Berisha nis “revolucionin”: Ditë e zezë për Shqipërinë, sot betohet kreu i Meduzës së krimit

16 Shtator 2021, 18:25Politika TEMA

Sali Berisha ka nisur ditën e sotme të ashtuquajturën “Foltore” me demokratët, pas vendimit më të fundit të kryetarit të PD, Lulzim Basha për ta lënë jashtë grupit themeluesin e Partisë Demokratike.

Sali Berisha e ka nisur fjalën e tij me akuza të ashpra ndaj kryeministrit, duke e konsideruar ditën e sotme si të zezë për vendin, për shkak të betimit për herë të tretë në krye të qeverisë të Edi Ramës, që sipas tij e ktheu Shqipërinë në një narkoshtet.

“Pas themelimit të PD foltorja e shtatorit 2021 është përpjekja më e rëndësishme dhe historike e juaja për një parti më të bashkuar, më të fortë, më të hapur, më të sigurt për të ardhmen e saj. Kjo foltore nis në një moment më kritik se çdo kohë tjetër për Shqipërinë.

Sot në parlament betohet për të tretën herë kreu i meduzës së krimit të organizuar. Një gangster që nuk njeh normë e ligj, por që ndërtoi në këtë tokë narko-shtetin e parë në Europë. Sot është ditë mynxyrë kombëtare me betimin për herë të tretë të Edi Ramës si kryeministër, pasi ai në 8 vite ka mjeruar shqiptarët.

Sot shqiptarët paguhen 30% më pak se qytetarët e Kosovës. Sot është fatkeqësie e madhe sepse betohet njeriu që me vjedhje, në zgjedhje, taksa e tatime, PPP, e ka ngjitur vendin në çatinë e botës për korrupsion. Sot është ditë fatkeqësie, kur në parlament betohet njeriu që e shndërroi Shqipërinë në qendrën e organizatave kriminale.

Sot është ditë e vështirë, në parlament betohet njeriut, i cili duke zbatuar politika antishqiptare, detyroi në 5 vite të largohen nga Shqipëria 520 mijë njerëz”, u shpreh Berisha.

5 komente në “Berisha nis “revolucionin”: Ditë e zezë për Shqipërinë, sot betohet kreu i Meduzës së krimit”

  1. Taulant says:

    Eshte pergjegjesia jote qe lulzuan kriminelet Nano e Rama.

  2. Muhameti says:

    Keshtu thua ti , por cfare thote populli qe i dha voten per mandatin e trete, Sa per narkoshtet ke Lazaratin apo harrove.

  3. goliku says:

    Sali NON GRATA i shpall lufte Amerikes njelloj si shoku Enver…..

  4. Nga Republika Autonome e Lazaratit , kishte ne takim , ky simbol i drejtesise e pastertise ,qe amerikanet me te pa drejte e kane cilesuar si simbol i korupsionit dhe minues i demokracise ???

  5. rexha 10 says:

    DITA ME E ZEZE PER SHQIPERINE DHE SHQIPETARET E VERTETE ,DHE JO PER SHQIPTARET E SHITUR DHE AGJENTE TE HUAJ ESHTE ARDHJA NE PUSHTETE E XHELATIT TE KOMUNIZMIT SALI BERISHA ME MAFIEN E TIJE .DHE TANI NUKE PO BENE GJE TJETER ,VECSE PO KERKONE ME MARRE PUSHTETIN DUKE ELIMINUAR ATE QE TE KANE KONSIDERUAR SI BABE.A E IMAGJINONI QE DEMOKRACINE NE SHQIPERI TA SJELLI SALI BERISHA ,DRITAN SHEHU ,NERITAN CEKA,GRAMOZ RUCI,ILIR META ,I BIRI I XHELIL GJONIT Gjin Gjoni ,etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje