E vetmja mënyrë për të trembur Ramën!

16 Shtator 2021, 12:26Blog TEMA

Nga Dritan Hila

Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë në kampin e djathtë, duhet gjykuar edhe se cilat do të jenë pasojat e këtij veprimi në kampin e majtë.

Nëse Basha është pjesë e një skenari me gjasme të përjashtimit të Berishës, nuk do të vonojë që kjo të kuptohet nga publiku. Le të thotë sa të dojë Berisha për komplotin Rama-Basha, ky popull ka aq nuhatje sa të dallojë estradën nga tragjedia. Në rast se kemi të bëjmë me komedi, atëhere PD-ja do të kishte më sukses në mbledhje votash sesa Aleanca Për Teatrin por natyrisht shumë më pak sesa i duhen të vijë në pushtet.

Por nëse largimi i Berishës është real, atëhere qeverisja e majtë do të vihet në vështirësi serioze.

Pavarësisht memeve dhe përpjekjeve për t’i bërë qesharakë, pavarësisht mungesës së testimit sesa aftësi qeverisëse kanë, fytyrat e Rushajt, Tabakut, Dumës apo të tjerëve që bejnë pjesë në rrethin e Bashës, janë portrete të papërfolura për korrupsion.

Që nga ky moment Rama do ta ketë të vështirë të mbrojë disa nga bashkëpunëtorët e tij të përfolur dhe do të jetë i detyruar për rrokada të tyre me figura të pastra dhe nga bota akademike. Do ta pranojë këtë revolucion në mentalitet ai? Me siguri që po, nëse nuk do humbjen.

Pas ketij momenti do të fillojë realisht për Ramën beteja politike dhe dobësia e Bashës në përplasje direkte me rivalin e tij, kompensohet nga lodhja e pushtetit.

Kur do vijë kjo përplasje, varet nga sjellja e Berishës por në rastin më të llogjikshëm pas dy vjetësh, në zgjedhjet lokale. Trendi i tyre do japë të kuptojë nëse PD-ja dhe Basha janë bërë të besueshëm për njerëzit dhe të rrezikshëm për socialistët, apo Rama vazhdon të jetë oferta më e mirë./dritare.net

12 komente në “E vetmja mënyrë për të trembur Ramën!”

  1. Taulant says:

    Cfare rrokadash do bej bastardi.
    Gjate veres premtoj se do rekrutonte te rinj e te reja qe kane studjuar jashte shtetit.
    Ne fund zgjodhi ministra funderrina super te korruptuar me Arben Ahmetajn ne krye.
    Po minister Turizmi zgjodhi Kumbaron qe kur ishte minister kulture dha leje per qebaptore ne Butrint.
    Nje band kriminelesh drejton Shqiperin.
    Shpresojm te zhduken nga perendia se SPAKU nuk ka per tu bere gje.
    Por te zhduken familjarisht me kuc e mac kur thote populli sepse jane fare e keqe.

    1. xheJ. eN. Bi. says:

      O Tualant… po sikur larqoftë të bëheshe Kryeministër, cilët do vije në kabinetin Tualant 1…???

    2. Zigur Qarri says:

      MBAHU MOR BURRE SE PO PLAS NGA MERZIA. PO TE ZE VEREMI POR ÇLIROHU DHE JETOJE JRTEN O BUDALLA SE DO IKESH NGA KJO JETE I MERZITUR.

      1. Taulant says:

        Jan Palach u vetedogj ne Prag ne 1968 per te protestuar ndaj pushtimit Rus.
        Avni Rustemi vrau tradhtarin.
        Me kaq vuajtje e krime qe keta i kane shkatuar vendit ku 1km rruge po ndertohet me 20 milion euro shpresojm qe te shfarrosen nga perendia.
        Por jo vetem keta qe udheheqin por dhe familjet e tyre sepse ata konsumojn parate e vjedhura te Shqiptareve.
        Mijera femije Shqiptar vuajn apo kane vdekur spitaleve pse duhet pasur meshire per femijet e ketyre .

  2. Taku says:

    Duma e paperfolur per korrupsion???? Allah allah, çfare nuk po na degjojne veshet!!!!

    1. Posi posi says:

      Sapo do ta shkruaja une! Hila vuaka nga amnezia

  3. Eri says:

    Po ju prisni moral nga i biri i monstres se sigurimit te shtetit Hila?

  4. Salianusi says:

    Dummmmaaaaaaaaaaaaaa?
    Hiç asgje, as korrupsion as kurvllik.

  5. PS PA RAMEN says:

    DRITAN O KATRAN
    PSE FLET PERCART O QYP
    AKOMA SE KE KUPTUAR SE AD RAMA AS BASHA NUK VOTOHET ME NGA SHQIPETARET
    FITORJA DO TE JETE E LEVIZJES PER VV SHQIPETARE
    ZGJOHU O FILOCOF

    1. Per korrektese says:

      Ore, vertet ky Dritan Hila ka bere shkrim koti, por edhe ti me ate Vetevendosjen ke marrë malet me pushkë druri.
      Je në vete, apo i ke futur ndonje vizë tek blloku?
      Në Shqipëri ka vetëm dy parti. Edhe LSI qe ishte po shkrihet. Basha po ndjek taktikën qe njerezit nje dite do lodhen nga Rama, prandaj e mbajti partine me çdo kusht. Pastaj, fiton s’fiton nuk varet as nga Ty, as nga mua, por nga shumica e popullit. Po fitoi me vota, hallall.

  6. Damiano Cosma says:

    Shkrim i pakuptueshem

  7. cccp says:

    O katranet e pd…..lerini komentet se ngelet duke shfryre nga inati dhe pafuqia; merruni ore me partine tuaj, zgjidhni ose Bashen ose Gogolin; thote mire, nje komentues siper….me qetesi ore, se plaset, nga marazi, prisni, keni kohe akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje