Sali Berishën e votojnë kundër edhe në portalin e familjes së vet

15 Shtator 2021, 10:53Politika TEMA

Portali i familjes Berisha ka hapur një sondazh, ku pyeste njerëzit nëse janë dakord apo jo, me përjashtimin e Sali Berishës nga Lulzim Basha.

Sondazhi natyrisht që do të ishte pro Berishës, pasi portal në fjalë lexohet nga fanatikët e tij.

Por çuditërisht, gati 30% e ndjekësve të portalit të familjes Berisha, kanë qenë dakord me vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar Berishën nga Partia Demokratike.

Portali në fjalë e ka publikuar si lajm, sikur 73% e shqiptarëve janë kundër përjashtimit të Berishës nga Basha, ndërkohë që bëhet fjalë thjesht për ndjekësit e portalit të familjes Berisha.

Se nëse do të kishte Berisha 73% shqiptarë që e donin, nuk do të ishte sot në opozitë dhe i braktisur nga të gjithë, madje dhe nga vetë partia e tij.(TemA)

2 komente në “Sali Berishën e votojnë kundër edhe në portalin e familjes së vet”

  1. Kalec Dega says:

    Jo bre….pse akoma se ka fut ne burg Edveri?
    =
    lol

  2. Ganiu says:

    Po beni dhe ju te Edi Rames nje sondazh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje