Partia Demokratike i ka bërë thirrje qeverisë që të heqë dorë nga ato që e konsideron si gjoba politike ndaj bizneseve. Sekretari për Klimën e Biznesit, Flamur Hoxha, deklaroi nga selia blu se mbështetësit e PD-së po goditen në mënyrë selektive përmes gjobave të bashkisë, tatimeve, presioneve dhe falimentimeve.
Deklarata
Korrupsioni, klientelizmi, gjobat kanë përkeqësuar gjendjen e biznesit, por shumë prej tyre ndodhen në këtë periudhë në sulm të vazhdueshëm nga qeveria si kundërshtarë politikë.
Denoncimet e ardhura në Partinë Demokratike dëshmojnë për një fushatë selektive të qeverisë kundër bizneseve që u deklaruan në fushatën zgjedhore pro ndryshimit dhe dolën në krah të Partisë Demokratike.
Sot, shumë prej këtyre bizneseve po trajtohen si armiq. Përmes gjobvënies në zyrat e bashkive dhe të tatimeve, po tentohet hakmarrja me presion, nënshtrim, ose falimentim e shumë bizneseve në Tiranë dhe disa prej qyteteve kryesore të vendit.
Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të ndalojë këtë praktike primitive. Bizneset duhen lënë të qetë të punojnë mes kaq shumë vështirësive që u ka krijuar keqqeverisja e Edi Ramës.
U bëjmë thirrje bizneseve ta refuzojnë presionin nga kushdo qoftë ai! Partia Demokratike do të jetë në krah të çdo sipërmarrësi që punon për të rritur ekonominë. Gjobat politike janë të papranueshme! Ato rrënojnë biznesin dhe ekonominë e vendit.
Goditjet selektive, trajtimi i bizneseve si armiq dhe kundërshtarë politikë nuk e zgjidh hallin e Edi Ramës. Ai është kryeministri i një pakice të dalë nga një masakër zgjedhore, me një ekonomi në krizë, me fare pak investime të huaja dhe me besimin më të ulët historik nga bizneset.
Filluan nga puna keta maskarenj?
E paskan filluar aty ku e kane lene kur, ne emer te “demokracise”, dogjen deputetllekun.
Kulmi !
E vetmja Opozite ne Bote qe nga mengjezi ne darke vetem shpif e gennjen
me mendimin se po bo Opozite ,
sepse sja kan iden Politikes si bohet .
Kta idiote qe dijne me bo vetem Derr – Derr gjithe kohes duhet me u largu nga Politika dhe hapin
krahun te rinjeve intelektualeve qe kan Vizione dhe dijne me sjell Alterrnativa ne Politikat e zhvillimit te vendit .
Kjo Estrade Derr – Derr -esh eshte qesharake .
Hec ktojome nji Ansambel te Derr – Derr-ave dhe bejme Parti Politike .
Kta janu fundi i Botes ,me pretendu te vish ne Pushtet me genjeshtra e shpifje akuza halabkesh rrugesh