Osmani: Me Serbinë nuk do të bisedojmë asnjëherë për integritetin territorial dhe statusin e Kosovës

15 Shtator 2021, 14:05Rajoni TEMA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ritheksuar se në dialog me Serbinë nuk do të bisedojnë për integritetin territorial të Kosovës, dhe për pavarësinë e cila është shpallur më 17 shkurt 2008.

Këtë deklaratë Osmani e bëri gjatë një diskutimi në Rrjetin për Politikë të Jashtme (DGAP), në një bashkëbisedim për të ardhmen e Kosovës me ambasadorin Ëolfgang Ischinger, ndërsa u shpreh se Serbia ka refuzuar çdo propozim dhe është e fokusuar që ta paraqesë Kosovën keq ndërkombëtarisht.

“Serbia ka refuzuar çdo propozim dhe është fokusuar në fyerje të tmerrshme gjatë procesit të negociatave… Serbia ende po përpiqet ta bëjë Kosovën të duket keq”, tha ajo.

Presidentja shtoi më tej se në dialog asnjëherë nuk do të bisedojnë me Serbinë për disa tema.

“Ne kurrë nuk do të pranojmë të negociojmë integritetin territorial, ne nuk do të ndryshojmë strukturën tonë për të krijuar shtresa të tyre qeverisëse që ngjajnë dhe mund të na çojnë në ‘Republika Srpska’ ose në një republikë tjetër, dhe natyrisht ne nuk do të negociojmë statusin e Kosovës i cili është zgjidhur një herë e përgjithmonë me Deklaratën e pavarësisë më 17 shkurt 2008″, deklaroi Osmani.

3 komente në “Osmani: Me Serbinë nuk do të bisedojmë asnjëherë për integritetin territorial dhe statusin e Kosovës”

  1. Sqepari says:

    Te lumte, kjo eshte pergjigja e duhur!

    1. Apo jo sqepar? says:

      Problemi eshte te vizioni e dashura Osmani. Kur nuk ke vision se cdo bisedosh flet per ato qe nuk do bisedosh. Kjo eshte me e lehte sepse lista per ato qe nuk do bisedosh eshte shume e gjate. Pershembull ne kete list mund te flasesh dhe mund te thuash se “asnjehere nuk do besh seks me Vuciqin”, qe ne na e ben zemren mal, njelloj si ketij sqeparit qe me shume duket si hu gardhi.
      Me thene te verteten kohet e fundit ke filluar te kesh ca ndryshime nga Kurti, qe dihet se kush eshte. Kjo me ben te mendoj se nuk e ke ngrene “hallven e prishur”, po akoma je e indoktrinuar nga llafet politike te “patriotizmit” te Kurtit qe kerkon te mbuloje veprimtarine e tij kunder Kosoves….

  2. ILIRËT says:

    Por, tani është puna se nuk duan serbët të bisedojnë me ju për integritetin territorial.
    Ata Veriun e Kosovës, pra 1/3 e sipërfaqes së Kosovës e muarën.
    Atje ju nuk ju lejon njeri të hyni. Asqë keni asnjë autoritet.
    Ah, po keni. Ju paguani dritat, ujin dhe taksat serbëve.
    Ndërsa Lugina e Preshevës, pas 30 vjetësh nuk ka më shqiptarë.
    Medvegja dhe Bujanovci, nuk ka më. Mbahet vetëm Presheva.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje