Pse Merkel nuk e vizitoi edhe Kosovën?

14 Shtator 2021, 12:18Rajoni TEMA

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka zgjedhur që të vizitojë Beogradin dhe Tiranën në atë që po quhet si udhëtimi lamtumirës i saj për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë qëndrimit në Serbi, Merkel ka takuar kreun e shtetit serb, Aleksander Vuciq, me të cilin kanë biseduar për tema që preokupojnë Ballkanin Perëndimor, specifikisht edhe për punën e dialogut dhe marrëveshjes me Republikën e Kosovës.

Pas një dite qëndrim në Beograd, Merkel sot ka fluturuar drejt Tiranës, ku është pritur me  ceremoni të lartë shtetërore nga kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Por pse Merkel nuk zgjodhi që të vizitojë edhe Prishtinën gjatë këtij qëndrimi në Ballkanin Perëndimor.

Lidhur me këtë për Gazetën Express kanë folur nga zyra për media e Qeverisë gjermane.

Christian Lichtwardt ka thënë se do të ishte shumë e vështirë që të vizitoheshin të gjashtë kryeqytetet për shkak të aspektit logjistik dhe për shkak të kohës.

Megjithatë thonë se janë të lumtur që të gjithë janë pajtuar për të shkuar drejt Tiranës.

“Logjistikisht dhe në aspektin kohor, do të kishte qenë e vështirë të udhëtosh në të gjashtë kryeqytetet.  Prandaj, ne jemi të kënaqur që të gjithë ranë dakord të vinin në Tiranë”, ka thënë Lichtwardt për Gazetën Express.

Drejt Tiranës për takim me kancerlaren Merkel do të udhëtojë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti./ Gazeta Express

6 komente në “Pse Merkel nuk e vizitoi edhe Kosovën?”

  1. Salikoqja says:

    Nuk kishte perkthyes per Albinin. Albini flet gjuhe tjeter!

  2. GazMir says:

    Në politiken e jashteme te Gjermanis per Ballkanin ne lidhje me keta dy shtete bie në sy njohja e Kosovës dhe antarsimi Serbis ne Be. Ejkuilibrim ku asnjeri s’del i fituar apo i humbur. Gjermania është nje pike uji në oqean. Nuk presim ndonje mrekulli nga kjo sot se dy vite pandemi kanë paralizuar gjithçka dhe te ta. Do u japim 12 pike ne eurovizion per te rritur dhe femij. Do bejm tifozllek per ekipin e tyre ne Katar.Sot kancelares do i kishte interesuar nje Kryeminister i Ri te ne qe te riperseseris broçkullat e dikurshme, por ja që dhe ne dim te zgjedhim.

    1. Roberto says:

      GJermania nje pike uji ne Oqean??? Ca flet o Gaz Mir.Gjermania eshte zeri kryesor ne Europe dhe ka nje prestigj te madh nderkombetar fale politikave te saja si dhe zonjes Merkel.

  3. goliku says:

    Eshte e qarte qeveria e Kosoves me ne krye idjotin Albin Kurti me stafin e tij te ndyre jane te pa deshirueshem, nuk perjashtohet dhe thith lopa Vjosa Osmani. Kjo qeveri ka hyre ne histori jo si percarese me Shqiperine por dhe nje qeveri pa vizjon…… Jane te trashe dhe kjo dihet, hane buken dhe ushqimet e Serbise dhe shajne serbet….. Si mund te komentohet kjo….. Jane te trashe…

    1. Sari says:

      Nuk flitet keshtu per vellezerit e nje gjaku.
      Jeni te helmuar nga ideologjite e partiozanlleku dhe harroni qe te gjitha ideologjite vine e ikin por vetem ideologjia kombetare eshte e pavdekshme.

  4. Ze qir says:

    DO VIJE AJATOLLAHU???????
    DO perulet
    DO vije te beje sherr
    APO SHOHIM E BEJME

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje