Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka informon se nga 7.027 testime, 357 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa janë regjistruar 24 viktima.
Sot janë shëruar 1.498 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 138.950.
Në total numri i rasteve aktive është 15.835. Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.066.947 doza të vaksinës. Deri më sot 369.033 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.