Fshati pa rrugë e ujë, banori: Nga fshat turistik jemi bërë fshat humoristik!

17 Shtator 2021, 21:00Sociale TEMA

Fshati Zvirinë i Bashkisë Maliq, ndodhet buzë rrugës nacionale Pogradec-Korçë, ka mbi 450 shtëpi dhe të gjithë banorët merren kryesisht me bujqësi, me kultivimin e mollëve, qepëve, patateve dhe fasule.

Prej disa vitesh ky fshat është futur në listën e 100 fshatrave turistikë dhe është në vënë prioritet nga qeveria Rama. Para disa vitesh ka nisur dhe asfaltimi që lidh rrugën nacionale me fshatin, por janë bërë vetëm 400-500 metra dhe rruga është ndërprerë. Fiksi u rikthye në këtë fshat pas një viti për të parë nesë ishte plotësuar ndonjë nga shqetësimet e banorëve të para një viti, siç ishte asfaltimi i rrugës.

Para një viti po këta banorë ngritën zërin se rruga e keqe pengonte tregtarët të hynin në fshat e t’u merrnin prodhimet, por edhe pas një viti situata është pothuajse e njëjtë. Edhe pse para votimeve fshatarët kishin marrë premtimin e asfaltimit të rrugës, zhgënjimi lexohej në fytyrat e tyre.

Një ndër banorët thotë “Nga fshat turistik jemi bërë fshat humoristik”. Përsëri malli i tyre nuk shitet. Problemë janë dhe spërkatjet me pesticide dhe insekticide i mollëve. “I spërkasim mollët 20 herë dhe nuk dimë a do të na shiten apo jo. Pesticidet  që blejmë janë më shumë të skaduara” shprehen banorët. Problem mbetet dhe uji i pijshëm.

Fshati këto ditë të shtatorit ka vetëm dy çezma të cilat kanë ende ujë dhe tre çezmat e tjera kanë shteruar. “I gjithë fshati mbush ujë vetëm në dy çezma për të pirë dhe gatuar. Në mëngjes herët dhe mbrëmjeve gratë vijnë e rrinë në radhë për të mbushur ujë madje dhe zihen me bidona” na tregon një zonjë. “Nuk na del bre. Këta (qeveritarët) duan varenë e Lankës në kokë se nuk marrin vesh të gjithë ata atje lart”  përfundon një i moshuar i cili kthehej i lodhur nga puna në arë.

4 komente në “Fshati pa rrugë e ujë, banori: Nga fshat turistik jemi bërë fshat humoristik!”

  1. Te fala says:

    Ne mandatin e kater do kini uje… Do jete i nje dimensioni tjeter, nuk kini provuar uje si ai.
    Durim. Nuk behen gjerat me te paren.
    Duroni dhe 5-6 vjet pa uje se s’u be nami.

  2. vangjo says:

    Ky eshte nje turp dhe krim, keta plera duan qe te braktisen fshatrat, te ikin njerezit, shumica e fshatrave jane braktisur kane mbetir 5 ose 5 shtepi me pleq dhe kryesisht kjo vjen se nuk kane rruge. Po si mor ndyresira nje fshat kaq i banuar lihet pa rruge. Personat pergjegjes duhen ndeshkuar por banoret nuk e kuptoj perse dalin ne votime……???
    Reaguni bllokoni rruget….

  3. spartak says:

    Po deputetët tanë janë me hierarki .
    Vetëm nja 6 a 7 në kryesi kanë aksese në ministrinë e infrastruktures , ekonomisë dhe energjitikës , si p.sh. Balla , se të tjerët ma poshtë janë palla .
    I vutë re kur dilte prej n’mjes e deri n’mromt në TV duke inspektu rrugë nëpër garrojat e Librazhdit , apo kur shkonte nga Belshi si supervizor asfaltimi i shoqënum nga lal Qazimi , të dy maru shkollat për rrugë në Bashkimin Sovjetik .
    Prandaj, ju banorët e Zvirinës , mundohuni me gjet , noj deputet , andej nga kryesija , se vallaj , edhe 10 vjeet do rrini po me kët muhabet .

  4. Njeres pa (qe sduan)pune says:

    Ti themi gjerat sic jane : Kjo eshte nje plage e vjeter e fshatrave te te gjithe vendit…..nuk zgjidhet vendi duke sistemuar 100 fshatra por te gjithe nga veriu ne jug, jeta rurale ka mundesi te behet shume me e bukur se jeta e qyteteve plot stres, por kjo duhet te behet sfida e re e qeverise……me sa shoh as qe ka shprese per nje inisiative te tille…….dhe eshte shemtuar qe Rama perkedhel fshatrat e bregut dhe ca te tjere duke lene mbas dore shumicen e tyre …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje