Tifozët e Lazios mbështesin Strakoshën me banderolën emocionuese

19 Shtator 2021, 22:10Blog TEMA
Tifozët e Lazios mbështesin Strakoshën me banderolën

Thomas Strakosha ka shpërthyer në lot kur tifozët e Lacios i kanë bërë një surprizë të bukur përpara ndeshjes ndaj Cagliarit.

Ultrasit bardhekaltër i kanë dedikuar një banderolë pas gabimit që bëri në Europa League.

Kjo gjë e ka emocionuar shumë portierin e Kombëtares shqiptare, i cili nuk i ka mbajtur dot lotët.

Tifozët kishin zgjedhur një shprehje të Dante Alighierit: “Mos e vrit mendjen për ata, por shih përpara dhe bëj pritje. Forca Strakosha”.

Autogoli që gardiani kuqezi bëri ndaj Galatasaray në Europa League i kushtoi shtrenjtë Lazios, por që nga momenti i parë, shokët, trajneri dhe tani tifozët ishin pranë Strakoshës. Gabimet sigurisht që shërbejnë edhe për t’u rritur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje