon golat, e fuqinë për t’iu imponuar në fushë çdo kundërshtari) di të përdorë kokën, por Broja është teknik, e di ta ledhatojë topin mirë.

Apo është thjesht një ‘wishful thinking’ i imi? Jam unë që jam përndezur kotmëkot duke parë një ndeshje të Shqipërisë kundër një kundërshtari të përunjur e të rehatshëm? Bah! Nuk do doja të ishte kështu. Forca Broja! Mos i zhgënje njerëzit që mendojnë si unë!

13 komente në “Mustafa Nano impresionohet nga Armando Broja: Vdiqa për të parë një yll te Shqipëria”

  1. Fiku says:

    Mund te jete yll sa te duash po futbolli luhet me 11 vete …edhe atij kete sja ka thene njeri akoma

  2. ducati says:

    pershendetje
    me behet shume qefi zoti M Nano ke shkruajtur mendimin tend
    per talentin BROJA,
    kam komentuar sot paradite per kete talent ne Tema onlaine,
    Miq ta dini se duket lojtari qe di te lozi me topin
    Broja shendet ti japi zoti
    ka pe te qene nje nga futbollistet me te mire ne BOTE
    te vazhdoje te punoje mire
    dhe shume shpejt do ta shifni ne klubet me elite te futbollit Boteror
    mancester junajdit,barcelona,bajer,real madritit.
    sa per krahsimin qe ben z Nano me lewndoskin nuk me pelqen fare
    Lewandoski eshte nje zorraxhi golxhi,shifni golat e tij dhe penalltite qe gjuan.
    ta krahsoje me KLISMAN ose LATO ose LAUDRUP do isha dakort.
    Suksese Armando Broja shume shpejt gjithe bota e futbollit do flasi per ty.
    Je talent i klasit BOTEROR
    gjithe shqiptaret do te jene te lumtur me ty.
    pershendetje dhe bravo MUSTAFA NANO.
    pa cfare e quaj ate levatockin si i harrova emrin.

  3. Sandro says:

    Po te lexoja me vemendje o Muci deri kur me doli wishfulli.

    1. Mato Gruda says:

      T´ja shkruaje emrin sakte ashtu sic e do ai Much dhe jo Muc, nuk do te bente pershtypje fare “wishfulli”.

  4. Altini says:

    Po, e drejte, ne t emajte lojtari tjeter po i kerkonte topin, dhe te gjithe po mendonim se do t’ia pasonte. Por, nje lojtare i zhdervjellët dhe me kurajo tenton dhe nganjehere korr sukses. Bravo Broja. Sikur t’i fusesh edhe nje gol Scezny-t, s’do ishte keq, se ai eshte nje portjer shume i pavemendshem ne shume raste.

  5. Draper dhe Cekan says:

    Po “wishfull thinking” cfare eshte o “peme pa kokrrra”

  6. Nik says:

    “Gjithologu” Nano se fundmi iu fut edhe nje fushe tjeter, sportit! Urime dhe suksese futbollistit Broja.

  7. vlora.vlora says:

    nuk e kuptoj cope debili, ku e pe impresionimin kur rroshi beri tre here me shume se ai ,plus asiste per gola ,broja eshte lojtar qe luan per tu dukur ,dhe ne menyre inviduale,e dha ate top se po qante uzuni

  8. Trotski says:

    Dhe mua me ka impresionuar Broja.Mendova se Reja do ta fuste qysh nga fillimi ne ndeshje-E meritonte se permbysi Historine rreth 80 vjecare me Hungarine.Me kujtohet kur na rahen ne Budapest 12:0 -tete gola i hengri Qemal Vogli dhe 4 gola Sul Maliqati.Cfare pret Reja per ta aktivizuar fuqishem kete Xhevair.Pele luajti qysh 17 vjec me Brazilin

  9. Kaziu says:

    Ka pasur plo yje te futbollit shqiptar o rrot cari me 2 sy.

    Qe nga Cana, Hysaj, Xhaka dhe Shaqiri.

    Disa prej tyre nuk i terhoqem dot ne kombetare.

  10. Piro says:

    Broja lojtar vertet i vecante. Dy gjera me pelqyen, siguria ne vetvete dhe ritmi ne loje. Siguria lidhet me aftesite dhe vetbesimin. Ndersa ritmi eshte shume i rendesishem ne kete lloji sporti. Broja ka nje ritem qe e lejon te zoteroje topin, te tribloje, te pasoje dhe te gjuaje mire. Keto cilesi i ka dhe Kumbulla apo Gjimshiti. Te tjeret jane aq te rrembyer sa per shkak te nxitimit nuk stopojne dot topin dhe pasojne gabim.

  11. Vl says:

    Ore Kaziu ji nuk i terhoqen dot po sdeshen thuaj eshte me e ndershme.
    Tung

  12. betixho says:

    Edhe une jam dakort me Nanon si edhe me komentuesit, gjithashtu mendoj se Broja kishte si cilesi veç atyre me siper,edhe mbrojtjen e topit nga kundershtari,forcen,triblimin,por e veçanta qe nuk e kane te tjeret eshte aftesia per te diktuar porten ne triblim e siper,per momentin per ta goditur porten,per forcen e goditjes dhe saktesine e goditjes,aftesi që e kanë pasur pak lojtare te shquar te se kaluares,mes tyre Panua,Bizi,Ruci,Zhega.Gjithashtu Broja eshte nje lojtar i vrullshem dhe i frikshem qe i jep efikasitet ne sulm.Ta them troç,une që kam parë lojrat e Partizanit,Dinamos e Tiranes qysh nga 1953-shi,Broja ka cilesi te jashtezakonshme,prandaj shpresoj ne progresin e tij te madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje