Krijimi i Agjencisë për Mediat, PD: Ogur i keq për median e lirë

18 Shtator 2021, 19:05Politika TEMA

Partia Demokratike e ka konsideruar një ogur të keq për median vendimin e parë të qeverisë “Rama 3” për krijimin e Agjencisë për Mediat dhe Informimin.

Reagimi erdhi nga deputetja Godole e cila shkruan se shoqatat e medias duhet të reagojnë ndaj këtij vendimi që ve në jetë ligjin “antishpifje”.

“Fakti që një ndër vendimet e para të marra sot nga qeveria “Rama 3” qe krijimi i një Agjencie për Mediat dhe Informimin, është ogur i keq për lirinë e shprehjes dhe gazetarinë.

Sepse ky duket që do të jete mandati i propagandës dhe censurës së ligjëruar me vulë kryeministrore!

Sot kryeministri kurorëzoi ligjin “antishpifje“, për të cilin mori goditje dy vjet më parë nga të gjitha institucionet ndërkombëtare.

Shpresoj që shoqatat e gazetarëve, Këshilli i Medias dhe Etikës dhe gjithë organizmat e tjera të shprehen kundër kësaj VKM që cenon dukshëm lirinë e shprehjes në Shqipëri”, shkruan deputetja demokrate.

5 komente në “Krijimi i Agjencisë për Mediat, PD: Ogur i keq për median e lirë”

  1. qytetar says:

    Kush flet per Median e lire !?

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      Qytetar, fiks.
      Flet Partia qe dogji gazetën Koha Jonë, mbasi e terrorizoi per muaj me radhë.
      Dhe Partia qe eshte udhehequr nga njeriu më shpifes dhe me llafazan qe ka pare historia e Shqiperisë, Sali Qeni.
      Rama dhe Tigri i tij minister kane njëqind gjera ku mund te shtrohesh perbte bere opozitë, por keta kapen atje ku popullit nuk i rreh fare.
      Debila.

  2. vrejtje says:

    Go-do-lé lé le !

  3. JENI TE PASH PRESE ME KETO GAGOLET QE SDINE SE CFARE FLASIN.
    NDONJE DITE KUR TE LAVDEROHET OPOZITA DO DALE NE MOS KJO NDONJE GOGOL TJETER E TE THOTE SE ESHTE OGUR I KEQ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje