Merkel i krijoi hapësirë Beogradit për të mos pranuar Kosovën

15 Shtator 2021, 09:52Rajoni TEMA

Nga Enver Robelli

E pyetur nëse Beogradi duhet të pranojë Kosovën para se të hyjë në BE, kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë vizitës në Beograd tha:

“Disa çështje zgjidhen tek në fund të procesit. Çdokush e di që Kosova nuk është e pranuar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së”.

Këtu Merkel nuk i bën presion Serbisë për ta pranuar Kosovën, por duke rrudhur supet thotë: po Kosovën as 5 shtete të BE-së nuk e pranojnë, rrjedhimisht pse ta pranojë Serbia?

Ajo s’ka nevojë ta thotë këtë hapur, mjafton të nënkuptohet. Në vijim të deklaratës së saj Merkel tha se “me siguri nuk ka kuptim që të flitet në mënyrë permanente për problemin e fundit, para se t’i qasemi problemeve të tjera”.

Për Merkel njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është “problem i fundit”, jo i pari. E rrezikshme ishte edhe një paralele që Merkel bëri në Beograd.

Ajo tërhoqi vëmendjen se sa gjatë është dashur të presë Gjermania derisa me marrëveshjen “dy plus katër” më 1990 “u krijua qartësi”.

Kjo marrëveshje mes dy Gjermanive, Bashkimit Sovjetik, Francës, Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve hapi rrugën për bashkimin e Gjermanisë.

Krahasimi i pritjes së Gjermanisë për bashkim me pritjen e Kosovës për pranim nga Serbia është absurd.

Gjermania është ndarë pas Luftës së Dytë për arsye që dihen. Kosova, ndërkaq, ka qenë viktimë e agresionit serb. Siç shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung” nëse si masë merret përfundimi i Luftës së Dytë Botërore më 1945 dhe nënshkrimi i marrëveshjes “dy plus katër” më 1990 dhe nëse kjo masë vendoset në raport me qershorin e vitit 1999, kur Serbia e humbi kontrollin mbi Kosovën, atëherë Beogradi gjendet në vitin 1967.

Sipas kësaj logjike dhe po qe se historia e Gjermanisë është masë kohore, atëherë Serbia ka kohë ta pranojë Kosovën deri në vitin 2044, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung” me sarkazëm.

11 komente në “Merkel i krijoi hapësirë Beogradit për të mos pranuar Kosovën”

  1. Neutrino says:

    Gomarin e nxjerr i zoti nga balta. Kosovarëve ju është dhënë mundësia qindra herë të krijojnë një shtet të besueshëm që edhe partnerët si Gjermania të kenë më shumë argumente në dorë për të bërë presion ndaj Serbisë. Juve dhe shumë idealistëve ju gënjen mëndja se Evropa dhe Gjermania kanë më shumë xhan Kosovën sesa Serbinë. Interesat gjeopolitike janë në majën e piramidës në krahasim me dashuriçkat ndaj kosovarëve. Merkeli ka bërë shumë për Kosovën brënda mundësive të saj. Por kur llapaqenët në Prishtinë meren kush vodhi më shumë pula dhe kush është më bos se tjetri, nuk ju bën derman as dreqi. Serbia ka treguar që është më lart se gjithë tufa e gomarëve në krye të Kosovës. Tregoji edhe njëherë që për serbët ju jeni dhe do të mbeteni druvarë. Pastroni njëherë halet që ju kanë mbushur trutë, pastaj qahuni se pse Merkeli nuk ka aryse ta prishë me Beogradin. Në fund të fundit të gjithë e dinë, se nuk ka politikan në Serbi që të luaj me zjarrin e njohjes së Kosovës. Ju, me në krye mazohistin marksisto-mysliman Al Bin In vazhdoni të kafshoni Shqipërinë, ndërkohë që serbët po ju tërheqin nga hunda mu përpara syve nga ana tjetër e urës. Nuk jeni as për vete, e as për fqinjët. Na keni rënë për pjesë dhe nuk kemi se çfarë t’ju bëjmë.

    1. Kalec Dega says:

      Jo bre, mikesha e Edverit dhe shqiptareve…..!
      =
      Kjo puna e Merkel, si Edrogani me Shqiperine qe investimet i ben ne Serbi dhe ne Shqiperi vetem xhami do te ndertoje…sepse jemi te qut ne shqiptaret dhe kemi nje Lider Gomar si silder, lol

  2. Visi says:

    Merkel në fillim i ofroi vendin e liderit në Ballkan Edi Ramës (rrjedhimisht shqiptarëve) por Edi Rama me vullnet ia dorëzoi Vuçiçit dhe Serbisë ,prandaj Merkel s’ka pse bëhet më katolik se Papa.Anadaj edhe të gjitha investimet gjermane u orientuan në Serbi ndërsa Shqipërisë i mbeti vetëm “i Gjati”.

    1. Neutrino says:

      Hahahaha. Fluturon, fluturon, ….gomari. Hajde analist hajde. Ke cila hale mediatike e ke lexuar këtë teori mor Vis?

    2. ??? says:

      I analizove rrethanat me saktesi duke perdorur mendjen , por i gjete shkaqet ” si shqiptar tipik ” duke perdorur sopaten .

  3. Lindner says:

    Merkeli eshte kal troje i rusise ne europe dhe nato. hic me shume, as me pak. Mjafton te permendesh North Stream. 16 vjet ne gjermani nuk beri asnje reforme, por rrinte si hu gardhi neper konferenca. Partia e saj eshte katandisur nga 45% ne 19%. Gjermanet e mbajten per te njejten arsye si shqiptaret ramen; skishin alternative. E vetmja gje per te cilen do mbahet mend eshte hapja e kufijve 2015. Per kete eshte bere heroina e refugjateve kudo ne bote. Por edhe per kete eshte bere pishman kur deklaroi se “po te kisha mundesi do ta ktheja kohen mbrapsh”. Vetem ky hajvani yne nuk e di kete dhe ja permendi 2015 me mburrje ne mes te konferences se shtypit. Rr.K.

  4. GRANITI NE FLAKE E BARUT ATEHERE KUR ATDHEU I THERISTE ATDHETARET. says:

    SHPIRTAT E SHITUAR I BEJNE AANALIZAT SIPAS ARSHINAVE DHE DESHIRAVE QE I KANE.E NE KETE RAST KY PO DEL SE ESHTE ANTI KOSOVAR I PERBETUAR.

  5. . says:

    Politika eshte shkence edhe art ku dihet mire qe serbet jane politikanet me te medhej te botes mbas Izraelit. Shqiperia nuk ka politikane te vertete te mbrojne interesat e saj jane te gjithe te korruptuar kjo gjendje vazhdon qe prej 1992. Si nje shtet pa asnje autoritet por i korruptuar plotesisht Evropa me lideret e saj me te fuqishem si Merkel luftojne per interesat e vendit te tyre, ekonomine e tyre si primare . Politika ndermjet shteteve te Ballkanit duhet te jete zgjidhja e tyre Evropeanet jane shume te paramenduar ne cdo teme. Demokracine mos e prisni nga Merkeli ajo vjen nga ndryshimi i mentalitetit dhe e tolerances ,duhet kulture, ndergjegjesim, tolerance dhe largpamje keto jane qe duhen megjithese ne jemi shume larg nga niveli i duhur i nje mendje si Shqiptare dhe per dashurine per vendin tone.Te huajt e konsiderojne vendin e tyre si gjithcka shkojne ne pushime si franceze apo italiane dhe kthehen ne vendin e tyre si Italiane. Ne vendin tone cdo gje eshte e transformuar po cfare eshte me e keqja politiken e bejne qeveritaret me inisiativat e tyre pa u keshilluar dhe populli eshte i abandonuar si nje turme e pa rendesishme kete e tregon niveli i jetes 29 vjet ne mutokraci pa asnje ndryshim ne mireqenien e saj.

  6. A mundesh ta pergenjeshtroshe? says:

    Merkeli ka patur shume drejte dhe ky gazetari qenka gomar i teri. Kosova duhet te loboje me shtetet qe nuk e kane njohur akoma ne BE, pastaj te kerkoje njohjen nga Serbia; si mund ta njohe Serbia para antareve te BE-se?! Nje çudi apo lajthitje e qellimeshme. Por Albini mendon gjithenje se meqense Amerika dhe BE e çliruan Kosoven nga Serbia, ato kane detyre qe ti sherbejne Kosoves per çdo gje deri edhe ti çojne makaronat ne shtepi.
    Shume flasin e gerthasin me te drejte apo pa te drejte qe Amerika u a la talibaneve Afganistanin, por e degjuat nje fjale te presidentit amerikan? Kur afganet vete nuk e duan pushtetin e tyre dhe nuk luftojne per te ta mbrojne por korruptohen, perse Amerika do te eksoprtoje demokraci dhe pushtet atje? Ne i mbeshtetem, ata duhej ta mbanin! Prandaj me Albinin Kosova rrezikohet qe te shkase sepse nuk eshte ne kushtet e Afganistanit qe ishte antar i OKB-se dhe ata qe erdhen ne pushtet jane perseri vendas afgane, por eshte as ne qiell e as ne toke. Ne Kosove, qeveria punon si ne kushte normale, kur akoma Kosova eshte zyrtarisht ne preambulen e kushtetutes serbe. Albini me Vjosen kerkojne qe te denoncoje gjenocidin Edi Rama, ndersa ata te mbajne vetem pushtet mbi kosovaret, duke dashur qe te nxjerrin inatet e Sali Berishes dhe Ilir Metes. Albini vjen e ben edhe fushate ne Shqiperi te rrezoje Edi Ramen ne mbeshtetje te Saliut, ndersa gjynaqaret shqiptare mbreme tek Eni Vasili kane filluar e riaktivizohen si i bir Qamilit, Arben Malaja, “vellai” Kastriot Islamit, deputetit te Sali Berishes dhe i binjakezuari me Tritan Presh Shehun, duke thene se nuk ka shkele kushtetuten! Bile duke insistuar. Arbeni eshte bere bastarde nga ish ne ps; pse nuk shikon njerezit me kulture dhe integritet si Hetem Ruka qe merren me shkence, por ne Shqiperi gjithe te pa aftet si Arbeni qe ja tha nje here keshilltarja e Berishes ne emision direkt qe ke dale me noten 7 dhe perpiqej, te merren me politike. Prandaj vuan Shqiperia. Shiko Tritan Shehun qe i vjen keq per Shqiperine dhe shqiptaret: e veshi nje dite bluzen e bardhe si mjek ne kete katastrofe boterore?! Keta jane ata qe vdesin per Shqiperine dhe shqiptaret qe mbeshtesin Albin Kurtin qe dhe ne burg ne Beograd, kur shqiptaret e tjere rriheshin nga policet serbe, ky jepte intervista neper radio dhe televizionet e Beogradit! Prandaj, o gazetar Rrobelli, te kam lexuar dhe ndonje here tjeter dhe je ne nje linje me ata qe bejne diversion, nuk perfaqeson pushtet te katert si Mero Baze. Mund te jete i lig per ndonjerin, por nuk eshte i lig me te verteten, nuk eshte i lig me Shqiperine, me voten e popullit qe perfaqeson demokracine dhe lirine ne kushtet tona, duke i mbrojtuar ato me zgjuaresi dhe konsekuence. Prandaj, zoti Rrobelli duhet te reagosh brenda vetes ti dhe Albini se Merkel la te kuptohej ajo qe egziston dhe deri tani s’ka ndryshuar: Doje ti ti thoshte Vuçiçit qe njihe Kosoven sot se s’ikij une nga Beogradi pa e njohur? Ate vetem nje burre e ka bere dhe ai quhet Edi Rama qe ti dhe shpura juaj doni te hidhni balte mbi te se ashtu jeni gatuar. Te me falin ata qe me keqkuptojne por duhet ta shohim ne sy te verteten sot. Mua s’me lidh asgje as me Edi Ramen, as me Sali Berishen, as me Albin Kurtin e as me ndonje tjeter, po fare, aman, veç me behet zemra mal kur shikoj transformimin e Shqiperise ne nje vend si gjithe te tjeret.

    1. Aha says:

      “Albini vjen te beje edhe fushate ne Shqiperi te rrezoje edi ramen…”. He de thuaje. Aty e keni inatin me te. Per ramen dhe oborrin e tij vetem pushteti ka rendesi. Shqiperi dhe kosove ne dreq te vene. Edhe ty ore zoteri te lidh qe cke me te dicka me ramen dhe pushtetin e tij, se kaq qorr nga syte per te pare ku eshte katandisur shqiperia me mbi gjysmen e popullsise ne emigracion zorr se mund te jesh.

  7. ndue says:

    Shume mire ja ka bere se me kete qeveri te ndyre qe ka Kosova nuk mund te ec perpara, kot nuk thone qe jane te trashe……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje