Edison Gjergo, 'Ylli' pikturës shqiptare që u shua shpejt

12 Shtator 2021, 11:46Blog TEMA

Ne fundin e viteve ’60-te dhe fillimin e viteve ’70-te, fale nje klime disi liberale qe mbizoteroi ne Shqiperine komuniste te asaj kohe, e cila u ndie me shume ne letersi, art e kulture, ne artet figurative spikaten disa piktore te rinj qe sapo ishin diplomuar ne Institutin e Larte te Arteve, si Edison Gjergo, Ali Oseku, Alush Shima, Edi Hila, apo dhe Maks Velo, qe ishte diplomuar ne Arkitekture dhe artet pamore e pikturen i kishte pasion te hershem. Ne punet e ketyre piktoreve te rinj ku spikaste me shume, Edison Gjergo, dallohej qarte fryma moderniste, jashte kornizave te realizmit socialist, ne “shinat” e te ciles artistet shqiptare po ecnin prej vitesh, sidomos pas mesit te viteve ’60-te nen shembullin e Revolucionit te Madh Kulturor qe kishte ndermarre Kina e madhe e Mao Ce Dunit, aletaja dhe mikja me e ngushte ideollogjike e Tiranes zyrtare qe pas prishjes me Bashkimin Sovjetik te udhehequr nga Nikita Hrushovi.  Por ajo fryme liberale qe spikati ne letersi, art, kulture dhe ne te gjithe jeten e vendit, s’ishte e thene te vazhdonte gjate, pasi sic dihet, ne fillimin e vitit 1972, vetem pak dite pas Festivalit te 11-te te Kenges ne Radio Televizion, udheheqesi i Shqiperise Komuniste, u leshua nje sinjal alarmi “per te ngritur ne lufte kunder shfaqejeve te huaja dhe liberale ne art e kulture dhe ndikeve te tyre ne te gjithe jeten e vendit”. Ne kete kuader asokohe filloi menjehere nje fushate goditjesh dhe spastrimesh  ndaj njerzve te artit e kultures, duke filluar nga Todi Lubonja dhe Fadil Pacrami, te etiketuar nga Enver Hoxha, si “koka e grupit armiqsor”. Ne kete kontekst te zhvillimit te ngjarjeve te asaj kohe, filloi goditja edhe ndaj disa piktorve te rinj, me ne krye Edison Gjergon, ku tablloja e tij, “Epika e yjeve te mengjezit”, gati sa nuk u shpall heretike. Lidhur me keto, gazetarja dhe studjuesja e njohur, Monika Stafa, eshte ndalur dhe ka realizuar dokumentarin “Edison Gjergo, Ylli qe u shua shpejt”. Ne kete dokumentar qe trasmetohet sot ne ora 20 e 15 ne Top-Channel ne emisionin Exclusive, japin deshmite e tyre disa prej ish, kolegeve te Gjergos, familjare te tij, te aferm dhe miq, si dhe studjues te ndryshem.

Tatjana Gjergo (gruaja e piktorit): Për herë të parë Edin e kam parë tek Rruga e Kavajës. Ai ishte bashkë me një shokun e tij, Isuf Kazazi, … Ishte Alen Deloni! Ishte i bukur, … Dhe e pashë pothuajse 2-3 muaj para se të arrestohej…

 

Orhan Sakiqi (mik i piktorit): Edisoni kishte kërkesa ndaj vetes. Punonte, lexonte, lexonte, mjaft… nuk mund të them tani se të kujt ishin ato libra.

Ermir Hoxha (studiues arti): Edison Gjergo është simboli i dhunës së shtetit ndaj artistëve, është simboli i atyre artistëve që kërkuan një liri shprehjeje ndryshe, …

Dash Kaloci (gazetar/ studiues): Pas atyre akuzave ndaj Edison Gjergos formuluar në atë document zyrtar që i dërgohej Ramizë Alisë… të gjitha këto përgatitën terrenin… arrestimin dhe dënimin me burg të Edison Gjergos me akuzën për agjitacion- propaganda, etj.

Abaz Hado (kritik arti): …cilido që ka pasur në dorë dhe ka shtyrë drejt greminës jetën e këtij artisti… sot duhet të ndihet si të themi i penduar sepse vërtet i dha dramën një njeriu, i cili padyshim kishte vlera të jashtëzakonshme.

Spartak Ngjela (mik I artistit): Tani, pse e gjithë kjo histeri? Ishte pikturë e madhe ajo, me siguri e ka parë Enver Hoxha dhe ka thënë shkrijeni.

A është rastësi ky grupim artistësh në këto vite epokale që bënë një art krejt tjetër, me dëshirën drejt mondanes, e në të njëjtën kohë të frikuar prej fashitjes ideologjike? Cfarë i bëri ata që përtej makinacioneve politike të një sistemi t’i dilnin atij kundër, në cdo rrethanë e me cdo mjet? Muzika, letërsia, arti piktura…duhet të ketë  gjithmonë një zhvillim paralel të punës së një artisti dhe intelektualëve të tjerë, një zhvillim.. që përmisohet nga një dialog i vazhdueshëm. Nëse një pikturë apo punë artistike nuk do të jepte asnjë shenjë ose të paktën.. nuk do të shqetësonte mjaft njerëz, atëherë diku mes saj, ish gabuar. Edison Gjergo, dhe ‘Epika e yjeve..’ të tij, bëri të kundërtën… ndezi shpejt një flakë të madhe, gjuhët e së cilës do ta digjnin me furi..

5 komente në “Edison Gjergo, ‘Ylli’ pikturës shqiptare që u shua shpejt”

  1. ARTISTI says:

    Te gjithe ata qe u denuan ne ate kohe ishin yje, akademike, gjeni, te paarritshem, fantastike et te tjera perralla. Cilat jane veprat e tyre ” madheshtore ” ? Mire, ata u denuan dhe vuajten por cilat jane keto vepra qe i bekan ata kaq te medhenj ? Lerini perrallat dhe genjeshtrat 30 vjecare. Nese ndiejme keqardhje, e ndiejme per vitet e jetes qe humben ne burg por jo per veprat e tyre qe na trumbetohen sot si te paarritshme kur ne fakt ishin mediokre por thjesht iu mohuan sepse ishin kopjime te zhgarravinave surrealiste te Perendimit, ashtu si zhgaravinat e Edi rames keto 30 vjet.

  2. . says:

    Replike artisti . Injonarti nuk ka brire por i ka vene me emrin Artisti brire vetvetes dhe flet per artin .Cfare din ti more injorant i neveritshem per artin qe shkruan per piktorin me te madh shqiptar i cili u denua per demostrimin e artit te huaj. Haj nje pjate me fasule dhe mos fole per artin se artist eshte ai personazhe nga i cili perfiton nje gjenerate, e cila mundet kete artist ta kuptoje e vlersoje. Ti je nje kater thundraksh , qe nje femer e bukur dhe nje veture te ben te jesh nje debil i pakrahasueshem midis te tjerve, mjere toka qe te mban idiot boteror qe per turp je dhe shqiptar.

    1. Béni says:

      Po pse mor zotni ofendon,njeriu e dha nji mendim…ti me argument na e mbush’mendjen që asht’gabim,kena të drejtë me pasë shije të kundërta dhe mendime gjithashtu..Po çuditem se si nji nallban (tuj jua njoftë meriten, se e nuhate që ai zotnia që dha mendimin e vet asht’njithundrak) pra mbathësi i atyne me katër kambë ,paska njohuni për pikturen. Urimet ma të pérzemër o nallbani i nalt-mallnisë.

  3. maks velo says:

    maks velo e vleresonte si piktor por ama ja tha ne sy qe je spiun.

  4. Pokeristi says:

    Edisoni ish piktor i talentuar.Ish shpirt shperthyes,impulsiv.me nje bote krejt te veçante.Kosa e regjimit hoxhisto komunist ashtu siç kositi shume te rinj te talentuar kositi dhe Edisonin.Eshte per te ardhur keq qe Edisonit ju mbyllen te gjitha shtigjet per te zhvilluar talentin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje