Vendimi i Bashës është si tërmet për PD, por tani është koha që ajo të bëhet e madhe

10 Shtator 2021, 11:52Blog TEMA

Nga Edmond Arizaj

Koha që PD të bëhet e madhe!

Asnjë demokrat të mos mendojë se Rama do t’i falë ndonjë gram pushtet Bashës.

Ndaj, ata duhet të ulen e të bëjnë hesapet. Duan të rrinë në opozitë derisa t’i dalë mjekra Zaho Ramës, se derisa të zbardhet i gjithë Edi Rama duket e sigurtë, apo duan ta thyejnë murin e votave të socialistëve.

Veprimi i djeshëm i Bashës, sado jo i një burrështetasi, sado jo luajal, sado jo plotësisht i ndërgjegjshëm, është për t’u respektuar.

Të flasësh kundër Berishës nga brenda PD ka qenë e frikshme, shumë aty që sot janë me të sërish, mund ta vërtetojnë.

Një vendim si i Bashës, pavarësisht mbështetjes së hapur amerikane, është si tërmet në PD.

Ndoshta paralajmëron fundin e një epoke jo aq të mirë për vendin, së bashku me gjithë rrënjët plot gunga që ka lënë ngado.

Është për të ardhur keq që “këmbëzën” e tërhoqi dikush si Basha, pa asnjë meritë domethënëse, por së paku, kjo hap rrugën e evolucionit në Partinë Demokratike.

Është koha që kjo parti të bëhet e madhe. Për të mirën e të gjithë shqiptarëve.

5 komente në “Vendimi i Bashës është si tërmet për PD, por tani është koha që ajo të bëhet e madhe”

  1. God-less Commies says:

    ahaaaaaaaaa, celula e PPSH…do ndryshoje nje dite?!…sipas Kukumjackes Amerikoreane, lol…..
    =
    lol

  2. xhoxhi says:

    Bbasha nuk është aq trim por me urdhërin e ambasadës amerikane ai dha uedhër të përjashtohet nga partia.Me këtë urdhër ambasada vret dy zoq me një të shtënë.PD do shpërbëhet dhe do dalin njerzit e krimit në mbrojtje të Bberishës dhe kundër Bashës.Pra Salinë e syrgjynosi USA dhe Bashën do e syrgjynosin kriminelët e Salës.Basha duhet të rezistojë edhe me roje dhe me ata që do ti mbeten se ka mbështetjen e USA dhe BE_së.Po dha dorëheqjen do dalë Saliu përsëri në krye dhe e ardhmja e PD -së do jenë kriminelët e Saliut.

  3. Juristi says:

    Me Lulin pd-ja gjithmone do jete parti koti.Nuk ndikon fare heqja e Sales,biles mund te shkoje me keq pd-ja,me percarje etc.Problemi eshte se Luli nuk eshte per kete pune,nuk e kuptoj se si enturazhi politik shqiptar,thote per Lulin qe do behet kryeminister.Luli eshte i pa afte si politikan,i ka njel dopio gjashta ne dore.Tek Pd-ja se pjerdh njeri,vete eshte karagjoz politik,cte besh me Lulin.Edhe amerikont do ta mbajne nja 2-3 vjet dhe do ja fusin,megjithese tani do beje cdo gje te mundeshme,nuk mund te beje me rrena me amerikont,qe kishte 8 vjet qe ja hidhte fajin malokut.Maloku mori fund tani,do beje gili vili nja 2 jave,dhe kaq.N.q.s behet i bezdisshem shume,Sala shkon tek shtepia pa qera.

  4. Komunisti says:

    Komunistet nuk dorezohen,ata vdesin ne kembe por te dhier, rroft sa malet shoku Sali birisha

  5. Jimi says:

    Jo mor Mondi jo ! Kjo parti me keta elenmente dhe me kete mendesi, nuk ka per tu bere kurre e madhe dhe per te miren e gjithe shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje