Nga Edmond Arizaj
Nëse do të fitosh Partinë Demokratike, dil përballë Berishës në elektorat.
Nëse do ta bësh tënden Partinë Demokratike, duhet të mposhtësh Berishën.
PD nuk do të të besojë kurrë, nëse vazhdon kryetar me proçedura.
Nëse do të jesh i pushtetshëm duhet t’ia fitosh pushtetin Berishës në terren.
Nuk mund PD të të ndjek pas nëse vijon e qan për përjashtimin e Berishës.
Berisha ishte fati dhe mallkimi yt, trego sa i zoti je të mos lutesh vetëm për fat.
Nëse nuk bind elektoratin tënd për vendimet e tua, si do i bindësh shqiptarët?!
Skenat teatrale në Parlament nuk të ndihmojnë të afrohesh me demokratët.
Nëse nuk u shemb idhullin demokratëve, ke për të qenë gjithmonë numri dy…
Mos harro, Rama u përball me Nanon kur ky i fundit ishte në zenitin e tij.
Ka ardhur koha të shohim sa vlen; përballë Berishës që po perëndon, i refuzuar nga USA, jo në krye prej vitesh, pa pushtet.
Nëse nuk mund as këtë të moshuar me probleme, si do u mbushësh mendjen demokratëve se do mundësh Ramën?!
Përballu!
Të bësh sikur Berisha nuk ekziston, mund të rezultojë e gabuar!
Gjykimi juaj, zoti Ajrizaj, është ai i një revolucionari konseguent. Natyrisht, ky lloj gjykimi është rezultat i reminishencave të sistemit komunist. Ju nuk merrni në konsideratë postulatin, se ” në politikë çdo e mirë ka kohën e saj”. Betejat kalorsiake që ju propozoni kanë qënë dhe janë të nevojshme për shoqëritë parapolitike.
Po ça të përballet. E dëgjoni çfarë vijon të thotë ?
– Aranitasi more shokë. Nuk kisha nga t’ja mbaja. Berishën e respektoj shumë. Më detyruan. Berisha e ka vendin në PD. Le të vijë kur të dojë dhe sa herë të dojë në seli.
Dhe ka dërguar përfaqësuesit në rrethe që ti mbushin mendjen bazës se ky nuk ishte një përjashtim I Berishës nga PD, as nga parlamenti.
Sa t’ja hedhim Departamentit të Shtetit, dhe gjërat do të shkojnë si më parë.
Dhe ashtu kanë për të shkuar. Asgjë e re nuk pritet. As nga Berisha…
Mo po nje gje nuk po marr vesh une, te gjithe demokratet duke filluar nga Basha thone se nuk kishim se cfare te benim
A mendojne keta qe amerikanet po i shikojne dhe po i degjone cfare thone. Aleati yne i madh ka thene te distancohen qarte nga e keqja, keta as te ashtu dhe as te ashtu
1. Rama nuk u perball me Nanon kur Nano ishte ne zenit. Rama athere i lepinte sumen Tos Nanos diten dhe i ngulte thiken Nanos naten.
Dhe nuk ishte vetem Rama, por gjithe Mjaft-i i Lali Dhjerit, gjithe skraparllinjte e inatosur te Ilir Metes bashke me Ilir Meten, si dhe gjithe pushtat brenda PS-se qe me vone Rama i degradoi nje nga nje.
Fatos Nanon nuk e mundi njeri ne 2005. Fatos Nano mundi Fatos Nanon dhe gjithe hordhine otomane, turbofolkun maloko islamik te Shqiperise.
Nano ishte lider pragmatist, liberal, qe e kuptonte me mire se kushdo tjeter se çfare i duhej shtetit dhe popullit shqiptar per perparim.
Me indiferencen e tij, dhe duke patur perball gjithe plehrat otomane dhe jootomane te shoqerise shqiptare, ai arriti te marre mbi 55 mij vota me shume se PD dhe koalicioni i saj.
Nder te tjera, Nanon e munden dhe satelitet e pangopur te PS-se te cilet kandiduan atje ku PS-ja kandidonte duke penguar PS-ne te fitonte deputete.
Nanon ne fund e demtuan “miqte dhe shoket”, e demtoi Bashkia e Tiranes me filozofine nje vote, nje leje ndertimi.
Te krahasosh Lulzim Bashen me Fatos Nanon eshte debilllek, sepse nuk kane asgje te perbashket.
Fatos Nano eshte simbol i nje politikani perendimor veprimtaria e te cilit nuk u perputh me ambientin anadollak, pushtllekun dhe moralin e politikes shqiptare.
Nese ka ndonje politikan te formuar, te plotesuar dhe qe e nderon Shqiperine ne çdo aspekt, ky eshte Fatos Nano.
Nano ishte intelektual dhe inteligjent si askush tjeter. Largpames dhe indiferent ndaj presioneve te jashtme, biles dhe sorosiane ai dha doreheqjen ne menyren me elegante te mundshme.
Nuk eshte se gjatoshi e mundi Nanon. Nuk ishte ne gjendje ta mundte. Ne asnje lloj aspekti nuk ishte ne gjendje ta mundte Fatos Nanon.
Ai nuk mundi dot Ben Blushin dhe jo me Fatos Nanon.
PERBALLU-RRUGA E VETME QE JUSTIFIKON TE ARTHMEN TENDE NE PUSHTET-PERBALLU