Nevoja për shtrim në sptial mund të shtohet sërish me kalimin e muajve pas imunizimit të plotë me vaksinën Pfizer. Ekspertët e Qendrës për Parandalimin e Sëmundjeve Infektive në Shtetet e Bashkuara thonë se efikasiteti i vaksinës reduktohet me 14%, 4 muaj pas marrjes së kësaj doze duke arritur 77%.
Kjo është edhe arsyeja pse në Shtetet e Bashkuara, ashtu si në Izrael, Britani të Madhe e në disa vende europiane po kërkojnë një dozë të tretë përforcuese Pfizer. Kjo vaksinë është më e injektuara në vendet perëndimore.
Statistikat kanë treguar se vetëm vaksina e firmës Moderna, që përdor të njëjtën metodë inovative të imunizimit anti-COVID me lajmëtarin e ARN-së, nuk pëson rënie të ndjeshme të nivelit të imunitetit. Edhe gjatë 4 muajve, pas kryerjes së dozës së dytë të Modernës, efikasiteti i imunitetit të krijuar nga kjo vaksinë është thuajse i pandryshuar, nga 94 në 92%.
Të dhënat u publikuan vetëm pak ditë pasi autoriteti i barnave FDA miratoi injektimin e dozës së tretë të vaksinës Pfizer tek personat mbi 65 vjeç.
Duhet doza e trete e katert e peste….., deri sa njerezit te jene bere dru. Pastaj do bien si peme te prera dhe nuk do kete shkak por do thone se ishin ikje natyrale.
12÷4=3×vitet qe I kane ngelur cdo personi deri sa te shkoje ne parajse.
Lajmi eshte i gabuar. FDA (Agensia e Ushqimit dhe Ilaceve) ne SHBA votoj dje 16:2 kunder dozes se trete per moshat 16 vjec e siper. Ata votuan pro dozes se trete vetem per personat 65 vjecar e larte dhe qe kane semundje dhe jane ne rrezik me te madh. Kjo ishte ne kundershtim me deklaraten e Presidentit Biden qe te gjitha moshat duhet te marrin nje doze te trete. Ne fakt mbrojtja nga vaksina Pfizer u tha qe bie ne 47% pas 6 muajsh te dy dozave te kesaj vajsine. Ja perse po perpiqen te bejne dozen e trete, sepse shume nga ata qe jane vaksinuar perfundojne ne spital. Ja ku e keni linkun qe ta degjoni te plote, 8 ore mbledhje e FDA: https://www.infowars.com/posts/bombshell-testimony-from-fda-vaccine-hearing-reveals-injections-killing-more-than-saving-driving-variants/
Ja edhe nje linku tjeter qe e shpjegon qarte votimin e FDA: https://www.ft.com/content/c95611ae-3c2d-46ae-a196-e790a5767537