Nga Aranit Muraçi
Përpjekja e fundit e Sali Berishës për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së, me qëllim që të shprehet pas vendimit (antistatutor siç e quan ai vetë) të kryetarit Lulzim Basha, fill pas përjashtimit të papritur nga grupi parlamentar demokrat, do të jetë edhe përpjekja e tij e fundit në karrierën e gjatë politike që do të mbyllet me rezistencën gati ‘heroike’ para kapitullimit pa kushte ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përpjekjet e fundit për rezistencë e Berishës para se t’ju dorëzohet amerikanëve mbi akuzat që i janë ngritur bëhen me arsye prej tij, që ai të fitojë sa më tepër kohë, ose që të fitojë amnisti përmes ndonjë kompromisi të mundshëm politik, ose të harrohen akuzat e rënda që mori (qoftë edhe politike) përmes ndonjë zhvillimi të jashtëzakonshëm, në Shqipëri ose në botë (ndonjë luftë e papritur, apo fatkeqësi si tërmeti, pandemia, 11 shtarori 2001 etj).
Kuptohet nga këmbëngulja e fundit se Berisha me stilin e tij autoritar të lidershipit e ngriti dhe po e mban PD-në, për ineresin e tij personal, si dhe për të mbrojtur veten në çdo kohë ndaj çdo rreziku që i vjen, nga brenda apo jashtë vendit.
Nuk ka dyshim se ai ‘luftën’ e nisur me SHBA-të do ta humbë, ndoshta me qëndresën që po mban kërkon një humbje sa më dinjitoze.
Berisha beson se misioni i Lulzim Bashës në krye të partisë së parë pluraliste që ai drejtoi për 22 vite ka përfunduar, ditën kur kryetari demokrat kapitulloi para presionit amerikan, ndërkohë që ai po e vazhdon ende rezistencën.
Por nëse e ndërmerr një nismë të tillë, para se të shkarkohet Lulzim Basha, ish-kryeministri dhe ish-presidenti që drejtoi Shqipërinë për 13 vite rrezikon t’ju dorëzohet amerikanëve si i pandehur mbi akuzat që i janë ngritur, bashkë me kryetarin e ri të mundshëm. A mund të besohet se DASH i ngre akuza pa asnjë bazë?
Prandaj edhe rivalët e hershën dhe të fundit për kreun e PD-së si Bamir Topi, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi etj, nuk duan të përfitojnë aspak nga kjo situatë për të rrëzuar Bashën dhe për ta zëvendësuar atë në PD, nën bekimin e Berishës, sepse secili e kupton që është mision i pamundur për ta mbrojtur këtë të fundit ndaj SHBA-ve.
Vetëm një militant që ushqehet me barin e përmendur nga Yuri Kim pak kohë më parë mund të besojë se Berisha po kërkon të rimarrë vërtet PD-në, për të shpëtuar të djathtën dhe popullin shqiptar nga rreziku i imperializmit amerikan mbi demokracinë si model që ngriti, ose nga ‘Soros-Rama’ siç pëlqen ai sot të identifikojë ndryshe nga regjimi i kaluar politikën e jashtme të SHBA-ve në Shqipëri.
Fakti që i tërë grupi parlamentar demokrat e ka braktisur Berishën, pas vendimit të Lulzim Bashës, shpjegohet me disa fakte që kanë mbërritur në selinë blu mbi vendimin e DASH për shpalljen “non-grada” të ish-liderit demokrat pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Lulzim Basha nëse nuk do të përjashtonte Berishën, u kërcënua se do të shpallej edhe ai zyrtarisht “non grata” nga SHBA. Berisha përpos përplasjeve politike kur ishte në pushtet, pas daljes në opozitë është identifikuar nga SHBA si ideator i djegjes së mandateve, i protestave të dhunshme, dhe fajtor për nxitjen e Bashës që të ndiqte rrugë të paligjshme financiare lobimi, vetëm që të realizonte një foto me Trump. Po ashtu Berisha është identifikuar si një ndër të apasionuarit për pengimin e projektit më të madh Amerikan në Shqipëri, atë të Reformës në Drejtësi. Prandaj Berisha pikërisht pas përjashtimit beson se Basha e ka tradhëtuar.
Lulzim Basha i fitoi bindshëm zgjedhjet për herë të tretë në krye të Partisë Demokratike, pas pesë humbjeve radhazi (tre në fakt sepse u zgjodh pas rënies së PD-së nga pushteti dhe në një palë zgjedhje nuk hyri) madje nën bekimin e Berishës, pasi ishte zotuar se do ta mbronte atë edhe pas shpalljes “non-grata”. Ai u votua gjerësisht nga anëtarësia edhe pse pati kontestime, por jo nga Berisha, i cili mund ta kishte shkarkuar nën çdo kohë tjetër. Berisha qartësisht me mbështetjen e pakursyer që i dha Bashës ra në kurthin e amerikanëve.
Sido që të jetë ecuria në PD, Basha do të drejtojë opozitën të paktën, edhe në një palë zgjedhje: që do të jenë ato lokale dhe që pritet të zhvillohen në pranverë, ose në momentin kur ai dhe partia e tij të jenë gati.
Nuk përjashtohet premtimi për marrjen e pushtetit në tavolinë të disa bashkive pas zgjedhjeve lokale, apo disa institucioneve që kërkojnë kompromis politik.
Basha para se të përjashtonte Berishën, i dinte shumë mirë pasojat. Partia Demokratike me Berishën jo vetëm nuk vinte dot kurrë më në pushtet, por rrezikonte të tkurrej deri në shpërbërje.
Për këtë arsye përpjekja e fundit për shkarkim po forcon pozitat e Bashës, i cili, sa më tepër që do të sulmohet nga Berisha aq më të fortë do të ketë përkrahjen perëndimore për mbijetesë në politikë.
Nëse nuk ia del që të jetë bindës në shansin e fundit dhe të vërtetë që ka marrë si garanci nga perëndimorët, Bashën më tej mund ta konkurojë vetëm një e djathtë e re, më premtuese dhe pa lidhje me Berishën, e cila natyrshëm do të kërkojë edhe ajo kohën e saj.
Komunisti Berisha, perhere e me shume zbulon Stalinin ne vetvete. Urrehet kaq shume nga komunistet e Temes sepse i tradhetoi gjoja….LOL
=
Lufte brenda celulave te PPSH….=
=
Si mund te jete e mundur te qenit fshatar maloq/lab dhe demokrat…ne Shqiperine Bolshevike!
Cfare kuptimi ka shenja e barazimit (=) ne fjali?
Po mire non grata ishte dhe Gramoz Ruci dhe te tjere prej disa vitesh,por nuk i hante palla hic kryetar kuvendi kaq vjet?!Ali Ahmeti dhe te tjere ne Maqedoni,Kosove dhe ishin njekohesiht ministra.Perse ja ben Sales kaq te madhe,ai deputet i thjeshte eshte as post asgje plys ka 8 vjet i ikur.Eshte dhe moshe e vjeter,aq me teper eshte di eshte malok ,ka nje koperture si krijues i pare i nje Partie dhe ardhjen e pluralizmit dmth nje figure sado me drite hije.Gjithsesi nqs ishin goditur dhe figurat famekeqe te Rilindjes qe jane kapur hapur me veprimtari kriminale droge,lere pastaj korrupisionion qe eshte asgje si akuze ne Shqiperi.Eshte nje situate shume e shpifur
Sali Berisha,ky njeri i 40 fytyrave, i 40 kusureve qe i ka shkatuar ketij populli, po mundohet qe para disa idhetareve sylesh te pd-se ,pse jo edhe ndoshta medioker e injorant ne mendime ,kekon tu zerviri 40 genjeshtra e shpifjesh si te verteta. Por ky Sali Ziu, do dalka edhe neper shqiperi qe te shperndaje keto 40 genjeshtrat e tij dhe syleshet apo mediokrit e zbritur nga malet,por jo per faje te tyre qe koha i ka lene prapa,por rruga afer 40 vjecare e e Saliut,te cilit i besojne edhe fjalen qe mund te thote se pordha ,apo fenda e tij ka ere trendafili dhe ata te thone pa nje pa dy,madje me vendosmeri se pordhet e Saliut kane ere trendafili. Si ka mundesi,pervec sylesheve dhe mediokreve, te pranojne se Saliu prej kaq e kaq vitesh nuk e paskerka njohur se cili ishte Lulzim Basha. Po cili e pruri Lulzimin nga hartimi i dosjeve te UCK ne KOP?
Cili e emroi minister te drejtesise, minister te jashtem, minister i brendshem, minister transporti, Kryetar te bashkise Tirane, Kryetar te pd-se ? A me te vertet duhen besuar fjalet e Saliut se nuk eshte ai qe ka mar vendimet ne PD ? A me te vertet duhet besuar se Lulzimi mori vendimin per largimin nga parlamenti? Jo vetem u mor me bekimin e Saliut,por edhe te Ilir Metes. A me te vertet duhet besuar se Lulzimi ,djali politik i Saliut mori vendimin per mos pjesmarrjen ne zgjedhjet vendore? A me te vertet ,o sylesh e medioker e besoni se Saliu nuk ka nderhyre dhe vendosur per emrimin e Lulzimit kryetar partie ? Pse e thot sot Saliu se ,ai qe hymbet zgjedhjet jep doreheqjen. Pse nuk reagoi Saliu pas 5 humbjeve radhazi te Lulzim Bashes dhe PD-se? Pse doli sot kunder Lulzmit ,kur ai e perjashtoi nga grupi parlamentar dhe pse jo i detyruar per te shpetuar partine e tij? A me te vertet,o sylesher dhe medioker Lulzimi e beri nga deshira e tij perjashtimin e Saliut ? Si ka mundesi ,o medioker e sylesher te PD-se qe pranoni se Saliu nuk e ka njohur Lulzimin me pare ,por sot qe e shporri nga partia ? Jo,jo ,saliu per te shpetuar lekuren mohon edhe babane,ashtusi ka mohuar ditelindjen e sakte, apo mohoj baxhanakun kur u vra ne Gerdec. A ka njeri ne bote te mos njohe baxhanaket ? E kush ,Saliu qe per hire se vertetes memorjen eka te shkelqyer. Lulzimit , Berisha, duhet t’i thote se hengre buken dhe permbuse kupen, apo u tregove i pabese tani ne fund,kur mua me erdhi litari ne fyt. Mos valle Saliu ka pyetur institucionet kur ka perjashtuar sa esa demokrat ? A e besoni Saliun ,ai qe i punoi 1000 e nje te zeza Azemit dhe tani ,gjoja e qan? A ka me hipokrit ,o sylesh e medioker te PD -se se ky shembull ? Po c’bema duhen te vijne nga Amerika ,kur ato populli i di ne maje te gishtave ,por kemi patur nje drejtesi te qelbur e vazhdon te jete. Pse nuk hapet gjyqi e ballafaqimi me Izet Haxhine e motrat e Haklajve balle per ballle me Saliun ?
Sali Berisha eshte nje perbindesh I pamposhtur qe gjithe energjite e tij I ka vene per pushtetin e tij dhe te familjes.
Shqiptaret vetem te keqia kane pare prej tij. Ata qe e mbeshtesin jane ata qe kane ware per vdekjen e diktatorit Hoxha.
Poshte injoranca!
Shkurt per gjendjen dhe ndermariaen e Sali Berishës,në mbrojtje te vetevetes mjafton shprehja e Shkrimtarit të shquar Amerikan,Mark Tuen:
“Nga të gjitha gjerat që kam humbur,më ka marrë malli më shumë për mëndjen”.
Saliu e njeh mire fjalen e urte :Dy duar per nje koke.Ai nuk e di qe zoti i ka bere njeriut dy duar,nje per te marre e nje per te dhene,por ai i perdori te dyja per te MARRE.Ndaj sot familja e tij biologjikeka shume para e prona por, dhe familja e tij politike nuk mbetet pas.Me luften midis tyre te dy do te humbasin por dhe partia do te kene pasoja.