Dëshmia: E vërteta e ‘bandës Xhevdet Mustafa’ që erdhi në Shqipëri në shtatorin e ’82-it dhe historia e tre shqiptarëve të arratisur, që do vrisnin Enver Hoxhën

15 Shtator 2021, 09:37Politika TEMA
Dëshmia: E vërteta e ‘bandës Xhevdet Mustafa’ që

Xhevdet Mustafa me dy mikesha

Memorie.al publikon historinë e panjohur dhe të bujshme të ashtuquajturës “banda Xhevdet Mustafa”, ku bënin pjesë: Sabaudin Haznedari, Xhevdet Mustafa dhe Halit Bajrami, të cilët në mesnatën e 26 shtatorit të vitit 1982, me anë të një motoskafi të vogël që ishte nisur nga brigjet italiane, zbarkuan në bregdetin e Divjakës, ku pasi vranë një oficer policie dhe një fshatar të zonës, nën forcën e armëve, mbajtën peng një polic tjetër, i cili do t’u tregonte rrugën për të përparuar në brendësi të territorit shqiptar, deri sa ata arritën në qytezën e vogël të Rrogozhinës, ku u zbuluan nga njerëzit e Sigurimit të Shtetit dhe pas një përpjekje me armë, ‘kapo’ i saj Sabaudin Haznedari, mbeti i vrarë në një qendër zjarri, dhe po ashtu të njëjtin “fat” do të kishte edhe Xhevdet Mustafa, që mbeti i vrarë pas disa orësh, në një shtëpi të fshatit Zhamë të Lushnjes, pasi më parë kishte vrarë të zotin e shtëpisë dhe një nënoficer policie që po e ndiqte me motoçikletë. Dëshmia e rrallë e Gafurr Haznedarit nga qyteti i Durrësit, vëllait të ‘kapos’ së asaj bande, që rrëfen për herë të parë gjithë historinë e së ashtuquajturës “banda Xhevdet Mustafa”, e cila sipas versionit të Enver Hoxhës, “ishte dërguar nga UDB-ja në bashkëpunim me Leka Zogun, me qëllim për të vrarë sekretarin e parë të Komitetit Qendror të PPSH-së”. Ngjarja e panjohur, vjen nëpërmjet vëllait të ‘kapobandës’, Haznedari, duke filluar nga historia e tyre familjare për të cilën aktori dhe dramaturgu i njohur, Sulejman Pitarka, do t’i kushtonte dramën “Familja e peshkatari”, si dhe të gjithë kombinacionet e Sigurimit të Shtetit, që nga arratisja e tyre dhe deri në ngjarjen e 26 shtatorit 1982, ku Sabaudini dhe Xhevdeti mbetën të vrarë, në përpjekje me forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kurse Halit Bajrami, pasi u mbajt disa kohë në “Hetuesi” dhe te Hotel “Tirana”, u përcoll nga Zbulimi Shqiptar në Zelandën e Re, ku jetoi i qetë edhe pas viteve ’90-të, duke mos pranuar të shkelte më në Shqipëri!

Plot 39-vjet më parë, në paraditen e së dielës së 26 shtatorit të vitit 1982, një ngjarje aspak e zakontë dhe tepër e bujshme e ndodhur në një qytezë të vogël të Shqipërisë së Mesme. Shprishi heshtjen e monotoninë mbytëse që mbizotëronte prej vitesh në Shqipërinë komuniste të asaj kohe, duke shkaktuar pështjellim e panik të madh edhe në radhët e hierarkisë së lartë të udhëheqjes komuniste të kryesuar prej Enver Hoxhës. Po atë pasdite, lajmi mbi atë ngjarje, që ishte përhapur me një shpejtësi po të pazakontë pothuaj në të gjithë vendin, duke u rrëfyer në forma nga më të ndryshmet. U bë i ditur edhe nga Radio-Televizioni Shqiptar, me anë të një njoftim zyrtar të dhënë nëpërmjet një komunikate zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili u transmetua në emisionin e lajmeve të orës 20.00. Ajo komunikatë zyrtare në mes të tjerash, bënte të ditur se: ‘një bandë e armatosur e financuar dhe e stërvitur nga shërbimet sekrete të disa vendeve fqinje, në bashkëpunim dhe me armiqtë e popullit shqiptar, kishte zbarkuar disa km. në thellësi të territorit shqiptar në bregdetin e Divjakës, ku dhe ishte asgjësuar plotësisht nga forcat e Ministrisë së Brendshme’.

Nga Dashnor Kaloçi

Afro dy muaj më pas, akoma pa u shuar jehona e asaj ngjarje, gjatë një takimi që kreu i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, mbajti me zgjedhësit e zonës së tij elektorale në Tiranë, në mes të tjerash foli dhe për atë “bandë” që tashmë ishte bërë e njohur, kudo në të gjithë Shqipërinë, si “Banda e Xhevdet Mustafës”. Lidhur me këtë, ai u shpreh: “Banda e armatosur e kriminelit Xhevdet Mustafa, që u përgatit dhe u financua nga Leka Zogu në bashkëpunim me UDB-në jugosllave dhe shërbimet e huaja sekrete, të disa vendeve fqinje, u asgjësua e u eliminua plotësisht brenda gjashtë orëve nga zbarkimi i tyre, akoma pa e parë mirë diellin shqiptar”.

Për këtë ngjarje të bujshme, që asokohe tronditi gjithë Shqipërinë dhe hapi panik të madh për disa muaj me radhë duke vënë në gatishmëri të lartë të gjitha repartet e Forcave të Armatosura dhe çetat vullnetare, është folur dhe shkruar vetëm pas viteve ’90-të, me shembjen e regjimit komunist, por përsëri, e gjithë ngjarja e 26 shtatorit të vitit 1982, ku mbetën të vrarë Sabaudin Haznedari dhe Xhevdet Mustafa, si dhe e ashtuquajtura “banda Xhevdet Mustafa”, edhe pse kanë kaluar katër dekada që nga ajo kohë, vazhdon të mbetet e mbuluar me mister, duke mbajtur mbi vetë një sërë pikëpyetjesh!

Në këtë kontekst, me qëllimin për të tentuar për të hedhur sadopak dritë mbi atë ngjarje të largët, Memorie.al i rikthehet përsëri një cikli shkrimesh për të ashtuquajturën “banda Xhevdet Mustafa”, duke publikur fakte dhe ngjarje të reja të panjohur më parë, të cilat vijnë nëpërmjet intervistës me Gafurr Haznedarin nga qyteti i Durrësit, i cili është vëllai i Sabaudin Haznedarit, kryetarit të “grupit komando”, që së bashku me Xhevdet Mustafën e Halit Bajramin, zbarkoi në bregdetin e Divjakës në mesnatën e largët të 26-shtatorit të vitit 1982, ku sipas versionit të Tiranës zyrtare të artikuluar nga vetë Enver Hoxha në fjalën e mbajtur para zgjedhësve të tij të zonës elektorale në Tiranë, “ishte dërguar nga UDB-ja në bashkëpunim me Leka Zogun, me qëllim për të vrarë sekretarin e parë të Komitetit Qendror të PPSH-së”.

Pas intervistës me z. Gafurr Haznedari që do të publikohet në gjashtë numra radhazi, (duke filluar nga sot), Memorie.al do vazhdoj përsëri me shkrime të tjera, me dëshmi dhe intervista, nga aktorë të asaj ngjarje, të afërm të familjeve të tyre, si dhe dëshmitarë të ndryshëm, që rastësia i lidhi, apo i çoi në atë vend ku 39 vite më parë zbarkoi ‘grupi i armatosur komando’ i njohur ndryshe si “banda Xhevdet Mustafa”, ngjarje e cila edhe sot pas katër dekadash, vazhdon të mbetet e mbuluar me mister.

Dëshmia e rrallë e Gafurr Haznedarit, vëllait të “kapos’ së “Bandës Xhevdet Mustafa”

“Vëllai im Sabaudin Haznedari, ishte kryetari i ‘bandës’, që së bashku me Xhevdet Mustafën dhe Halit Bajramin, zbarkuan në bregdetin e Divjakës, në mesnatën e 26 shtatorit të vitit 1982. Bashkë me ata të tre, në bazat e stërvitjes ishte përgatitur edhe një person tjetër, (F. K.)i cili pak çaste para se banda të imbarkohej në motoskafin që do të lundronte, drejt bregdetit shqiptar, u bë i sëmurë dhe u nis gjoja për të blerë ilaçe. Pas ikjes së dyshimtë të atij personi që pas viteve ’90-të ka ardhur disa herë në Tiranë, vëllai im Sabaudini, e ndërroi itinerarin e lundrimit dhe zbarkoi në një vend tjetër, për t’ju shmangur kurtheve të Sigurimit”. Kështu shprehej në mes të tjerash, lidhur me të ashtuquajturën “Banda Xhevdet Mustafa”, Gafurr Haznedari, nga qyteti i Durrësit, i cili na rrëfente gjithë historinë e asaj bande, ku vëllai i tij, Sabaudin Haznedari, ishte ‘kapo’ i saj.

Kush ishte Sabaudin Haznedari, cila është e kaluara e tij dhe në çfarë funksioni u caktua ai, pas mbarimit të Luftës? Cila ishte përplasja e tij me krerët e lartë të Partisë Komuniste Shqiptare, në qytetin e tij vitin 1945 dhe përse ai u përjashtua nga radhët e partisë etj?

Kush ishte Halit Bajrami, që kur njihej ai me Sabaudinin dhe si u arratisën ata nga Shqipëria? Arratisja e Halit Bajramit, a ishte për qëllime politike, për arsye se ai ishte pakënaqur nga regjimi komunist, apo ajo ishte një truk i Sigurimit të Shtetit, i ideuar nga shefi i tij, Ministri i Punëve të Brendshme, Mehmet Shehu? Si e mësoi familja Haznedari, lajmin e arratisjes së Sabaudinit dhe çfarë i thanë babait të tij, Mahmudit, kur atë e thirrën në Ministrinë e Punëve të Brendshme? Ku u vendosën ata të dy pasi ikën nga Shqipëria dhe përse Halit Bajrami ngulte këmbë që ta merrte me vete Sabaudinin në Zelandën e Re?

Ku jetuan Sabaudini dhe Haliti nga viti 1950 e deri në 1982-in kur erdhën në Shqipëri dhe a i mbajtën ata lidhjet e miqësinë e vjetër? Çfarë ndodhi me familjet e tyre pas arratisjes dhe përse nuk u ngacmuan ato nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, siç ndodhte zakonisht me familjet dhe të afërmit e atyre që arratiseshin nga Shqipëria e aq më shumë kur ata kishin “aktivitet armiqësor”, kundër Shqipërisë komuniste? Si mundi Sabaudini të lidhej me familjen e tij dhe kush ishte gruaja, që në 1962-in ai e nisi nga Italia dhe u takua me bashkëshorten, djalin dhe gjithë njerëzit e shtëpisë së tij, në qytetin e Durrësit?

Si u zbuluan tre pjesëtarët e “bandës” në Rrogozhinë dhe si është e vërteta e vrasjes së Sabaudin Haznedarit në bunkerin (qendrën e zjarrit), ku ishte futur? Çfarë ndodhi me familjet Haznedari, Mustafa dhe Bajrami, në 27 shtatorin e vitit 1982?

Çfarë u shkruajt në letrën që iu dërgua Halit Bajramit në vitin 1993, në Zelandën e Re dhe përse ai nuk pranoi të kthehej asnjëherë në Shqipëri? Lidhur me këto mistere e fakte të tjera nga historia e asaj që njihet si “Banda Xhevdet Mustafa”, na njeh për herë të parë me dëshmitë e tij ekskluzive Gafurr Haznedari nga qyteti i Durrësit.

Zoti Gafurr, pas mbarimit të Luftës, me çfarë pune u mor vëllai juaj Sabaudini?

Vëllai im i madh, Sabaudini, i cili kishte qenë në radhët partizane dhe nga Lufta doli oficer me gradën e togerit, menjëherë që në dhjetorin e vitit 1944, u caktua me funksionin e Kryetarit të Këshillit Nacionalçlirimtar për Lagjen “Varosh” i poshtëm, që në atë kohë përmblidhte gjysmën e qytetit të Durrësit.

Sa kohë u mor Sabaudini me atë punë në Durrës?

Në atë detyrë Sabaudini nuk shërbeu për shumë kohë, sepse në vitin 1945, atë e hoqën që andej dhe e përjashtuan nga radhët e partisë.

Për çfarë arsyesh ndodhi ajo gjë, pra përjashtimi i tij nga partia?

Atë vit, në qytetin e Durrësit u zhvilluan zgjedhjet për në forumet drejtuese të pushtetit vendor dhe një pjesë e madhe komunistëve kryesorë, që ishin shumë të njohur, që nga koha e Luftës, si: Skënder Çela, Drita Malile, Hysen Ballhysa, Mark Toçi etj., kundërshtuan kandidaturat që kishte dërguar Komiteti Qendror i Partisë Komuniste, nga Tirana.

Haznedarët në qytetin e Durrësit, fqinjë të aktorit dhe dramaturgut të njohur, Sulejman Pitarka, i cili u kushtoi atyre dramën, “Familja e peshkatarit”

Origjina e hershme e familjes së njohur durrsake, Haznedari, prej nga rrjedhin edhe Sabaudin e Gafurr Haznedari, është nga Dibra e Madhe, më saktë nga fshati Prilep i Manastirit. Gjyshi i Sabaudinit, është quajtur Vesaf Haznedari dhe është njohur në të gjithë Prefekturën e Dibrës së Madhe, si stërnip i Sulltan Hamitit. Djali i Vesafit, Mahmudi, që njëkohësisht është edhe babai i Sabaudinit dhe Gafurrit, ka lindur më 15 shtator të vitit 1887, në Prilep të Manastirit, ku dhe është shkolluar fillimisht në një ‘Mejtep’ e më pas në ‘Medrese’.

Aty nga viti 1927, Mahmud Haznedari me gjithë familjen e tij u shpërngul nga qyteti i Manastirit dhe erdhi e u vendos në Tiranë, për shkak të dënimit me vdekje, që i ishte dhënë në mungesë nga një gjykatë sllave, i cilësuar si irredentist. Pasi qëndroi për dy vite në Tiranë, Mahmud Haznedari me familjen e tij u zhvendos dhe shkoi në qytetin e Durrësit, ku për disa kohë jetoi si qiraxhi, në një banesë afër Torrës së Kalasë. Më pas ai bleu një copë tokë në bregdet, në vendin që edhe sot durrsakët e njohin si “Tokat e batallëkut”. Në atë tokë, që i’a bleu Zija Kodrës, Mahmudi, ngriti një kasolle në bregdet.

Më pas ajo barangë e ngritur në bregdet, të cilën Mahmudi, e mbushi me dhe rreth e rreth, u njoh dhe u quajt nga durrsakët si “Kasollja e peshkatarit”. Në ato toka të “batallëkut” ngjitur me familjen Haznedari, asokohe banonte dhe familja e Sulejman Pitarkës, (shkrimtarit dhe aktorit të madh), që disa vjet më pas, mori shkas dhe shkroi dramën e njohur “Familja e peshkatarit”, (e cila u dedikohet tërësisht Haznedarëve) që më pas u ekranizua nga Kinostudio “Shqipëria e Re”, me filmin “Oshëtimë në bregdet” .

Plaku i asaj familje, Mahmudi, me bashkëshorten e tij. Lutfijen, (Strazimiri) asokohe u bënë me gjashtë fëmijë dhe më i madhi i tyre ishte Sabaudini, që kishte lindur në vitin 1922. Pas tij vinin: Emini, Naimi, Abdurrahimi, Gafurri dhe Qerimi, të cilët kishin diferencë moshe nga tre katër vite me njëri-tjetrin.

Po kështu edhe më pas, gjatë viteve të Luftës, ajo “kasolle e peshkatarit”, u bë një nga bazat e Lëvizjes Antifashiste, ku u strehuan dhe bënin mbledhje shumë nga eksponentët kryesorë të Qarkorit komunist të Durrësit, pasi, përveç plakut të shtëpisë, Mahmudit, edhe tre djemtë e tij më të rritur, Sabaudini, Emini dhe Naimi, ishin angazhuar me Lëvizjen Antifashiste, duke hyrë edhe në radhët e Partisë Komuniste. Në vitin 1943, familja Haznedari u shpërngul nga Durrësi dhe erdhi në Tiranë, duke u vendosur në një banesë me qera në “Rrugën e Kavajës”, tek furi i Lym Sharrës. Edhe kjo shtëpi ku u vendosën Haznedarët në Tiranë, u kthye në një nga bazat e Luftës, pasi tre djemtë e saj, Sabaudini, Emini dhe Naimi 14-vjeçar, kishin dalë partizanë.

Emini, që në atë kohë ishte partizan në çetën e Pezës, vinte në shtëpi i veshur si fshatar dhe me gomarin e tij që sillte dru gjoja për furrën, merrte municion që i ati i tij, Mahmudi, e blinte për partizanët. Më 16 nëntor të vitit 1944, një ditë para se gjermanët të largoheshin nga Tirana, ata dogjën shtëpinë e Haznedarëve, pasi gjatë kontrollit që bënë, në bodrumet e saj, gjetën trakte dhe komunikata të komunistëve. Të mbetur në mes të rrugës, tetë ditë më vonë (më 24 nëntor 1944), familja Haznedari u shpërngul përsëri për në qytetin e Durrësit dhe u vendos në ish-kasollen e saj në bregdet, e cila tashmë ishte rrënuar plotësisht.

19 komente në “Dëshmia: E vërteta e ‘bandës Xhevdet Mustafa’ që erdhi në Shqipëri në shtatorin e ’82-it dhe historia e tre shqiptarëve të arratisur, që do vrisnin Enver Hoxhën”

  1. anticensurë says:

    ore ka ndonjë intervistë të dytë apo ta gjejmë vetë,gjë a gjëzë,se ku fshihet e vërteta e bandës së xhot mustafës??

    1. VRKRT says:

      ..prandaj thon greket dhe serbt qe shqiptart jan me origjin turke..shif ky..nga “kkallomi” i sulltanit e ka prejardhjen..

  2. Jon says:

    Lidhja e Prizrenit ngjalli panik te jashtezakonshem te Sllavet (Serbet) te cilet thuhet se kane derguar ne Shqiperi shume familje Shqiptare te rekrutuara si spiune. Rregulli i funksionimit te ketyre familjeve ka qene trashegimia e spiunllekut nga prinderit te femijet. Nuk eshte e rastit psh qe Nexhmia vinte po nga manastiri dhe ishte njeriu i Beogradit ne Tirane, apo Berishen e bene dhender. Nuk di nese familja e Lulzim Bashes eshte po nga ky kontigjent, por nuk do habitesha. Serbet kane qene shume me perpara ne planifikimet e tyre strategjike dhe deri me sot i kane marre frutet. Agjentet e tyre i kane kudo. Por e sigurte qe edhe gamiles se tyre, nje dite do ti mbaroi uji.

  3. Jon says:

    Lidhja e Prizrenit ngjalli panik te jashtezakonshem te Sllavet (Serbet) te cilet thuhet se kane derguar ne Shqiperi shume familje Shqiptare te rekrutuara si spiune. Rregulli i funksionimit te ketyre familjeve ka qene trashegimia e spiunllekut nga prinderit te femijet. Nuk eshte e rastit psh qe Nexhmia vinte po nga manastiri dhe ishte njeriu i Beogradit ne Tirane, apo Berishen e bene dhender. Edhe familja e Monikes vjen nga ato vise dhe aktiviteti i saj ka qene shume i dyshimte. Nuk di nese familja e Lulzim Bashes eshte po nga ky kontigjent, por nuk do habitesha. Serbet kane qene shume me perpara ne planifikimet e tyre strategjike dhe deri me sot i kane marre frutet. Agjentet e tyre i kane kudo. Por e sigurte qe edhe gamiles se tyre, nje dite do ti mbaroi uji.

  4. A mundesh ta pergenjeshtroshe? says:

    Une nuk bej me koment ketu ,Mero, na çau menderen Dashnori e ka botuar dhjete here shkrimin e xhevdet mustafes duke çpikur genjeshtra. U be bajate fare.

  5. Dibranet e te gjitha partive says:

    Genjeshtra ne bisht…. grupi erdhi me porosi te sigurimi te shtetit, te cilit i sherbente Hasnedari, kete e kupton edhe bufi.

  6. Xhaja says:

    Shkurt .Banda e Xhevdetit si dhe u quajt , u pregatit nga sherbimi Jugosllav dhe personalisht nga konsulli Jugosllav ne Rome , Iteli . UDB nga me te sukseseshmit ne Evrope jo qellimisht futen si pa dashie nje nga pjestaret e bandes qe ishte rezident ne Zelanben e Re .pamevaresisht se ai sylesh dhe idiot e prezantoi ne gjyq kundra Kadri Hazbiut si aftesi te tije . Banda kur pregatitet mbahet ne inkubator , pa kontakte me familjen dhe miq .Jasht ketije rregulli strikt bandau la e lire neper Itali bile ju rekomandua qe dhe armet ti gjenin vet..Ju komunikua plani , jashte rregullit nje muaj perpara ne menyre qe bashkepunetori i sigurimit ne bande te trasmetonte ne Tirane qe Kadri Hazbiu do arratiset .Lajmi mberiti sa dhe u mor vesh ne ppopull po atedhetari Kadri me gjithe mundesive qe kishte nuk u arratis sepse nuk qe armik e tradhetar .Fundi i bandes dihet publikisht por deshmitari ne gjyq , ish bashkepuntori i sigurimit buke deklaruar si te vertete sepse keshtu ja serviri ne Rome konsulli Jugosllave tha : Misioni yne ishte te hynim ne kongresin e grave ne pallatin e Sportit Partizani me dokumentet e Drejtorise se 2 te te sigurimit te udheheqiws , me te cilat do na paiste Kadri gazbiu .Te gjitha keto u moren per te verteta per te goditur Kadri Hazbiun , kete atedhetar te klasit te Pare , qe u kishte sjelle deme armiqeve te Shqiperise dhe per te hapur rrugen Ramiz Alis .Plani Jugosllav fitoi , Kadriu u arrestua . Kadriu i kishte te tera mundesit te eleminonte Envefin sepse ishte i vetmi qe kishte takimet me te shpeshta me Enverin , kurse spiuni batalionit Ramiz mbijetoi vetem nga mbeshtetia Nexhmie ???????????

  7. Unfortunately says:

    Keto shkrimet u bene si ajo shprehja doni me per belulin?

  8. nikolini says:

    Do vriste Enverin ky idjoti….

  9. Tdci says:

    Kēta se ishin në lidhje direkte me ministat Shehu dhe Hazbiu nuk ka ma dilemë ku Hazbiu ka qenë direkt i lidhur me shërbimet e huaja që përdornin emigrantë mish për top qe Hazbiut ti shtohej besime në të dy anët por ja që i huaji nuk të lejo që pa fund ti ta mashtrosh

    1. anticensurë says:

      Tdci
      na të kemi mo analfabet??
      e njifke mirë të huajin ti o kutija e mëndjes!!
      hajvan,zbulimi,agjentura nuk shkon me plane dy a pesë vjeçare!!
      kështu që po të ishte si i kishte të sajët këta ministrat,,që thua ti,do ti mbante deri në ditën e fundit të tyre dhe ata që do të vinin pas!!
      një nga fatkeqsitë e demokracisë është shkolla e detyruar!
      çohet me zorr çdo idiot të mësojë shkrim e këndim!!
      e pastaj ec e duro idiotësitë e gomarit të radhës!

  10. Vezhgusi says:

    Prilepi dhe Manastiri nuk eshte Dibra e madhe!

  11. valerjan says:

    Para dy vitesh nji shok nga elbasani me mori per kafe ne Paterson NJ USA , kafe Tirana , me prezantuen me pronarin masi un isha i sapo ardhun , muret e lokalit ishin plot foto takime miqsh ku nder kto ishte fotoja e Xhevdetit un nuk e kisha pa kurr dhe se njof thash , asht Xhevdeti than qe u vra ne shqypni , kishte muej qe Xhevdeti u thoshte shokve se do shkoj ne shqypni sikur do shkonte turist , pronari e kishte kshillue shum her mos shko se ishte shok me te kshtu qe s’shof asgja qe kjo ka ken e msheft nga askush shkuemja e tij ne shqypni .

  12. hahahah
    Grek o Maskara !


    Shkruaj kot ,sepse me duket budallallek qe ala sot ,te budallepset ky opinion
    e kaloj kohen me te tilla idiotlliqe qe hedhin kazaneve karrnavalet e atij vendi
    prandaj nuk zhvillohet ai popull e vend sepse e kalojn kohen me plehrat e kazaneve .
    pika qe s’ju bie merren me nji funderine si Kaqole

  13. Nik says:

    Replik pèr Xhaja! Xhaja pak mè lart pèrmend fakte tè njohura prej njerèzve qè atè kohè punonin nè ambjentet e ministris sè brèndshme dhe i besoj.Duke mos harruar se nè Lushnje atè kohè K/Dege ishte kunati i K,Hazbiut ,loja e kurdisur nga sèrbèt nè itali siç e pèrmend dhe Xhaja u realizua nè mènyrè perfekte kundèr K,Hazbiut.Dua tè theksoj se autori i shkrimit Kaloshi ofendon memorjen tonè kur citon vrasjen e njè polici dhe njè fshatari,polici kishte detyrèn e Shefit ,djal i ri 27 tè vjeç,ka emèr dhe mbiemèr si edhe fshatari,pèrse nuk i kujton me emra Kaloshi?Gjith loja ishte pèr ti hapur rrugèn R,Alisè .Dihet saktèsisht sepse nè organet drejtuese tè Degès sè Lushnjes ka patur disa drejtues tè cilèt e njihnin situatèn dhe kishin urdhèr pèrpara 45 sè ditève se tè zbarkonte banda nè Divjak tè vendosnin polic gjat bregdetit pèr tè kryer shèrbim .Pastaj rraprezaljet qè u urdhèruan nga lart kundèr kunatit tè K,Hazbiut si dhe disa drejtuesve nga ana e hetuesis ishte e orkestruar pèr tè terrorizuar kèta njerèz,ndonjè prej tyre ka patur edhe probleme psikologjike nga presioni i madh,por kush me nder pirdhte pèr shèndetin e njeriut.Nè atè periudh po luheshin letrat e fundit tè njè puçi tè vèrtet sepse mbas eleminimit tè grupit tè B,Ballukut,M,Shehut,K,Hazbiut ,UDB ja jugosllave ishte regjizore e kètij filmi me seri.Nuk ka si shpjegohet ndryshe qè N,Hoxha triunfoj ndaj ish shokève dhe miqève tè burrit tè vet tè cilèt u eleminuan njè nga njè,Zbulimi jonè sekret ka patur problemet e veta qè besoj se ata mbase i kanè analizuar konkretisht .Drejtor drejtorie nè Ministrin e Jashtme i cili firmoste se kush do tè shkonte dhe punonte nè ambasada ishte prej Dibre nga vendi i Nexhmijes,zèrat thonè se fund i viteve 78/9 tè njè person i cili punonte nè njè ambasad nga Lindja e Mesme denoncoj ambasadorin sepse shoqèroheshin shpesh me ambasadorin jugosllav ,dhe Drejtori i drejtoris menjèher denoncuesin e solli pako postale nè shqipèri dhe kèshtu çèshtja u mbyll.Analizoni vet atè periudh miq lexues.

    1. anticensurë says:

      plotësisht i një mendimi me ty!!
      po e kap këtë që ke thënë ti në një pikvështrim tjetër!!e kam përmëndur shpesh në komentet e mija,sidomos me ata që ishin shpresa e shqipërisë dhe që në fund u treguan si të gjithë,sivëllezërit e tyre në të gjithë periudhën e qënjes së shtetit shqiptar!
      me ish ushtarakët,që ulërijnë për shkatërrimin e ushtrisë shqiptare,por që në fakt ishin të parët që ja mbathën nga sytë këmbët!
      sidoqoftë,gjatë periudhës socialiste,komunizmit,thuhej gjithnjë një shprehje,e mbështetur dhe në mënyrën e të bërjes së luftës deri në fund të viteve ’80!
      “shqipëria nuk mund të merret,pushtohet,nga jashtë!ajo mund të “pushtohet” vetëm nga brënda”!
      dhe një gjë e tillë ndodhi!!pasi u shkatërrua çdo lloj besimi në drejtimin e shtetit,me dënimin e njerzve të fundit që mund të bënin diçka për atë vënd,si politikisht dhe ushtarakisht,shqipëria morri tatëpjetën,ose rënjen e lirë!!dënimi i tyre bëri që pjesa e mbetur sado e aftë që mund të ishte,përfshi dh ekarrocierët e bareshat e patave në myzeqe,nuk ishte më në gjëndje të hapte gojën!!frika e përfundimit në një dhomë me “gjykatës” dhe “prokurorë” që kishin dhënë vendimin që para arrestimit,i bënte ata që vegjetonin!!
      nuk kishin as guximin të jepnin dorheqje nga postet e tyre,nuk kishin guximin të thoshin jo në çdo emrim që i bënte partia!!
      të bënin ndryshime në politikën shqiptare!?
      asqë mund ti shkonte në ëndërr askujt,në mënd,nuk ja lejonin vetes!!
      me Tdci replikova më lart,dhe i shkruajta se “agjentuar investon për përjetësi dhe jo sot për nesër”,dhe faktin Tdci e ka tek ata që mbetën pasi agjenturat e huaja,sërbët në këtë rast,i këthyen rreston kadri asbiut,për radiolojat e tij të shkuara!!
      ata agjentë tek të cilët investuan sërbët vdiqën rehat në krevatet e tyre dhe lanë bastardë në pushtet sa të duash!!
      Tdci,investimin sërbo-grek(kuptohet seicili për llogari të tij)e ke në vazhdim e sipër në politikën shqiptare!!

  14. Komikja e kesaj historie qendron ne faktin se ata zbarkuan posht pikes se llokacionit ne Gurin e Gomares ! Kjo do te thot qe dikush ju ka dhen, garanci per tu futur nga “dera ” ! A mos ishte vall,komandant i kesaj pike strategjike nje Minoritar Grek,i cili per tu ber antar Partie, kishte mohuar Kombesin dhe bente sikur nuk fliste Greqishti ?! Ky repart i Marines kishte per detyr, mbajtjen nen kontroll te objekteve ujore nga Sazani deri ne Durres,dhe Komandanti “Zhaba” sic e therrisnin Marinaret me perbuzje,ishte mjeshter per te korruptuar Kokat e Komandes se Durresit,pervec Komandantit te Bazes te nderuarit R.Bali ( te cilin Berisha u munda ta fuste ne burg me nderrimin e sistemit) . Dy shefat e Sigurimit te Bazes,Komandanti i llokacionit te Bazes Durres,dhe shum te Oficera te tjer,sa her do te shkonin me sherbim ne Gur te Gomares,si vemje te uritura,do te mbushnin qantat ushtarake me Konservat qe ishin norma ushqimore e marinareve,dhe nuk do ju mjafonte vetem vjedhja,por do ju duheshin edhe Marinaret per te mbajtur qantat e shpines,dy or rrug ne kam deri tek stacioni i trenit.Ne qe e jetuam ate sistem,e pam se sa i dobet ishte morali i Ushtris son,dhe nuk kshte rrug tjeter perpos degradimit dhe shkaterrimit te Ushtris,dhe Shtetit Shqiptar.

    1. Nik says:

      Replik pèr Edmond kodèr Rrèshen! E vèrtetuar 100% qind se ishte pèrgatitur eleminimi i kuadrove qè kishin popullaritet nè ministrin e brèndèshme dhe atè tè mbrojtjes.Jam mè se i bindur pèr zbarkimin e tyre nè Divjak kishin vendos 45 dit mè parè tè kontrollohej vendi.Dikush nga lart e njihte situatèn dhe planin pèr zbarkim.Hetuesit e asaj kohe nuk kanè faj sepse ju pritej koka prandaj ushtruan shumè presion ndaj disa kuadrove tè Degès sè brèndshme tè Lushnjes,qèllimi ishte nga lart tè krijonin terror psikologjik dhe ja dolèn sè bashku me UDB èn.Edhe tani aktualisht nuk jemi tè bler?E deklaroj hapur ish Ministri i jashtèm grek Kozias se paguanin miljona eur pèr gazetar,tv,etj etj nè shqipèri pèr tè propaganduar nè favor tè tyre,a nuk quhet ky veprim rrjet spiunazhi i paguar nga grekèt?Po pèr zbulimin sèrb çfar njohurish kemi pèr situatèn e sotme,sa ka ndikuar dhe ndikon nè Kosov Shqipèri Maqedoni dhe Mal tè Zi ish UDB ja?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje