Ambasada amerikane ndan mesazhin e Blinken: SHBA vendos demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës së jashtme

15 Shtator 2021, 10:21Politika TEMA

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara vendosin demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës së të jashtme

“?? | Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Demokracisë, ne nënvizojmë mbështetjen tonë për demokracinë ndërsa përpiqemi drejt një bote më të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Shtetet e Bashkuara vendosin demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme; ato janë elemente thelbësore në arritjen dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë botën.

Angazhimi ynë është i fortë dhe i bazuar në përvojën tonë si një demokraci – e papërsosur, por në përpjekje të vazhdueshme për një bashkësi më të përsosur. Ne e dimë se shoqëritë e lira dhe demokratike kanë qytetarë më të shëndetshëm, konflikte më pak të dhunshme dhe komunitete më të begata. Në fakt, demokracia i shërben shumicës, jo pak njerëzve”, thuhet në mesazhin e Blinken të shpërndarë nga ambasada e SHBA.

2 komente në “Ambasada amerikane ndan mesazhin e Blinken: SHBA vendos demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës së jashtme”

  1. E kam pas then heret .

    Pa Ameriken nuk funksionon me kjo Bote dhe Pik
    Vetem Amerika eshte e afte te ndryshoj fatin e njerezimit dhe udheheqe ate si duhet,
    asnji tjeter ne kte Planet .
    God bless USA

  2. rexha 10 says:

    SA TE HAPESH DEREN E AMBASADES ,DHE DO TA SHOHESH SE SA NDRYSHE ESHTE BOTA KU JETON.EDHE XHA SULA THA LUFTONI SE KURE TE CLIROHEMI DO TE HAJME ME LUGE FLORIRI.MBASI U CLIRUAN VENDIN I THANE XHA SULOS;KU JANE LUGET E FLORIRIT QE NA PREMTOVE??????DHE XHA SULO PERGJIGJET ,,,,,,,,E PO JO TE GJITHE DO TE HAME ME LUGE FLORIRI ,HANE KUSHE HANE ME LUGEN E FLORIRIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje