Prej ditësh minatori Muharrem Plaku ka mbetur i bllokuar në një minierë në Bulqizë.
Ndërsa ende nuk dihet gjë për fatin e tij, kryebashkiaku i Bulqizës Minatori prej pesë ditësh nënëtokë, kryebashkiaku i Bulqizës: Lutemi ta nxjerrin shëndoshë e mirea, në një postim në Facebook thotë se shprehet se është duke u lutur që ekipet e shpëtimit të arrijnë sa më parë tek Plaku dhe që ta nxjerrin atë shëndoshë e mirë.
“I shqetësuar pafundësisht për situatën rreth kërkimeve të minatorit Muharrem Plaku.
Çdo punë dhe angazhim i yni është për të mirën e qytetarëve tanë, por jeta e secilit prej tyre, në qytet apo në fshat, kudo qoftë, vlen më shumë se gjithçka tjetër.
Lutem që ekipet e kërkimit të arrijnë sa më parë tek Muharremi dhe ta nxjerrin atë shëndoshë e mirë, ta bashkojnë me familjen e të afërmit e tij, dhe t’i japin fund shqetësimit dhe ankthit që ka pushtuar të gjithë bashkëqytetarët tanë, e jo vetëm”, shkruan Alla.