Panik në Golem, 18-vjeçari tmerron qytetarët, thirrja me autoparlant: Dilni jashtë, tërmet 8 ballë

20 Shtator 2021, 09:50Sociale TEMA

Një i ri ka hyrë në telashe me policinë, pasi ka shkaktuar panik tek banorët e Golemit, me pretendimin se do të binte një tërmet i fuqishëm.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G.A,. 18 vjeç. “Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, mësohet të jetë shprehur i riu përmes një altoparlant, duke ngjallur panik tek banorët.

“Më datë 19.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik” për shtetasin G. A., 18 vjeç, pasi në Golem, u kap në flagrancë duke bërë thirrje me autoparlant ”Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, duke ngjallur panik tek banorët”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje