Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, komentoi përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD.
Ajo tha se marrja e këtij vendimi s’ishte i lehtë dhe shtoi se ishin të detyruar për vijimësinë e PD dhe marrëdhënieve të saj me SHBA-të.
Përjashtimi i Berishës, ishte i duhuri?
Jorida Tabaku: Nuk ishte e lehtë për të marrë këtë vendim, sepse bëhet fjalë për Sali Berishën, për personin që ka pasur arritjet më të mëdha që i njohin të gjithë ata që i kanë prekur. Përveç infrastrukturës, rritjes së pagave, duhet të përmend anëtarësimin në NATO-n. Vendimi i z.Bashës megjithëse i vështirë nuk i heq asgjë trashëgimisë që z.Berisha kishte dhe ka në PD, ndikimit që ai kishte dhe në politikë. Për shumë të rinj si mua nuk i heq asgjë respektit që kemi për të besoj dhe shumë shqiptar.
A mund të vepronte ndryshe zoti Basha, a do të ishte dorëheqja e tij një zgjidhje?
Jorida Tabaku: E thashë që nuk kishte mënyrë të lehtë për të marrë një vendim të vështirë, që ishte i imponuar, një fakt i kryer. Ka qenë vendim që erdhi nga një aleat, nga partner. Ky vendim ishte fakt i kryer, ishte i detyruar, i imponuar, ishte për të ardhmen e PD dhe për të mos cënuar marrëdhënien e PD me aleatin tonë. Unë e kam shumë të vështirë të flas për këtë cështje, sic e kanë shumë persona që kanë punuar me Sali Berishën. Ky vendim i imponuar ka patur parasysh të ardhmen e PD, të ardhmen e Shqipërisë.
Në takimin me Reeker është kërkuar qartë që duhej përjashtuar Berisha?
Jorida Tabaku: Ambasada amerikane ka nxjerrë një njoftim për atë takim. Komenti im i vetëm është që ky vendim i padrejtë për zotin Berisha nga SHBA-të do të ketë mbështetje e PD për ta ndjekur në rrugë ligjore dhe për të mos cënuar dinjitetin e z.Berisha.
Ai e konsideron nul atë, sepse u thye statuti, nuk u respektuan strukturat. E nisur nga kjo ai thotë se s’jam i përjashtuar, por thotë që jam aty dhe do të bëj më të mundurën për të rikthyer demokracinë në parti. A duhet të ishte hedhur në votë ky vendim?
Jorida Tabaku: Zoti Basha ndërmori një vendim të tillë për të mos krijuar konflikte te deputetëve me militantët, për të mbajtur ai përgjegjësinë dhe peshën e këtij vendimi. Zoti Berisha gjithmonë ka pasur interes në çdo vendim dhe veprim të tij çështjen e shqiptarëve, kombit shqiptar dhe si të përmirësohet puna brenda PD, gjithçka që ai do të bëj është në ketë kuadër. Me zotin Berisha neve na bashkon lufta kundër Edi Ramës, asgjë tjetër.
z Berisha është duke bërë një aktivitet të tij brenda strukturave të PD, ndaj unë mendoj që vec të fortë mund të dalim prej këtij debati. Ai nuk po përdor asnjë forum tjetër në PD.
Nuk i ka hapur luftë z.Basha?
Mendoj se strukturat e PD do kenë kohë të flasin. Kushdo nga ne që është në PD, ka në interes vetëm forcimin e partisë. Besoj se do kemi kohë të gjithë të shikojmë me fokusin tek e ardhmja dhe te forcimi i PD.
Do ta keni më të lehtë apo më të vështirë tani që nuk është Berisha?
Jorida Tabaku: Nuk flas keq për ndonjë personazh dhe aq më tepër për Berishën. Mendoj se PD ka vend për të gjithë, do të dalë më e fortë pas këtij diskutimi dhe do të shohë nga e ardhmja./ BW
Forconi ushkuret e brekeve.yt letyra pa karakter.
Nuk e kuptoj si mundet qe nje personazh as “mish as peshk” si znj. Tabaku neser do të bëhet ministër-e
Thotë qe ishte vendim i i detyruar i aleatit tone me të madh USA. Por komplet i gabuar dmth aleati ja fut kot sipas saj??
Doktori ka shume merita të mëdha vendin ne PD sja merr askush por e kemi perjashtuar ‘sa per Sy e faqe’ !!
Doktori thot Basha është i shitur tek Rama por sipas znj. Tabaku s’ka percarje??
Sinqerisht ju duken shqiptarët kaq budallenj sa të tallni menderen me fjalë boshe pa asnjë llogjikë?
O te cmendur ,nuk ishte merita e Saliut qe u futem ne NATO,por interesat gjeostrategjike te Atlantikut te Veriut.Ne 2008 kur u futem ne NATO ushtaret shqiptar ishin me atlete te blera tek gabi,me kallash qe e kishte vetem Ruanda dhe talebanet,etj,etj.Buxheti per mbrojtjen as i afrohej kerkesave te NATOs……dhe prape keta te cmendur i japin merita Saliut.
Oooo balone tabake
Po kjo po flet si shoqe anetare e byrose se partise ne kooperative. Zonje po populli nuk ha bar, hiqni dore nga fjalet dhe fjaline boshe. Ato qe ka thene Luli po te kopjuara dhe shemtuar po thote Joridka, dhe e hoqem po e duam shume dhe ka fakte po prape dhe s’ka,haha estrade pa humore eshte kjo e treshese Luli Jori dhe kush ishte tjeter desh notare.
Zonja Tabaku, Berishen nuk mund ta luftosh ne pozicionin as mish e as peshk. PD nuk eshte çete ushtaresh qe mer urdhera. O pozicionou qe Berisha eshte i koroptuar siç jane shprehur SHBA ose bashkohu levizjes anarkiste te Berishes poshte SHBA. Njerez koti pa formim moral-politik, qe rrini ne pritje se nga do shkoje topi e pastaj ti bashkoheni fituesit.