Napoli përmbys Juventusin, bardhezinjtë marrin humbjen e dytë radhazi

11 Shtator 2021, 20:21Sport TEMA

Juventusi pëson humbjen e dytë radhazi në Serie A. Bardhezinjtë e drejtuar nga Max Allegri janë mposhtur 2-1 nga Napoli në transfertë.

Një ndeshje me shumë gabime nga të dyja ekipet, por në fund ishin vendasit që dolën me 3 pikë. Golin e parë të ndeshjes e shënoi Morata pas një gabimi të Manolas në pjesën e parë.

Në fraksioni e dytë, Napoli shton “marshin” dhe gjen golin e barazimit me Politanon. Ish sulmuesi i Interit përfiton nga një gabim i Szczesny dhe dërgon topin në rrjetë.

Në mintuën e 85-të ishte Koulibaly që shënoi golin e dytë dhe të fitores.

Mbrojtësi përfitoi në zonë pasi Kean gjuajti me kokë në portën e tij e më pas Koulibaly e dërgoi në rrjetë.

Me këtë gol u mbyll edhe gjithë ndeshja me Juventusin që pëson humbjen e dytë radhazi dhe ka vetëm një pikë pas 3 javësh, ndërsa Napoli shkon në kuotën e 9 pikëve.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje