Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mbërritur në Rinas.
Zyrtarja e lartë gjermane u prit nga ministrja e Punëve të Jasthme, Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.
Në orën 10:20 kancelarja do të takohet fillimisht me kryeministrin Edi Rama. Pritja e kancelares do të nisë në Pallatin e Brigadave dhe do të përmbyllet me një konferenca të përbashkët mes Ramës dhe Merkel.
Kjo është vizita e fundit e Merkel në Ballkan, pasi në fund të shtatorit dorëzon detyrën si kancelare, pas 16 vitesh.
Axhenda:
10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave
10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave
11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.
11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park
12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.
14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park
Ndërkohë në kuadër të vizitës së kancelares Merkel në vendin tonë, policia ka dhënë detaje në lidhje me rrugët që do të jenë të bllokuara gjatës vizitës së saj.
Policia bëri me dije se do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave, sot nga ora 09:00 deri në orën 13:00.
Qytetarët tanë se din kush mbërrin ,kancelarja Merkel apo Kryeministrja e Serbis. Turp pale jan dhe në Nato. Bllokojn antarsimin e vendit tone ne BE që ti japin me kuptuar SHBA-ve që urrejn myslimanët. Asgjë pozitive nuk ka patur vëndi ynë si nga BE në përgjithsi qoft nga Gjermania në veqanti. Dhe ata pak qindarka që na janë dhënë (duke u bere te ditura boterisht), na jane llogaritur në PIB., përsa u perket investimeve te tyre, zonat malore janë me sistemin e vjetër. Na fliste per demokraci Gjermania në vitin 1990 (duke hapur ambasadën), por njerzit te ne po vujn me shume sot pasi dhe ata që dalin me pashaport, shpenzojn ekonomit e tyre. Gjermania s’ka vuajtur nga komunizmi, ne po vuajm nga demokracia
Rrespekt per kte Grua te Madhe te Politikes Europiane
e me gjere e cila beri Histori …
Lange leben Frau Merkel und Dankeschön für Ihrem Besuch ins unserem Lande