Fatin e Shqipërisë e kemi ne në dorë, t’a zbardhim apo nxijmë

17 Shtator 2021, 17:17Blog TEMA

Nga Toni Gogu*

Javën e shkuar u betuam, ndër të tjera se “…do të punojmë me të gjitha fuqitë tona për përparimin e Atdheut dhe mirëqenies së popullit tonë.” Nuk e di se cila ka qenë formula e betimit mbrëmjen e ftohtë të 16 Shtatorit 1942 për delegatët e Konferencës së Pezës? Megjithatë sot, 79 vjet më vonë nuk ka Shqiptar që kur viziton Pezën e bukur dhe heroike, të mos përulet përpara fuqisë së bashkimit. Konferenca e Pezës, që kremtojmë sot, është bashkimi i Shqiptarëve të krahinave, besimeve, shtresave dhe bindjeve politike shumë të ndryshme për të arritur një qëllim të përbashkët: një Shqipëri të lirë, të pavarur e demokratike.

Bashkimi i shqiptarëve për të shpëtuar jetë, për të shpëtuar Shqipërinë nga zjarri apo tërmeti, për të ndërtuar strehën e vejushës, jetimit, të huajit apo të varfërit është më i çmuar se ari apo argjendi. Kur bashkimi i shqiptarëve nuk krekoset me krenari, nuk nxihet nga cmira dhe nuk skuqet nga zemërimi, duhet ruajtur si drita e syve.

Të nderuar kolegë,

Gjatë viti që shkoi, dëshmova me sytë e mi në Vaqarr Pezë e Ndroq, se vetëm një strehë e sigurtë dëbon frikën e fëmijëve të trembur, u kthen qetësinë prindërve gjumëprishur dhe ngroh duart e zemrat e gjyshërve. Programi i rindërtimit u kthen buzëqeshjen, u jep zemër dhe u siguron një fillim të ri 16,500 familjeve shqiptare. Le të bashkohemi për shërimin e plagëve që fatkeqësitë natyrore na hapën, se ia vlen!

Ëndërrat dhe dëshirat e një fëmije sot tregojnë fuqinë e një vendi nesër. Përveç shtëpisë, shkolla është vendi ku kultivojmë të ardhmen tonë. Atje do të ulet pas pak ditësh qytetaria e së ardhmes, mjekët e infermierët, policët e zjarrfikësit, arkitektët e juristët, artistët e sportistët e së nesërmes. Ejani, sëbashku t’u ofrojmë nxënësve dhe mësuesve 160 shkolla moderne, se ia vlen! Ejani t’i ndihmojmë të shpengojnë të ardhmen e të përmbushin potencialin e tyre të paimagjinueshëm.

Frika është një nga armiqtë më të mëdhenj të njerëzimit. Frika na përçan. Ajo na shtyn të urrejmë, të dhunojmë dhe shkatërrojmë. I pamë nga afër sytë pa jetë të frikës, përgjatë pandemisë. Dhe ka vetëm një mënyrë t’a shporrim atë nga mesi ynë njëherë e mirë: vaksinimi.

Mandati i trete i qeverise siguron mundësinë e vaksinimit të çdo shqiptari mbi 16 vjeç, që jeta të kthehet tërësisht në shinat e normalitetit një orë e më parë. Ejani të nderojmë mjekët dhe infermierët, që luftuan si heronj të shpëtonin nga kthetrat e vdekjes jetët e të tjerëve dhe në këmbin ofruan të tyren. Bashkimi në luftë me armikun e padukshëm, pa u lëkundur nga cinizmi antishkencor apo konspiracioni dashakeq, ia vlen!

Të nderuar kolegë

Fshati po e tregon fuqine e tij permes punes. Zgjohet para se te lind dielli dhe ngryset pas perendimit te tij. Gjate mandateve te meparshme, permes mbeshtetjeve direkte apo programeve zhvillimore eshte ndezur motorri ekonomik bujqesor dhe rritja e ekonomise bujqesore eshte tashme realitet i prekshem. Programi qeverises i mandatit te trete permes investimeve infrastrukturore, sherbimeve shendetesore, arsimore dhe komunitare forcon lidhjen e munguar me qendrat urbane dhe siguron jrritjen e mireqenies ne fshatin shqiptar.

Te nderuar kolege

Një prej shtyllave kryesore të shoqërisë është familja. Gjatë këtij mandati, programi siguron mundësinë për të ndihmuar më shumë familjen shqiptare duke i lehtësuar asaj faktorë të përditshmërisë nëpërmjet strehimit, punësimit të të rinjve, fuqizimit të rolit të vajzave dhe grave, si edhe përmirësimit të cilësive të shërbimeve për familjet në vend. Nëse duam që të ecim përpara si shoqëri, atëhere na duhet të përfshijmë në këtë rrugëtim çdo pjestar, jo vetëm burrat dhe djemtë; duhet të punojmë fort për të krijuar mundësi të barabarta për çdo person, pavarësisht moshës apo gjinisë, duke mbajtur në qendër të vëmendjes personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre.

Mandati i trete qeverises na ofron mundësinë që të hedhim hapat e parë me prindërit e rinj të cilët përfitojnë bonusin për bebet; të shoqërojmë fëmijët në infrastrukturat e arsimit ku atyre u ofrohen të njëjtat njohuri dhe kushte si bashkëmoshatarët e tyre nëpër Europë; dhe të mbështesim gjyshërit dhe gjyshet të cilët do të përfitojnë rritjen e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike.

Të nderuar kolegë

Reforma ne drejtesi, e cila themeloi strukturen e rivleresimit profesional te gjyqtareve dhe prokuroreve, ka siguruar pastrimin e sistemit nga makuteria dhe paaftesia. Vazhdimesia e ketij procesi, fuqizimi i pushtetit gjyqesor, plotesimi dhe modernizimi i legjislacionit proceduarial e material, ne bashkepunim te ngushte me partneret tane strategjike, do te siguroje qe drejtesia te ulet kembekryq ne sofren shqiptare. Prokuroret dhe gjyqtaret e rivleresuar dhe te konfirmuar ne detyre, do te sigurojne qe dhuna qe i ngul thiken ne zemer familjes shqiptare te marre ndeshkimin e merituar.

Do t’u kthejne me siguri dhe vertetesi paleve gjyqesore drejtesine e vonuar dhe te munguar per shume kohe. Me siguri sistemi i ri i drejtesise do t’u ofroje qytetareve dhe sipermarrjeve shqiptare sigurine e munguar te gezimit te prones se tyre, si dhe do te nxis me tej investimet e huaja.

Të nderuar kolegë

Paqja nën ullinjtë e Pezës midis shqiptarëve të krahinave, feve dhe ideve të ndryshme ishte hallka e brishtë e bashkimit kombëtar kundër pushtuesit nazifashist. Natyrisht nuk zgjati shumë, por zgjati mjaftueshëm për të na kujtuar dhe nxitur të mos i dorëzohemi zakoneve të vjetra e të mbrapshta, që për inat të vjehërrisë politike e çojmë Shqipërinë të flejë dyerve të mullinjve të botës. Fatin e Shqipërisë e kemi në dorë t’a zbardhim apo nxijmë ne shqiptarët. Zoti na ndihmoftë të besojmë njëri-tjetrin, se të mirat e tjera paskëtaj vijnë.

*Fjala e deputetit të PS në Kuvend

7 komente në “Fatin e Shqipërisë e kemi ne në dorë, t’a zbardhim apo nxijmë”

  1. Ik ore says:

    Oh bobo, deputetlleku ka arritur me kete nje standard te ri paraqitjeje, por eh mungon si shpesh here thelbi dhe vertetesia. Propaganda eshte me bollek aty nen rreshta.

  2. Sokrati says:

    Korrekt, qarte, shqip!
    Fatin e Shqiperise e kemi ne shqiptaret ne dore, ta zbardhim apo ta nxijme!…
    Koha fluturon, nuk na pret ne, duke bere sherr e shamate, duke share e ofenduar njeritjetrin. Me bashkim, me pune, me drejtesi te pergatitim nje brez te ri te edukuar me dashurine per punen, per shkollen, mesimin, profesionin, ne menyre qe neser endrrat e tyre te realizohen ne SHQIPERI, jo me me endrren per ta braktisur vendin…

  3. Patronazhisti says:

    Këta sumëshpuarit rilindarë punë si deputet dinë:
    1. Kurimi i emrit ( psh e ke Driton e bën Toni, Edvin-Edi, Naim- Henry etj si Taulant – Tualet.
    2. Mbjellje I qimeve të marra në vënde intime ( sumë ose koqet) në ballë apo çaçkë të kokës. Ka pasë ca implikime psh flokët natyrale ishin të drejta, pas mbjelljes ju kanë dalë kaçurela pubike. Po pa zarar. Toni në fjalë spërfshihet në këtë rast.
    3. Dhëmbët !!! Mbjellja e dhëmbëve. Zvëndësimi me dhëmbë fildishi rruazë sipas Edvin Design Coperatve.
    Këto janë detyrimet kryesore shteruese që kanë deputetët rilindarë ndaj sovranit. Qeveria 3 ka ndërmend të shtojë nëpërmjet programit “Ringritja e kandarit” edhe paisjen me viagra të të gjithë deputetëve ( burra gra) Kjo rrit shumë performancen në punë nënvijëzoi me vendosmëri Ministrja e Kulturës. Mr.Toni Gogu ose Toni Montana nuk e preku këtë çështje.

  4. Iluzione nen ullinjte e Pezes says:

    E kush flet per paqen nen ullinjte e Pezes aman! Ky zoteria eshte shembull i ‘ca te nenes dhe ca te njerkes’; parapelqen shume ata te nenes parti dhe te interesit vetjak. Eshte po ashtu ilustrim flagrant i promovimeve nga tarafet dhe lidhjet politike duke kaluar nga nje post ne tjetrin. Nuk jam i sigurt se sa vertet mban ky flamurin e krishterimit a qofte dhe vlerave te krishtera aq sa jam me i sigurt se i ka perdorur mire per shkelqim imazhi dhe ambicie personale. Ne ca momente episodike qe kam pasur rastin ta takoj dhe ta shoh ne veprim, qofsha i gabuar, te le pershtypje se kripa qe pretendon se e ka, e ka humbur shijen dhe eshte bere bajate. Ka qene shpesh i rrethuar e llastuar me embelsine dhe butesine e besimtareve te krishtere a njerezve te thjeshte, por kam frike se embelsia dhe butesia e Krishtit nuk ka depertuar ne zemer, por e ka dukje pasi ne thelb eshte plot vete kenaqesi dhe nuk mbahet te kreu, dmth Krishti. Qofsha i gabuar dhe mbetet nje lloj opinioni personal ne kufijt e bindjes.

  5. spartak says:

    Po ku je more deputeti ynë .
    A shkove në PEZE dhe, ta dhanë apo e more fjalën vete, për të evokuar atë ngjarje madhore të historisë , e cila ishte zanafilla e bashkimit dhe mobilizimit të krejt popullit në luftë për çlirimin e vendit .
    Me gjithë ato shkolla që ke more deputeti ynë, a nuk pate kohë me u pregatit e me gjet fjalët për të evokuar e të thonje nja dy fjalë për lavdinë asaj lufte të madhe heroike , evokimin e heroizmit të krejt popullit por dhe të mijra dëshmorëve bij të këtij populli , që dhanë gjënë më të shtrenjtë , jetët e tyre në luftë me pushtuesit e tradhëtarët kolaboracionistë për çlirimin nga okupatori gjakatar .
    Ju kujtoni se me 16 Shtator shkohet në Pezë sikur po shkon me gjujt për peshk .
    Në atë Pezë heroike , nga ajo datë e shënuar 16 Shtatori i Konferencës së Pezës filloi zbardhja e faqes dhe shpëtimi i kombit dhe shtetit tonë , Shqipërisë së dashur . Historia është histori ashtu siç e kanë bërë të parët tanë dhe ajo, nuk rishkruhet sipas dëshirave e pëlqimeve të njerit apo tjetrit . Nuk mund ta kalojsh me 1 rrjesht fjalim në Pezë , epopenë ma të lavdishme të historisë së luftës pë çlirim të popullit tonë , e cila filloi në atë Pezë Heroike .
    Shkove për propogandë partiake , sepse ashtu bëjnë dhe ustallarët e tu , që rrijnë gjithë ditën me kamera e TV përpara duke u mburr me bëma të bëra gjithë ditën e gjithë natën me paret e këtij populli dhe me borxhin, që do na rrijë në qafë deri në vdekje dhe brez mbas brezi .
    Apo e keni sëmundje . Po patë grumbullim , ju filloni e s’pushoni , me RILINDJE FJALIM

  6. super duper says:

    ky pleHra ka votuar ne Keshillin Bashkiak qe te shembet Teatri – Cfare mesimesh do te na tregoje me fjale kur i kemi pare vepren.
    Shikoni veprimet jo fjalet e dikujt.

  7. klodi says:

    Respekt, të tillë njerëz i duhen vendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje