Gjykata e Posaçme ka rrëzuar për të disatën herë kërkesën e mjekut të njohur Edvin Prifti për ndryshim të masë së sigurisë “Pezullim nga detyra”.
Ish-shefi i repartit të Kardiokirurgjisë, po hetohet nga SPAK nën dyshimet se ka abuzuar me tenderat në qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Kardiokirurgu është nën hetim prej muajsh, për korrupsion e pastrim parash, pasi ra në rrjetën e përgjimeve teksa prokuroria hetonte rastet e korrupsionit në gjykatën e Krujës, ku sekretarja e këtij institucioni fliste për ryshfet për operacionin e nënës.
Kujtojmë që gjatë një kontrolli të zhvilluar në zyrën dhe shtëpinë e mjekut e gjendën shuma të mëdha parash për të cilat mjeku nuk dispononte asnjë burim zyrtar që mund t’i justifikonte.
Mjeku Edvin Prifti u lirua nga burgu në muajin mars si vendim i Gjykatës së Posaçme të Apelit, ndërsa pak kohë më parë SPAK kërkoi rikthimin e tij në qeli.
Te dhjefsha drejtesine qe liron nga burgu ata qe vjedhin miljona dhe denon hallelinjte. Ky eshte nje kriminel i ndyre qe duhet bere shembull po kush ta bej horrat e cdrejtesise….??
Ore nje mjek nder me te miret ne bote pse kerkon te kthehet ne spitalin publik? Nje i madh si ai ben mrrekulli ne privat. Jepi. Shtrengohu.