Paqja para fesë: Një këndvështrim shqiptari nga një ungjillor

20 Shtator 2021, 18:40Blog TEMA

Nga pastor, Dr. Ylli H. Doçi

Po mendoja ta titulloja fjalen time “Feja dhe Paqja” por duke ndjekur logjiken e titullit te konferences nderkombetare ku po flisja,  vendosa ta quaj “Paqja para Fese.” Jam i bindur qe ndoshta ky perkufizim, i paqes si paresore apo para ndihmes se fese, u shkon per shtat atyre qe nuk jane besimtare ne ndonje fe por une e them kete postulat si nje besimtar i devotshem ne Jezus Krishtin, si nje i krishtere Ungjillor!

Ndoshta eshte me e lehte per mua si nje perfaqesues fetar te deklaroj qarte nje te vertete te njohur: Feja, apo me sakte “feja ne histori,” ne kuptimin e feve specifike qe njihen ne historine njerezore nga praktikat fetare te besimtareve, ka treguar se jo gjithmone apo domosdoshmerisht feja eshte nje faktor paqeje.

Ndoshta nuk ka nevoje te permendim raste nga secila fe per te ilustruar kete fakt historik dhe nuk ka as nevoje te bejme nje apologji per ndonje fe qe ne preferojme sepse do te nenkuptonte keqkuptimin e kesaj deklarate per fene qe ketu une po e konsideroj thjesht si nje aktivitet njerezor te dukshem ne histori dhe jo si nje konceptualizem Platonik apo nje sistem te qendisur doktrinar ku secili fetar mund te zgjedhe parimet e paqes qe ajo fe perqafon.

Feja si doktrinë dhe feja si praktikë

Deshira per te ndare fene si nje konceptualizem Platonik nga praktika e sinqerte njerezore e fese eshte nje retorike e tepert per ne qe jemi vertet te interesuar per fene dhe paqen ne jeten reale; ne jemi gati te shohim te verteten per fene ne sy dhe te synojme paqen duke respektuar te gjithe besimtaret e cdo feje.

Kjo e vertete, qe feja nuk eshte gjithmone apo domosdoshmerisht faktor paqeje, nuk vjen vetem sepse cdo gje e mire mund te perdoret keq por edhe sepse fete e ndryshme jane mobilizuese per vizione te ndryshme te jetes shoqerore dhe njerezve nuk ju duhet shume ndryshim midis njeri tjetrit per ta perkthyer ne konflikt. Rasti i pare i ndryshimit fetar qe perfundoi me vrasje ishte i lidhur me xhelozine fetare te njerit vella per tjetrin, Kainit ndaj Abelit, edhe pse te dy ishin fetare ndaj te njejtit Zot (Bibla, Zanafilla 4).

Arsyeja pse ndershmeria lidhur me te verteten per fene ka rendesi eshte per te nenvizuar kujdesin per te punuar me seriozitet ne parandalimin e pasojave te mundshme te ndarjeve fetare. Ne duhet te pranojme qe toleranca fetare nuk eshte nje zhvillim i natyrshem ne nje shoqeri pluraliste por nje arritje e veshtire kulturore qe kerkon mencuri dhe perkushtim per zbatime praktike afatgjata.

Ne shqiptaret kemi nje histori te gjate dhe te admirueshme te bashkeegzistences dhe harmonise midis besimtareve te ndryshem ne kombin tone, qe vleresohet e perflitet shume por duhet shqyrtuar dhe kuptuar me mire, sepse harmonia sociale nuk eshte nje realitet statik por dinamik qe mund te ndryshoje ndersa rrjedhat globaliste ushtrojne presion mbi konsensusin shqiptar.

Kjo eshte nje teme e gjere por sot une desha te ve ne dukje nje deklarate simbolike te perbashket te shqiptareve si nje shprehje elokuente e nje te vertete kulturore nderfetare shqiptare ne themel te konsensusit shqiptar.

Nese ka nje deklarate te perbashket te te gjithe shqiptareve ajo eshte e perjetesuar, me fuqi simbolike, ne Himnin e flamurit kombetar shqiptar.

Nje nga strofat e ketij himni thote: “Zoti vete e tha me goje, ‘Kombet shuhen permbi dhe, por Shqiperia do te rroje!’ Per kete luftojme ne.”

Himni u krijua ne 1907 dhe eshte interesant fakti qe himni i flamurit ka mbetur i pandryshuar perkunder perpjekjeve politike te njepasnjeshme per ta ndryshuar apo zevendesuar. Komunizmi ne vecanti e menjanoi kete strofe per arsye te ateizmit por nuk cenoi dot shpirtin e unitetit shqiptar. Ne kete kontekst une i bej thirrje presidentit te Shqiperise te mundesoje kendimin e rregullt te kesaj strofe qe brez i ri te perfitoje nga mencuria e eterve te kombit tone.

Feja si kërcënim ndarje kombëtare

Ne kete himn kemi shqiptaret qe e deklarojne veten nje komb, nje entitet politik, nje unitet shoqeror dhe kulturor i denje per te luftuar te mbrohet kunder forcave percarese dhe asgjesuese. Kjo mund te duket nje gje e thjeshte per te deklaruar nga nje popull i bashkuar etnikisht, historikisht dhe gjuhesisht por duhet nenvizuar qe populli shqiptar eshte nje popullsi me fe te ndryshme te krishtera dhe myslymane (madje tre te krishtera – katolike, ortodokse dhe ungjillore/protestante, si edhe dy myslymane – sunite dhe bektashinj) dhe duket sikur pikerisht feja eshte forca e pare potencialisht percarese dhe asgjesuese e kombit tone.

Feja eshte nje vorteks jashtezakonisht i fuqishem dhe nuk eshte cudi qe cdo komb tjeter ne rajonin tone eshte thellesisht i perkufizuar nga feja, dhe as ngjashmerite etnike, historike dhe gjuhesore nuk i ka mbajtur dot fqinjet tane sllave si nje komb por ata jane formatuar ndaras ne kombe te ndryshme kryesisht sipas feve specifike.

Ne rastin e shqiptareve kemi te vetmin rast ne rajon kur jo thjesht te krishtere te ndryshem por te krishtere dhe myslymane, perfaqesues te dy feve boterore historikisht ne konflikt me njera tjetren, jane lidhur me vetedije me njeri tjetrin ne nje entitet kombetar.

“Kombet shuhen permbi dhé” thoshin eterit tane. Fete mund te riperkufizojne kombet ne forma te reja dhe perjashtuese te tjetrit pamvaresisht nga gjuha apo etnia e perbashket, sic ka ndodhur me sllavet e rajonit tone, dhe shqiptaret mund te ishin percare ne dy kombe apo me shume sipas feve, por “Shqiperia do te rroje” vendosen eterit tane te krishtere dhe myslymane, “per kete luftojme ne!”

Pa kompromentuar besimin e sinqertë fetar

Per te ilustruar qe patriotet shqiptare myslymane dhe ata te krishtere nuk ishin te verber dhe as neglizhues ndaj specifikave te fese se tyre, nje miku im myslyman, ish drejtues i larte ne Komunitetin Myslyman te Shqiperise, me tha se kur do vendosej per simboliken e flamurit kombetar shqiptar me shqiponjen e Skenderbeut ne qender, disa myslymane te devotshem ngriten shqetesimin qe ne fene e tyre nuk lejohet paraqitja e qenieve te gjalla si shqiponja dhe prandaj nuk mund te pranonin ate si simbol ne flamurin e tyre, por kryetari myslyman i atehershem kishte shpjeguar qe do ta pranonin shqiponjen ne flamur per te mos u ndare nga vellezerit e tyre te krishtere dhe dukshem ky shpirt shqiptari dominoi zemrat e myslymaneve dhe kristianeve shqiptare per te konfirmuar lidhjen e tyre si nje komb i vetem, me nje flamur te vetem dhe nje simbol te perbashket.

Paqja para fesë si një kuptim shqiptar i unitetit në diversitet fetar

Vendosen eterit tane me mendjen e tyre apo degjuan nje ze nga lart?

“Zoti vete e tha me goje” deklaruan ata, myslymane dhe te krishtere me nje ze. Lehtazi ketu mund te interpretojme kete deklarate si nje figure letrare, si nje mit kombetar te nje epifanie mbifetare apo pertejfetare, por ata ishin serioze dhe gati te sakrifikonin jeten per kete thirrje bashkimi qe e identifikonin si thirrje te Perendise se universit.

Une besoj se mencuria shqiptare lidhur me fene e ndryshme dhe jeten e perbashket eshte shprehur ketu ne menyre te persosur: Shqiptaret kane vendosur qe ndonje fe qe do percante vellane me vellane apo ajo fe qe do bente vellain te vrase vellain (sic ngrihet nje komb kunder nje tjetri) nuk do te jete kurrsesi feja e tyre, nuk mund te jete feja e Perendise se denje per vendin me te larte ne zemren e shqiptarit.

Shqiptaret ne praktiken e tyre te jetes kane zgjedhur te mos kene veshe per ndonje fe apo ndonje mesim fetar qe nuk eshte faktor per paqen. Ne studimin tim te doktoratures per dinamiken nderfetare shqiptare une e kam pagezuar kete mencuri shqiptare si PSEiA: “Parimi Shqiptar Epistemologjik i Afersise.”

Një këndvështrim shqiptari ungjillor

Une jam shqiptar, por une jam edhe i krishtere ungjillor dhe fatmiresisht besimi im ne lidhje me kombin dhe jeten ne kete bote pluraliste pershtatet mjaft mire me mencurine nderfetare shqiptare te “epistemologjise se afersise.”

Kendveshtrimi ungjillor ne lidhje me ceshtjen e fese dhe paqes bazohet tek Bibla (1) ne dinjitetin e barabarte te cdo qenie njerezore te krijuar nga i njejti Perendi (Zanafilla 1:26-27; 5:1), (2) qeveria e cdo shoqerie me nje lidhje konsensuale te anetareve te vet merr pergjegjesine per te siguruar drejtesine dhe per te mbrojtur te miren e te gjitheve jo per te propaganduar ndonje fe te vecante (Romaket 13), (3) te gjithe besimtaret fetare duhet prioritarizojne paqen dhe harmonine sociale duke punuar me te gjithe anetaret dhe grupet qe duan kultivimin e te mires se shoqerise (1 Tim. 2:1).

Ky kendveshtrim ungjillor ne lidhje me prioritetin e paqes ndaj fese duket qarte edhe ne nje kriter te njohur per gjithe te krishteret: “Nese thua qe e don Perendine por nderkohe urren vellain tend ti je genjeshtar. Nese nuk don vellain qe e sheh, si mund te duash Perendine qe nuk e sheh?” (Bibla, 1 Gjonit 4:20).

Nuk relativizohet dot ky kriter duke perkufizuar sipas qejfit “kush eshte vellai.” Kush eshte vellai? Jezusi e shpjegon kete ne nje kontekst tjeter duke nxjerre pyetjen “kush eshte i afermi apo komshiu?” (Luka 10:29ff). Me pergjigjen e samaritanit te mire dallohet qarte qe vellai, i afermi, komshiu eshte cdo njeri qe ke perreth madje edhe armiqte e tu.

Nuk relativizohet dot ky kriter i paresise se paqes duke teorizuar qe se pari vjen feja apo besimi tek Perendia pastaj paqja me tjetrin sepse per Jezusin nuk kane rendesi fjalet dhe feja qe jane ceshtje zemre te padukshme per secilin por “do ti njihni nga veprat” thote ai. “Jo cdo njeri qe me thote: “Zot, Zot” do te hyje ne Mbreterine e qiejve por do te hyje ai qe do te kryeje vullnetin e Atit tim qe eshte ne qiej. … Dhe atehere une do t’u sqaroj atyre: “Une s’ju kam njohur kurre, largohuni nga une, ju te gjithe qe kemi bere paudhesi” (Mateu 7:21ff).

Jezusi na mesoi: “Duaje Zotin, Perendine tende me gjithe zemren tende, me gjithe shpirtin tend dhe me gjithe mendjen tende. Ky eshte urdherimi i pare dhe i madhi. Dhe i dyti, i ngjashem me kete, eshte: “Duaje te afermi tend por si vetveten” (Mateu 22:37-39). Prandaj, kur flasim per paresi te paqes nuk po flasim per procesin e padukshem te arritjes se bindjeve personale por per synimin e pare te cdo njeriu te denje per nje shoqeri te qyteteruar.

Apostulli Pal tha: “Te bej thirrje pra, para se gjithash, qe te behet pergjerime, lutje, nderhyrje dhe falenderime per te gjithe njerezit, per mbreterit e per te gjithe ata qe jane ne pushtet, qe te mund te shkojme nje jete te qete dhe te paqte me cdo perendishmeri dhe nder.” (1 Tim. 2:1-4).

Eshte ky koncept per fene e ndryshme dhe kombin apo shoqerine e perbashket qe i ben shqiptaret edhe sot te pranojne si te barabarte midis tyre edhe hebrenjte me identitetin e tyre te vecante fetar. Kombi shqiptar eshte nje komb i hapur per qytetare te rinj me fe te tjera pikerisht sepse nenkuptohet qe asnje fe nuk pranohet te luftoje paqen e vjeter vellazerore.

Zoti vete e tha me goje “kombet shuhen permbi dhe, por Shqiperia do te rroje,” dhe une tani e them kete duke nenkuptuar me “Shqiperine” ate shoqeri me paqe vellazerore qe asnje lufte fetare nuk mund ta asgjesoje deri kur Perendia ti jape fund historise.

5 komente në “Paqja para fesë: Një këndvështrim shqiptari nga një ungjillor”

  1. Pordhe me rigone.... says:

    Ypokrita,kurre kristianet (orthodhoxe apo katholike) nuk kane ndjere si “birazere” apo bashkkombetare myslot ,pasardhes te sullton Muratit.
    Nese iket me kete logjike qesharake (jemi birazere te nje kombi me sunitet or shiitet!!!!) i bie qe te tille te ndihemi te tille edhe me mujahedinet, afghanet etj kesisoi njethundrakesh arabe…..

  2. PASHKO VASA says:

    E MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA
    FEJA E SHQIPTARIT ASHT SHQIPTARIA

  3. Mario says:

    Jo te gjithe shqiptaret. Pasi me shqiptaret tane ortodokse fuqite e medha formuan shtetet perreth nesh te bazuara ne fe. Shumica e popullsise shqiptare ne te gjithe rajonin ku jemi te shtrire ka qene kristjane. Ne qe ngelem brenda asaj qe sot eshte Shqiperisa zyrtare vume mend pasi pame cfare na beri feja ne pergjithesi.

    1. aleks says:

      E vertete topi se luan.Por ne kohen e fundit,pas renjes se diktatures po punohet fuqishem per shkeputje te tjera ,kesaj radhe nga kjo pake shqiperi e mbetur.Qofsha i gabuar por qeverit kane lene fatin e identitetit shqiptare ne duar te ujqeve ultra nacionaliste qe nga Tirana, komandojne lirshem kush me ke do afrohet,do bashkohet….dhe kush duhet eliminuar.

  4. Fatos says:

    Pordhe me rigon, shumë fjalë për asgjë. Mençuria e etërve të tu… 100 vite më parë sikur të ishte 1000 vite hajde de. Ska vend feja në kushtetutë apo në himn, është zgjedhje personale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje