FOTOT: “Braktisi” të dashurën e tij seksi Gigi Hadid, ja çfarë ka ndodhur me Zayn Malik

15 Shtator 2021, 15:13Lifestyle TEMA

“Met Gala” 2021, prej disa ditësh ka qënë kryefjala e medias rozë. Të gjithë pjesëmarrësit shkëlqyen me pamjen e tyre dhe një prej tyre ishte edhe Gigi Hadid. Modelja 26 vjeçare dukej mahnitëse e veshur me Prada.

Megjithatë u vu re se Gigi ishte vetëm në event, ndërkohë që pritej të ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj Zayn Malik.

U spekulua se kjo mund të ishte një sinjal që tregonte një krisje në mardhënien e tyre por e vërteta është komplet ndryshe.

Zayn ka deklaruar se evente të tilla nuk janë për të. Në intervistën e dhënë për revistën amerikane “GQ” ai u shpreh, “Nuk është diçka në të cilën do të shkoja. Më mirë të ulem në shtëpinë time, të bëj diçka produktive, sesa të vishem me rroba të shtrenjta dhe të fotografohem në një tapet të kuq , nuk dua të mburrem ‘Më shikoni, ai në tapetin e kuq jam unë’! Kjo nuk është për mua.”

Por si duket, e dashura dhe nëna e vajzës së tij nuk mendon njësoj. Ajo shkëlqeu në pjesëmarrjen e saj në “MET GALA” dhe ja doli të ishte në qendër të vëmendjes.

Hera e fundit qe Zayn mori pjesë në “Met Gala” ishte viti 2016, me Gigi-n, por prej asaj kohe nuk është parë më në eventin e përvitshëm.

1 komente në “FOTOT: “Braktisi” të dashurën e tij seksi Gigi Hadid, ja çfarë ka ndodhur me Zayn Malik”

  1. wdmcnefjlvlidflj nasxbcjhasdvcjhbsdn sdmnc
    mna sdjcb shdbckjsdckj sd sn ns dn sdc sd cjsdncjsndcn
    mns cmnsd cmns dmn sdmnc mnsd cmnsd cmns dcmn sdmc n

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje