Klaus Gjasula e ka rritur së tepërmi performancën e tij me nivelin që ka treguar te Shqipëria në ndeshjet e shtatorit.
Mesfushori në fjalë ishte futbollisti kyç për kuqezinjtë që kishin më shumë qetësi dhe siguri për të bërë edhe lojën sulmuese, duke tentuar ndryshimin e mentalitetit.
Në një intervistë për “Sport Magazine” në moderimin e Drilon Xhepollarit, Gjasula ka treguar më tepër nga Shqipëria e Rejës dhe foli veçanërisht për Bajramin.
“Me Poloninë dhe Hungarinë e dinim që do të ishin takime të vështira, por e treguam veten.
Me Poloninë bëmë lojë të mirë, nuk sollëm dot rezultatin. Me Hungarinë ishte e rëndësishme që të fitonim dhe lamë grupin hapur. Tani presim ndeshjet e tetorit. Hungaria ishte shansi i fundit dhe me një humbje do mbaronte gjithçka.
Prandaj ishim shumë të kujdesshëm. Një lojtar si Bajrami i duhej Kombëtares. Gëzohemi që është me ne. Duhet të fitojmë me patjetër ndeshjet e tetorit. Vetëm me dy fitore jemi të sigurt në vendin e dytë. Të gjithë futbollistët janë optimist për ndeshjet e tetorit dhe për vendin e dytë. Ne jemi si grup te Kombëtarja, njeri sakrifikon për tjetrin.
Jetoj në Gjermani, kur ndërrova ekipin doja që të shkoja në Itali ose në vend tjetër. Por ishte shumë e vështirë, vazhdova në Gjermani dhe jam i kënaqur edhe për faktin se jam te Shqipëria.
Më jep shumë besim për punën këtu te ekipi dhe çfarë të them, Klaus Gjasula jam. Jam i martuar, femra, më falni”, shprehet mes të qeshurash Gjasula.
Hahahahaha…..cfare rren mendja o carac…luan ne kategorine e 3 te Gjermanise…..dhe kujton se kushedi se kush je…..femrat shqiptate kane per “hamshore” ato qe brenda nje Nate fitojn sa fiton ti per gjithe vitin ne ate kategori te “pjerdhur “…..prandaj me ngadale o toc kuklle…se nuk e “rruan” njeri ne Tirane per ty…..bej “yzmetin”, asaj gjermankes qe ke se mos te bej edhe ajo m….kur te varen..”breket”….
Po ti or Tarallak – pergjegjes i femrave te shqiperis je?
Lere djalin te qete ne punen e tij – ben dhe shaka njeriu.