Mjeku pneuomolog: Vaksina të mbron për një kohë të caktuar, do kërkohet dozë shtesë

18 Shtator 2021, 19:50Sociale TEMA

Mjeku pneumolog Adrian Jorgjo është shprehur pro vaksinimit të qytetarëve në vend, teksa e ka quajtur një ogur jo të mirë shtimin e rasteve të reja me Covid-19.

I ftuar në rubrikën ‘Kjo Javë’ në News24, mjeku tha se qytetarët nuk duhet të kenë dilemë për sa i përket vaksinimit. Ai theksoi se për të gjitha vaksinat do kërkohet dozë shtesë.

“Do shumë kujdes, nuk është një ogur i mirë. Imagjinoni në ambiente të mbyllura. Ka plot raste. Janë shtuar rastet e rënda tek moshat e reja.

Si në të gjithë botën ka të vaksinuar dhe të pavaksinuar. Rastet e rënda dominojnë tek rastet e pavaksinuara. Jemi në mes të një pandemie.

Covid nuk është shaka. Pranojmë që secili prej nesh ka pasur të afërm në mos veten që e kanë kaluar goxha rëndë. Po bëj një paralelizëm duke marrë gripin.

Për gripin ne vaksinohemi çdo vit dhe kjo vaksinë mbron 4-5 muaj. Disa vende vaksinohen 2 herë në vit për gripin, një situatë që e njohim mirë.

Duhet të jemi më të kujdesur për të folur për vaksinën e Covid dhe rezultatet e saj. Flasim për një fenomen. Unë mendoj që duhet vaksinimi.

Sa afatgjatë mbron vaksina? Nuk ka vaksinë që mbron 100%. Vaksina të mbron në një afat të caktuar. Për të gjitha vaksinat do të kërkohet dozë shtesë” – tha ai.

2 komente në “Mjeku pneuomolog: Vaksina të mbron për një kohë të caktuar, do kërkohet dozë shtesë”

  1. vini says:

    Dakort doktor por nuk eshte dakort gomari idjot GJEOLOGU Alfred Cako….

    1. Kevin says:

      Po’ sikur te kesh ti gomari e ke pyet ndonjeher veten.?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje