Pas heqjes së tumorit, Pelé gati të dalë nga terapia intensive

14 Shtator 2021, 18:03Rajoni TEMA

Legjenda e futbollit brazilian dhe atij botëror, Pelé është gati të dalë nga pavioni i terapisë intensive, në spitalin e Sao Paolos, aty ku përpara disa ditëve i’u nënshtrua operacionit për heqjen e një tumori në zorrë.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, gjendja shëndetësore e 80-vjeçarit duket e qëndrueshme dhe lajmet e mira u dhanë nga një prej vajzave të tij, Kely Nascimento.

Ajo publikoi një mesazh në gjuhën portugeze dhe një në anglisht, në faqen e saj në Instagram, e shoqëruar me një fotografi të yllit brazilian të futbollit duke buzëqeshur.

“Është mirë pas operacionit, nuk ka dhimbje dhe është në humor të mirë. Ndoshta vetëm pak i bezdisur sepse mund të hajë vetëm xhelatinë, por do të rezistojë”, shkruante Kely.

Vajza e atij që cilësohet si një prej futbollistëve më të mirë në histori, njoftoi gjithashtu se në ditët e ardhshme Pelé do të transferohet në një tjetër dhomë të repartit dhe më pas do të kthehet në shtëpi.

Sipas raportit më të fundit të spitalit, i cili u publikua të premten e kaluar, Edson Arantes do Nascimento, “po rikuperohej në mënyrë të kënaqshme, ishte aktiv në biseda dhe paraqeste shenja jetësore brenda kufijve normalë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje