Dash Shehi: Basha ta largonte Berishën, pa ndihmën e SHBA

18 Shtator 2021, 21:11Politika TEMA

Pas humbjes së tretë në zgjedhje, Partia Demokratike është përfshirë në një përplasje të brendshme pas vendimit të Lulzim Bashës për të larguar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berishën.

Aleati i demokratëve, Dashamir Shehi për ABC thotë se përplasja mes Bashës e Berishës është e vonuar dhe ishte e pashmangshme.

Duke sjellë në kujtesë përplasjet e dikurshme me Berishën, Shehi thotë se ish-kryeministri tani po vuan pasojat e mënyrës se si e ndërtoi demokracinë e brendshme në Partinë Demokratike.

Për aleatin e demokratëve, përplasja Basha-Berisha është pozitive për shkak se ka hapur një debat të munguar brenda radhëve të opozitës dhe ka gjasa të prodhojë një elitë të re dhe figura të reja brenda të djathtës shqiptare.

6 komente në “Dash Shehi: Basha ta largonte Berishën, pa ndihmën e SHBA”

  1. Leshelija says:

    PD-ja e tanishme mund te perfaqesoje cdo gje, por jo te djathten, duke filluar nga Basha duke vazhduar me llumin e “tokes se xanun”. Pervec nje pakice si Tomorr Alizoti, etj., pjesa tjeter e PD nuk eshte as e majte e as e djathte, sikurse edhe partite e tjera. Te djathten PD e shkaterroi sistematikisht qe kur u themelua nga Ramiz Alia.
    Te djathtet qe mbeten pa u larguar nga Shqiperia futen te ite ashtuqajturit ” zgjedhes gri”, te cilet jane njerez me edukate, kulture e dinjitet dhe, per pasoje, nuk u lepihen asnje cete hajdutesh te ashtuquajtura parti politike.
    Si gjithmone, zoti Shehi ka te drejte. Ana e mire e veprimeve te Berishes do te ishte zhdukja e lulasherve nga politika. Sidoqofte, ky duket nje mision i pamundur, sepse ky popull dele nuk shkon pertej logjikes se tokes se xanun apo patronazhisteve.

  2. Gjergji says:

    Ky eshte thelbi: nese Saliu qenka i tille, si ka mundesi qe Basha e co. e kane pasur mes tyre, ne krye te tyre dhe jane pajtuar me korrupsionin, krimin dhe tere veprimtarine e tij kriminale? Te pakten qe mund te thuhet jane treguar syleshe. Duhet ti kape ligji, si bashkepuntore dhe per moskallxim krimi.

  3. Gjergji says:

    Ky eshte thelbi: nese Saliu qenka i tille, si ka mundesi qe Basha e co. e kane pasur mes tyre, ne krye te tyre dhe jane pajtuar me korrupsionin, krimin dhe tere veprimtarine e tij kriminale? Te pakten qe mund te thuhet jane treguar syleshe. Mire e ka Dashua, ose duhet ti kape ligji si bashkepuntore.

  4. xhoxhi says:

    Berisha nuk duhej pranuar në parti fare që në vitin 1990 sepse ka qënë komunisti më i dashur i bllokut.Si mund të quhet ky njeri demokrat dhe ti thuren edhe këngë kur i ka shërbyer jo regjimit por bllokut të udhëheqsave dhe Rama pa qënë komunist e quan me gjithë të këqiat.Kjo solli tëtë të zezat për shqiptarët dhe vetë partinë demokratike,Ishalla nga kjo beteje Basha Berisha dalin njerzit e duhur për këtë parti dhe për opozitën,

  5. taipi says:

    Rakija epermetit na e mori te keqen te shkretat kioska ckane hequr.

  6. Tall bythen o Dash , se Saliu t’a siguroi ZAJRENE e per nja 6 vjet !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje