Te dera e PD-së kemi harruar Shqipërinë

15 Shtator 2021, 09:26Politika TEMA

Nga Frrok Cupi

Tani këta prapë po grinden brenda shtëpisë; mëhalla jonë nuk ka qetësi as natë as ditë. Ky ka qenë fati i mirë dhe i keq i PD që nga momenti kur lindi: Sa hapi sytë, zgjoi mëhallën me vaje, thika dhe ura zjarri!, por mëhalla ia fali gjithë jetën duke thënë se ‘janë të rinj, antikomunistë!’. Sherri i parë plasi në ditën e fillimit të shkurtit 1991 kur zgjedhjet për kryetar të PD i fitoi Leka Meksi. Aty u hap Berisha nga njëra dritare në tjetrën e shkundi me shqelma dyshemenë: ‘O unë kryetar i PD, o vdekje!’.

‘Mirë, mirë, doktor, merr votat e mija, veç jo luftë!’, i lutej Meksi. Hapeshin dritat e dritareve një pas një; po zgjohej gjithë mëhalla te Rruga Fortuzi. Ishte ora dy a tre e mëngjesit, ftohtë e mjegull në Tiranë. Por Berisha nuk pushoi derisa u zgjodh me manipulim një javë pas kësaj… Më duket se që atë ditë pa gdhirë, PD e harroi Shqipërinë prapa derës dhe vetëm ia çau kokën me grindjet e veta.

Luftë sot e luftë nesër, intrigë e sherr, prapaskenë e vrasje, vjedhje dhe kontrabandë, armë dhe naftë, rrëzoje tjetrin e shkele në fyt, bërtit njëri e bërtit tjetri…, të gjitha ndodhen në shtëpinë e vogël PD. Shqipëria mbeti duke dëgjuar këtë krijesë se si hahej me bishtin e vet. Edhe sot e kësaj dite, Partia Demokratike nxjerr nga dritaret e veta vetëm tymin e luftës së vet, dhe helmon vendin.

E shikoni çfarë po ndodh tani?

Njeriu që u zgjodh me manipulim atë ditë pa u gdhirë në vitin 1991, po ai ka zgjedhur me manipulim një syth të tij dhe tani po i sulet që ta rrjepë. Sali Berisha i sulet Lul Bashës, shpirtit të tij, dhe i thotë se do ta nxjerrë nga gurmazi por nuk e mban më përbrenda. Luli ka përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar. Amerika kërkon përjashtimin e Berishës nga froni i okupuar me mëkate të mëdha ndaj Shqipërisë…

E vini re?… Amerika e kërkon ‘përjashta!’ Sali Berishën, ndërsa këta e gënjejnë Shqipërinë sikur ‘problemi është vetëm brenda në shtëpi!’. Që atë mëngjes kur e harruan Shqipërinë te dera  si një fëmijë të paligjshëm, kjo ka ndodhur. Edhe apologjetët e të dy palëve duan ta transferojnë gjithë ‘dramën’ brendapërbrenda shtëpisë së PD, kur në fakt kjo PD ia shkaktoi tragjedinë Shqipërisë. Dëgjohen kudo vetëm emrat PD, Berishë e Bashë…, por fshehin viktimën e tyre që është Shqipëria.

Ja kjo është gjithë skena. Kurrë në historinë e një shteti europian siç është vetë vendi ynë i bekuar, njeriut nuk ia ka bërë trurin dhallë  emri i Partisë: ‘PD’ në mëngjes, ‘PD’ në drekë e në mbrëmje, ‘PD’ këtu, ‘PD’ aty, ‘PD’ lart e ‘PD’ poshtë…, ‘PD’ në Sevilje. As vetë PPSH, që e kishte shpallur veten ‘nënë e të gjithëve’ nuk ia ka gërryer shpirtin njeriut kaq shumë sa këta sot; ndoshta edhe pse PP nuk kishte kaq shumë tv, nuk kishte internet, nuk lejohej edhe të dëshmonin se cili u vra e cili u sakatua brenda shtëpisë ‘Parti’.

Po kjo është dhunë mbi popullin.

Ja ku jemi përsëri sot, kur aleati i kombit, SHBA, hapi kutinë e tragjedive dhe tha ‘cili është shkaktari i tragjedisë, cili e minoi demokracinë dhe vodhi pasurinë e Shqipërisë’. Ndërsa këtu thonë se problemi është ‘ça bahet me Lulin e Saliun’…Shqipëria është përjashta, në të ftohtë e në mjegull?!

Që nga viti 1992, kur PD u ngjit në pushtet ‘foshnjës së huaj’ jashtë derës, i kanë ndodhur disa drama: I humbën 1,2 miliardë dollarë në piramidat mashtruese; iu vranë 3000- aq sa në kullat Binjake; iu mbytën 118 në Otranto duke ikur nga ‘dushmani’ i tyre; iu dogjën me predhat nga qielli 26 e mes tyre një fëmijë 7 vjeç; iu ngatërruan fijet e kombit mes Milloshevicit, Arkanit dhe Bahreinit ku presidenti nga PD i thurte Shqipërisë intriga vrastare prapa shpine; iu zhduken dëshmitarët e krimit që nga Remzi Hoxha e deri te asistentja e Berishës; i bënë grusht shteti, i përdhosën selitë e qeverisë dhe të Kuvendit; i futën konfliktin e përjetshëm mes popullit; ligji i pronave sot ka krijuar aq konflikte sa numërohen tre herë më shumë se vetë popullsia; i vranë Drejtësinë; i vranë Demokracinë; i plaçkiten pronat; familja e të parit të PD mblodhi pasuri të madhe sa për të sunduar vendin me dhunë; deri në ’97 instaluan në vend 95 organizata terroriste nga më të egrat; sigurinë dhe sovranitetin e vendit ia dorëzuan Damir Fazlliçit… Në fund mbeti vetëm një tortë prej 500 metra katrorë në sheshin Skënderbej, ku u zhytën varfanjakët dhe lapanjozët dhe na nxori bojën kudo në botë.

… Atje mbeti Shqipëria, përjashta. Nga selia e PD sot e për gjithë ditën vijnë zhurma pa fund. Edhe këta që janë përjashta si apologjetë, duan t’i mbushin mendjen njeriut se problemi nuk është drama për të cilin guxoi Amerika (vetëm Amerika mund të guxonte), por është zënka mes dy tipave aty në ‘kacolle’. Këta paskan folur që nga dritarja vetëm me budallenj…

18 komente në “Te dera e PD-së kemi harruar Shqipërinë”

  1. qazim says:

    Brilante.Kur lexon shkrime te tilla te vjen keq sa pak reagime ka pasur per kete perbindesh dhe krijesen e daje PD te percudnuat.Te vjen keq per kete kohe te gjate 30 vjecare qe kemi ndejt ne mocalin e tyre duke degjuar dhe pare lloj lloj monstruozitetesh qe ata sollen ne kete vend.Na kane perqeshur dhe nxjerre gjuhen me maskarallekun,injorancen,vjedhjen dhe antiqyteterimin qe ata sollen dhe qe perpiqen qe dhe sot te percjellin.Mallkuar qofshin!

  2. Lloji says:

    I madh z.Frrok!!!

  3. lini says:

    Flm.z.Frok!Je njeriu me koherent i ketij vendi ku te gjitha te vertetat i thua siç jane.Je i vemi publicist,politikan e analist qe deri me sot kur s’ke patur bisht qe ta dredhesh ,ndaj edhe fjala jote ze vend e ndigjohet sepse eshte realiteti i ketij populli qe e ka kaluar mbi kurrizin e tij per mese 30 vite e ku “Klani mafioz Berishan” fale edhe atyre qe e montuan ,sot ndihen te poshteruar qe skema e tyre nuk paskerka funksionuar siç duhet duke i trembur te gjithe bindeshem ne idiotesine e kesaj marrie!Ndaj qe te shkulet Berishizmi duhet qe kjo parti dallkaukesh te mos ekzistoje me sepse me lindjen e saj perfitoi krimineli;hajduti,zapruesi i pronave,erresira e rruges,kallashi e gjithçka e keqe mbi kete vend.
    Demaskoi bishat me kostum se te tille jane e ketij vendi i kane bere vetem te keqia qe sot e kesaj dite bishti i tyre i quan “arritje” ku arritja me e madhe eshte zgjatimi i hundes se pinokeve te tyre si Bardh Kadija a ndokush tjeter!Poshte diktatura e budallenjeve .

  4. Ketyre vetem enveri ju vjen hakut says:

    Po a i kuptojne keto tritan preshi,zhelali e muli,salianji me griden apo fate gerdece me dash pijanecin qe kane 30 vjet qe hane qyl,vjedhin e pasurohen dhe ceshte me e keqa pergjerohen per popullin qe e vodhen edhe e varferuan.
    Ligji hesht,qeveria thote se une nuk denoj…

  5. Pyka says:

    Shumë flm FRROK ÇUPI!!!

  6. Ari says:

    NO COMMENT!
    Ky, ne bllokun e shenimeve te Historianeve qe do te shkruajne historine e vertet te Shqiperise.
    Shiko sa e jashtezakonshme: Qe heren e pare eshte bere Kryetar i PD me dhune, intrige, ky eshte karakteri i tij i mbuluar bukur me karizmen e jashtezakonshme gjithshtu. KRIMINEL\
    Tjeter: mendoni sikur mendesia e Meksit (qe nuk donte lufte, por demokraci) te kishte fituar. Shqiperia do te ishte tjeter. Ja cfare ben nje Individ
    Ja, sic e thote edhe i madhi Frrok Çupi: Ekzakt si Eneveri qe manipuloi votat per tu zgjedhur Kryetar i PK/PP ne vend te Qemal stafes, apo me vone mendesia e demokracia e Sejfulla Maleshoves….
    Eh, do te ishte tjeter Shqiperia jone.

  7. A mundesh ta pergenjeshtroshe? says:

    I isha betuar Meros se nuk do beja me koment ketu se nuk durohet me genjeshtra qe boton nga dhjetra here Dashnor Kaloçi intrigat duke deformuar arkivat se i duket se kane vdekur ata qe e kane jetuar ngjarjen, por Frrok Çupi nuk lihet pa e falenderuar per penen e tij kaq te vertete dhe fisnike, duke i shtuar vetem diçka te vockel: ate videon me Kadafin ne reren e Saharase, kush e dergoi Lulezimin atje se me duket sikur bie nga qielli e me duket e pa besueshme ai rrugetim! Nuk e di ne qoftese e dispononi se une e shikoj vazhdimisht dhe nuk u besoj syve. Po SPAK-u egziston me apo eshte shkrire?

  8. A mundesh ta pergenjeshtroshe? says:

    I isha betuar Meros se nuk do beja me koment ketu se nuk durohet me genjeshtra qe boton nga dhjetra here Dashnor Kaloçi intrigat duke deformuar arkivat se i duket se kane vdekur ata qe e kane jetuar ngjarjen, por Frrok Çupi nuk lihet pa e falenderuar per penen e tij kaq te vertete dhe fisnike, duke i shtuar vetem diçka te vockel: ate videon me Kadafin ne reren e Saharase, kush e dergoi Lulezimin atje se me duket sikur bie nga qielli e me duket e pa besueshme ai rrugetim! Nuk e di ne qoftese e dispononi se une e shikoj vazhdimisht dhe nuk u besoj syve. Po SPAK-u egziston me apo eshte shkrire?!

  9. De GOL (ose Gol..de) says:

    O Frroki, ti e ke hallin tjeter kund o Frroki. Po do digjesh duke i fryre zjarrit. Ti dhe te tjere.

  10. Vetem zhalal ziu eshte me tru ne PD, te tjeret jane njeres ne fome preshi, lavdi zhelalit qe do ndrocoje PD

  11. Ne venat e tua Sal nuk ka asnje pik gjak shqipetar. says:

    Po ate Detyre i caktuan Z.Cupi…..ajo ishte Detyra e tij nga UDB-ja………..Te shkaterroj Shqiperine me Metodat qe kane bere serbet vete……..Poshtersia e poshtersive te atij Kombi qe nuk pati Burrerine ta zhdukte ate qen bir qeni me gjak serb……….
    Partia Demokratike (drejtuesit e saj) nuk me dhimbset…….mua me dhimbsen demokratet dhe familjet e tyre qe jane shqipetare te ndershem e te zote per te punuar per Vendin e tyre ….mua me dhimbsen Kokat e Demokrateve qe kurre nuk ju dha mundesia te punonin e debatonin per te miren e atij Vendi……….I futi sektin berishjan qe cdo gje arrihet me force , dhune, vrasje….frike e perseri frike………..ja ka arritur qellimit Sal Ram Berisha dhe kur te vije puna te pergjigjet para Ligjit do e shikoni Fytyren e tij te vertete………..ose serbet do ta eleminojne vete..per te mos treguar ose do te “rrembehet” ne ndonje Vend te sigurt…larg , shume larg Shqiperise………..

  12. betixho says:

    GJENIU I ANALIZES POLITIKE DHE PUBLIÇISTIKES SHQIPTARE TE PAS 90-tes.ZOTER TE SHQIPERISE JANE SHQIPTARET DHE VETEM SHQIPTARET.ASNJË UDHEHEQES PARTIE APO SHTETI NUK DUHET TE VIJË NEPERMJET POROSISE NGA JASHTË APO I POROSITUR NGA BRENDA.UDHEHEQESIT TANË DUHET TE VINE NGA PROVA E IDEVE,ARGUMENTAVE DHE AFTESISE UDHEHEQESE TË ANTAREVE TE PARTIVE DHE POPULLIT SHQIPTAR MBI BAZEN E PROGRAMEVE TE SHPALOSURA E TE HAPURA PER KEDO E TE SANKSIONUARA ME LIGJET KUSHTETUSE NE FUQI.VETEM KESHTU DO TI EVITOJME PERBINDESHAT QE ORVATEN ME KULISA E KORRUPSION TE NGJITEN NE MAJEN E PIRAMIDES SHTETERORE E UDHEHEQESE.

  13. Detari says:

    Frrok, pse nuk shkruan nje liber per kete kuçeder – me siguri do te perkthehet ne shume gjuhe dhe do te behet nje Bestseller jo vetem ne Shqiperi. Por beje tani, sa eshte gjalle, ku edhe mllefi I grumbulluar eshte i madh dhe do te te ndihmoje te zbrazesh plotesisht. Pas ngordhjes se bishes dhe pshurrjes e dhjerjes se gropes ku do e hedhin, tragjedia e shkaktuar prej tij do duket si diçka e larget dhe njerezit do te duan te merren me te ardhmen duke u perpjekur te harrojne te shkuaren. Ed in he nje film nga Hollywoodi do ta kesh si bonus…

  14. LILOLABJA says:

    Zoti Çupi jeni gjigand i analizes!!!!!
    Jemi deshmimtare te gjalle te gjithe fakteve qe rreshtoni Ju dhe do desha te shtoja qe pas tortes nuk na kurseu dhe kurbanin qe theri para Bashkise se Tiranes.
    Beri ate qe donin armiqte.

  15. Vranakonti says:

    Zoti Cupi je i pakrahasueshem,je njesh,je njeri brilant,mbi te gjitha je njeri.Sa bukur i ke renditur gjerat dhe makabritetet e PD-ke dhe te Sali Berishes,qe ne keto vite tranzicioni i vuri flaken shqiperise dhe e beri shkrumb e hi.Te lumt mendja.Ti duhesh per ne parlament.

  16. E falënderojm Amerikën e cila në vitin 1999 e dëboi ushtrinë pushtuese të Serbisë gjenocidale nga Kosova dhe gjithashtu e falënderojm Amerikën e cila në vitin 2021 ka filluar dëbimin e kolonisë së vrasësve dhe plaçkitësve të jetës,pronës dhe perspektivës së shqiptarëve të Shqipërisë.Amerika në fundëshekullin 20 dhe në fillim të shekullit 21 i ka bërë shqiptarëve shërbimin e ringjalljes,është në dorën e shqiptarëve nëse duan apo jo të e shfytëzojn këtë ndihmë jetike që i ka dhënë e po i jep Amerika këto vite.

  17. Pilo Lala says:

    PS ju dha SHQUP, qe te mos degjohej sherri….
    PD vazhdon te bej sherr, te degjohet me shume se autopalanti i xhamise…

  18. Demokrati qe nuk voton says:

    Pene e arte.no coment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje